Lule nga kopshtet e xhenetit
A ke dëshirë që të jesh afër Allahut ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Me afër Allahut robi është kur është në sexhde, shtoni pra lutjet ) Transmeton Muslimi
A dëshiron të arrish shpërblimin e haxhit ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Umreja në ramazan ka shpërblimin e një haxhi ose sikur haxhin ta bësh me mua ) Mutefekun Alejhi
A ke dëshiron të posedosh një shtëpi në xhenet ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kush e ndërton një xhami, Allahu ia ndërton atij një shtëpi në xhenet ) Transmeton Muslimi
A dëshiron të arish kënaqësinë e Allahut ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Me të vërtet se Allahu kënaqet kur robi i tij e han hajen e tij dhe e falënderon atë për atë haje, dhe e pinë pijen e tij dhe e falënderon për të ) Transmeton Muslimi
A dëshiron të përgjigjet lutja jote ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Lutja në mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet ) Transmeton Ebu Davudi
A dëshiron që të shkruhet ty shpërblimi për agjërimin e tërë vitit ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Agjërimi i tri ditëve të çdo muaji, ka vlerën e agjërimit të gjithë vitit ) Mutefekun alejhi
A dëshiron shpërblime sikur kodrat ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kush prezanton në xhenaze deri sa të falet e ka shpërblimin me një kijat, dhe kush prezanton deri sa të varroset i ka dy kijrate, i është thënë: E çka është Kijrati? Ka thënë: Sikur dy kodra të mëdheja ) Mutefekun alejhi
A dëshiron të shoqërosh Pejgamberin alejhi selam në xhenet ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: : ( Unë dhe ai që përkujdeset për bonjakun (jetimin) jemi sikur këta, dhe e ka bërë me shenjë të gishtave treguesit dhe të mesmit ) Transmeton Muslimi
A dëshiron ta siguroje Pejgamberi alejhi selam xhenetin ty? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kush më siguron mua gojën e tij dhe moralin e tij ia siguroj xhenetin atij ) Mutefekun alejhi
A dëshiron që të mos ndërpritet puna jote pas vdekjes tënde ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: : ( Me të vërtet se kur vdes biri i Ademit ndërpritet puna e tij pos nga tri gjëra, Lëmosha, dituria e dobishme, apo fëmija i mirë i cili lutet për të ) Transmeton Muslimi
A dëshiron thesar prej thesareve të xhenetit ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Nuk ka rreth dhe forcë pos Allahut –La haula wela kuwete ila bilah- ) Mutefekun Alejhi
A dëshiron të kesh shpërblimin e faljes tërë natën ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kush e fal Jacin me xhemat sikur me pas falur gjysmën e natës, dhe kush e fal Sabahun me xhemat sikur me pas falur tërë natën ) Transmeton Muslimi
A dëshiron të lexosh 1/3 për një minutë ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kul huwellahu ehad peshon një të tretën e Kuranit ) Transmeton Muslimi
A dëshiron ti rëndosh në peshë të mirat tua ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Dy fjalë të lehta për gjuhën të dashura për Mëshiruesin të rënda në peshore –Subhanellah we Bihamdihi dhe Subhanehallah el-Adhijm- ) Transmeton Buhari
A dëshiron të shtohet furnizimi dhe të zgjatet jeta ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kush dëshiron që ti shtohet furnizimi dhe ti shtohet jeta le të i vizitoj të afërmit ) Transmeton Buhari
A dëshiron që të doje Allahu takimin tënd ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kush e donë takimin e Allahut, Allahu e donë takimin e tij ) Transmeton Buhari
A dëshiron që të ruaje Allahu ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kush e fal Sabahun është nën mbrojtjen e Allahut ) Transmeton Muslimi
A dëshiron që të qoje salavate mbi teje Allahu ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kush më qon mua një salat i qon Allahu atij dhjet ) Transmeton Muslimi
A dëshiron që të ngrite Allahu ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Nuk është bërë modest ndokush për Allah, pos të e ngrit Allahu aze we xhel atë ) Transmeton Muslimi
A dëshiron që të larohesh prej zjarrit shtatëdhjetë vite ? Ka thënë i dërguari alejhi selam: ( Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, e largon Allahu atë nga zjarri shtatëdhjetë vite |