E premte, 29/03/2024, 06:23
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mesazhe Islame

Letër drejtuar dëgjuesit të muzikës

Letër drejtuar dëgjuesit të muzikës
 
Vëlla zemërgjerë!

Paqja, mëshira dhe falja e Allahut qoftë mbi ty!

I shkruaj këto fjalë me bojën e ngrohtësisë, i radhis me lapsin e dashurisë, i parfumoj me amësimin e vëllazërisë dhe t’i dërgoj me mirëdashje. Po, o miku im!
Pa dyshim që mbeta i mahnitur nga karakteri yt i lartë dhe sjellja jote e njerëzishme. Kjo më motivoi ta shkruaja këtë letër, duke u nisur nga porosia profetike: “Feja është këshillë”. E shkrova me shumë dëshirë, që të të tërheq vëmendjen. Urtësia për besimtarin mund të jetë një gjë e humbur, por kurdo që ta gjejë, ajo e meriton që ai ta pranojë.

Vëlla i dashur!

Të pashë duke dëgjuar muzikë. Kjo më lëndoi pa masë për arsye të mëkatimit ndaj Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij. Vëlla, me këtë rast nuk e shoh të nevojës të të paraqes argumentet që tregojnë se muzika është e ndaluar (haram); gjykimi për të është një gjë e qartë për çdo musliman. Me këtë rast do të jetë e mjaftueshme që të veçoj vetëm përbetimin sahabit të nderuar, Abdullah ibën Mesudit, i cili betohet, duke e përsëritur tri herë, në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota (boshe), për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.” (Lukman, 6)
Vërtet fjalët “lehvel hadithi – tregime të kota (boshe)” kanë për qëllim muzikën dhe pa dyshim që vepruesi është i paralajmëruar për ndëshkimin poshtërues. Allahu na ruajttë!

Vëlla i dashur!

Si mundesh t’i zëvendësosh në dëgjim fjalët e Allahut me këngët lapërdhare, të fëlliqura e të turpshme? Si e dëgjon atë që ngjall zjarrin e epshit, fton në kurvëri, pandershmëri dhe imoralitet? Si këndon me zërin e shejtanit, i cili përkëdhel dhe ngacmon ndjenjat e botës femërore, ndërkohë që afër teje është gruaja, nëna dhe motra jote??
Si lejon që ta kesh kasetën (cd) me muzikë afër vetes, në shtëpinë tënde, në makinën tënde, ndërkohë që ke dëgjuar se janë të shumtë ata që kanë kënduar në çastet e vdekjes?
Në fund, o vëlla, kjo është një thirrje e sinqertë që të kthehesh tek Allahu i Lartësuar, që të përgatitesh për Ditën e Udhëtimit, për atë ditë ku nuk të bën dobi as pasuria e as fëmija, për atë ditë kur njeriu ikën, arratiset nga vëllai, nëna, babai, djemtë, shokët, miqtë. Para nesh janë errësirat e varrit, të Ditës së Gjykimit, të pritjes së llogarisë, të kalimit të urës së Siratit.

Vëlla!
Kthehu tek Allahu, kthehu tek Allahu me falje dhe pendim!
Paqja dhe shpëtimi i Allahut të Lartësuar qoftë mbi ty!
 
Kategori: Mesazhe Islame | Shtuar nga: Argjendi (18/08/2009)
Klikime: 661 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024