Bëhu aromatike si mosus, e qëndrueshme si male!
Bëhu mu si ajo plaka perse, e cila u mbështet në Allahun kur u largua prej kotecit të pulave të saj. Bëhu tamam si ajo plaka e cila qëndroi para Haxhaxhit, por e bindur në ndihmën e Zotit të saj.
Haxhaxhi ia burgosi të birin e saj dhe u betua në Allahun se do ta vrasë atë.
Megjithëate, ajo me vetbesim, me vendosmëri, me guxim dhe me mburrje thotë: "Nëse nuk e vret, ashtu ashtu ai do të vdesë!" Bëhu mu si ajo plaka perse, e cila u mbështet në Allahun kur u largua prej kotecit të pulave të saj.
Shikoi në qiell dhe tha:" Zoti im, ruaje kotecin e pulave të mia. Ti je Ruajtësi më i mirë!" Bëhu e qëndrueshme si Esma, e bija e Ebu Bekrit a.s., kur e ka shikuar të birin e saj Abdullah ibn Zubejrin të vrarë dhe të copëtuar. Atëherë tha:" Ka ardhur koha që ky kalorës të ecë në këmbë." Bëhu mu si Hansa e cila ka dhënë katër fëmijë në rrugën e Zotit. Kur ka ndëgjuar se janë vrarë, ka thënë: " Elhamdulilah, Falëminderimi i takon Allahut që me nderoi të kem katër shehidë." Duke menduar rreth rrëfimeve të këtyre grave, prej biografisë së tyre të shkëlqyeshme, që ishin të strehuara në Madhështinë e Allahut, erdha deri tek kjo shkëndijë: SHKثNDIJث: Bëhu shigjetare si uragan, aromatike si mosus dhe e qëndrueshme si malë. MثSIM: Për shkak të pafuqisë sime, më shumë iu frikësohem njerëzve sesa Allahut.
|