Pas përshëndetjes me Pejgamberin (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të) është pyetur prej nga është.
Një herë erdhi një udhëtar në xhami për ta takuar të Dërguarin (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të)... Pas përshëndetjes me Pejgamberin (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të) është pyetur prej nga është. Udhëtari u përgjigj se kishte ardh nga një vend i largët për të marr përgjigje në disa pyetjet. Në vazhdim është dialogu në mes udhëtarit dhe Pejgamberit (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të). Udhëtari: nuk dua që ndëshkimi të vijë në llogarinë time. Profeti: sillu mirë me prindërit tuaj. Udhëtari: dua të bëhem i njohur tek njerëzit si njëri i ditur dhe intelegjent. Profeti : ki frikë All-llahun çdoherë. Udhëtari: dua të llogaritem si njëri prej të dashurve të All-llahut. Profeti: lexo Kur'an çdo mengjes dhe mbëmje. Udhëtari: dua qe zemra ime te jetë e pastër të shëndrise përherë. Profeti: kurr mos e harro vdekjen. Udhëtari: nuk dua të jem larg kurr nga mëshira e All-llahut. Profeti: çdo herë trajtoje bashkëqytetarin mirë. Udhëtari: unë kurr nuk dua të lëndohem nga armiqtë e mi. Profeti: çdo herë ki besim vetëm në All-llah. Udhëtari: unë nuk dua të jem asnjëherë i turpëruar. Profeti: bëj kujdes nga veprimet që bën. Udhëtari: dëshiroj të jetoj gjatë. Profeti: çdo herë trego mëshirë. (bëmirësi drejtë lidhjes farefisnore). Udhëtari: dua që mbijetesa ime të rritet-(mbajtje gjallë). Profeti: çdo herë bëhu me avdes. Udhëtari: dua të lirohem nga ndëshkimi në varr. Profeti: çdo herë mbath tesha të pastërta. Udhëtari: nuk dua të digjem ne zjarr. Profeti: kontrollo sytë e tu dhe gjuhën. Udhëtari: si të më falen mëkatet. Profeti: çdo herë kërko falje nga All-llahu me sinqeritet dhe përkushtim. Udhëtari: dua që njerëzit të më respektojnë përhërë. Profeti: kurr mos e largo dorën tëndë kur njerëzit kanë nevojë për ty. Udhëtari: dua që çdo herë të jem i nderuar. Profeti: asnjëherë mos e poshtërso dhe përul dikë. Udhëtari: nuk dua të shtypem (shtrëngim). (shtypje në varr). Profeti: lexo suren mulk shpesh. Udhëtari: dua që ta ris pasurinë time. Profeti: lexo surën wakia çdo natë. Udhëtari: dua të jem i sigurt dhe në paqe ne ditën e gjykimit. Profeti: bëj dhikër (përmende All-llahun) nga agimi deri në mbrëmje. Udhëtari: dua të jem me vëmendje dhe koncentrim të plotë gjatë faljes. Profeti: çdo herë merr avdes me vëmendje dhe koncentrim.
|