Këtu përmblidhen të gjitha veprimet e liga si prostitucioni, homoseksualizmi dhe të gjitha rrugët që shpiejnë drejt tyre.
Allahu xh.sh. për to thotë: "E mos iu afroni imoralitetit sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe".(Isra: 32). Thotë për të I dërguari Muhammed (a.s): "Nuk është shfaqur në ndonjë popull imoraliteti e të mos shfaqen në të sëmundje që s’kanë qenë më parë", si p.sh. SIDA Po ashtu ai thotë:
"O ju muslimanë, ruajuni imoralitetit sepse nga ia vijnë gjashtë të këqija, tri në këtë botë dhe tri në botën tjetër. Në këtë botë, të ikë me të (me imoralitetin) fytyra (nderi, morali), të shkurtohet jeta dhe të ndjek nga pas varfëria,
e ndërsa në botën tjetër zemërimi i Allahut të Madhëruar, llogaria e keqe dhe ndëshkimi me zjarr" dhe përsëri I Dërguari (a.s) thotë: "Nuk ka mëkat më të madh pas politeizmit se sa ajo pikë uji që vendos burri në vendin që nuk është i lejuar për të" d.m.th marrëdhëniet seksuale jashtë martese.
|