E shtunë, 27/04/2024, 05:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mesazhe Islame

Pendimi i djaloshit,falënderuar duasë së nënës së tij

Një djalosh kishte jetuar me nënën e tij të moshuar në një shtëpi të vogël.Ai në kohën më të madhe e kalonbtte para TV-së.

Tërë natën e kalonte duke shikuar filma dhe seriale të cilët i kishte shumë merak.Nuk shkonte ne xhami për të kryer namazin.Kur e këshillonte nëna e tij që të falej,ai e përqeshte dhe aspak nuk i dëgjonte fjalët e saj.E mjera nënë.Qka ka mundur të bëjë ajo nënë e moshuar?Kishte dëshirë,që po ta kishte mundësi që udhëzimi të blihej,ajo do ta blinte për djalin e vetëm.Mirëpo,asaj i kishte mbetur veëtem një gjë, e ajo është lutja e drejtuar Allahut,shigjeta e natës e cila kurrë nuk gabonb.Deri sa ai kalonte natën para TV-së duke shikuar ato pamje te mjerueshme,ajo falej dhe lutej në thellësinë e natës,që djali i saj të udhëzohet .Nuk është qudi,sepse kjo është dashuri e nënës,ndërsa dashuri më të madhe se e nënës nuk ka.Kështu, një natë kur gjithqka ishte në heshtje,ajo kishte ngritur duart e saj duku e lutur Allahunxh.sh. Lotët rridhnin nëpër faqet e saj,lot të pikeelimit dhe dhembjes.Papritur,një zë i quditshëm dhe i depërtueshëm ndërpreu këto klithma të saj.Nëna vrapoi në drejtim prej nga vinte zëri. Nga frika bërtiste:"O biri im!Shpirti im!"

Kur hyri në dhomën e të birit, e pa djalin e saj se si me lopatë e qëllonte atë aparat të mallkuar,para të cilit kishte kaluar shumë kohë,i cili e  kishte larguar nga ibadeti ndaj Allahut dhe nga dëgjushmëria e nënës,për shkak të të cilit namazet e obliguara i kishte lënë.Pastaj vrapoi drejt nënës së tij,e puthi në ballë dhe vuri kokën e tij në gjoksin e saj.Nëna në atë moment ishte habitur me atë që po ndoshte,ndërsa lotët i rridhnin faqeve të saj.Kësaj here,këto lot nuk ishin lot pikëllimi e dhembje,por lot gëzimi.Kështu,Allahu i Madhërishëm e kishte pranuar duanë e saj dhe djali i saj e pa dritën e udhëzimit.E vërtetë e madhe qëndron në fjalët e Allahut të Madhërishëm:

"E kur robërit e Mi të pyesin ty per Mua,Unë jam afër,i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet!"(EL-BEKARE,186)

Kategori: Mesazhe Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/08/2009)
Klikime: 956 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024