E shtunë, 27/04/2024, 00:36
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mesazhe Islame

MJEKESIA NUK E SHEROI POR U SHERUA

Në një dhomë me tre shtretër te bardhe një njeri me vetëdije te humbur qëndronte aty në mes duke mos ndier fare aparatet e frymëmarrjes, të të rrahurave të zemrës dhe aparatet tjera te mjekësisë. Plot një vit duke mos munguar as edhe një ditë te vetme,  këtë te sëmurë e vizitonte një grua me një fëmijë 14 vjeç, te cilët ia ndërronin rrobat, pyesnin për shëndetin e tij dhe shikonin te dhënat e fundit për te por pa të reja; ai vazhdonte te mbetej ne kome, dhe shpresa për shërimin e tij tashmë kishte përënduar. Por, para se gruaja dhe fëmija te largoheshin nga spitali i ngrinin duart dhe e lutnin Allahun ta shëronte… 

Kështu vepronte për do ditë dhe atë nga dy here. Kjo sikur cuditi pak mjeket dhe personalin e spitalit:  Përse e viziton për çdo ditë kur gjendja e tij nuk ndryshon aspak. I folën se vizita e saj ishte e padobishme dhe ia thanë qe te mjaftonte me një vizite javore. Gruaja nuk refuzoi dhe çdoherë përgjigjej: Tek Allahu mbështetemi!

Një ditë, pak para se gruaja të vinte ne vizite, njeriu lëvizi ne shtratin e tij dhe nga njeri krah u kthye ne tjetrin, hapi sytë dhe e largoi pompën e oksigjenit nga goja dhe u ul ne shtrat. Me pas e thirri infermieren dhe i tha t'ia largonte aparatet për ndihmë emergjente por ajo refuzoi dhe e thirri një mjek kujdestar, i cili se bashku me infermieren u mahniten kur panë njeriun ne atë gjendje. Ia bëri disa kontrollime te shpejta dhe pa se njeriu ishte shëndoshë, kështu qe urdhëroi largimin e aparaturës dhe pastrimin e vendeve te trupit, në të cilat ishin futur këto aparate.

Koha e vizitës filloi. Hyri gruaja se bashku me djalin dhe posa e panë u bashkuan lotët e gëzimit, qarjes, buzëqeshjes dhe falënderimit për Allahun, i Cili e shëroi. Pasha Allahun, kam pritur se një ditë do të vijë dhe do ta gjej duke na pritur kështu në këtë gjendje- tha gruaja.
Mjeku iu drejtua gruas: Ky shërim nuk është rezultat i mjekësisë dhe mjeket nuk kanë asnjë merite në të por pashë Allahun më trego përse vijë nga dy here ne ditë dhe çfarë beje?

Meqë me bërë be ne Allahun do të tregoj: Herën e pare e vizitoja burrin për tu bindur për shëndetin e tij dhe për tu lutur për te. Pastaj shkoja se bashku me birin tim dhe iu ndanim lëmosha fukarave te lagjes me qëllim qe Allahu ta shërojë atë.

Allahu nuk e humbi shpresën dhe lutjen e saj kështu qe nga  vizita e fundit nuk u kthye ne shtëpi vetëm me te birin por edhe me bashkëshortin, te cilin aq shumë e ka pritur shtëpia, qe t'i kthehet asaj buzëqeshja dhe i zoti i saj…

Mësimet e këtij tregimi:
Mbështetja e sinqertë ne Allahun duke mos lënë anash edhe shkret qe te shpijnë ne realizimin e qëllimit.
Besa dhe mendimi i mirë për Allahun e Madhëruar.
Lëmosha me qëllim shërimi prej barërave me te mira për shërim.
Roli i mjekëve dhe barërave assesi nuk refuzohet, ata janë shkaqe te shërimit porse nuk bën të harrohet as Shëruesi i vërtetë, Allahu i Madhëruar.

Kategori: Mesazhe Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/08/2009)
Klikime: 812 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024