Michel Berthoud
Monica Nur Sammour-Wust Rreth 30 000 femra Zvicerane janë kthyer në Islam sipas një raporti të një organizatë të femrave Muslimane. Në një intervistë me swissinfo, Monica Nur Sammour-Wust, një nga ato që është kthyer në Islam, flet rreth besimit të saj dhe jetës së saj si myslimane në Zvicër. Edhe pse e rritur si Protestante, 35 vjeqarja Nur Samour-Wust ndjehet sikur gjithmonë kishte qenë myslimane. Ajo u kthye në Islam para një dekade dhe e rikujton tani një ngjarje gjatë shkollës të së dielës, si një paralajmërim të ndërrimit që do të ndodhte me të. “Mësuesi në kishë na tha se Perëndia sheh dhe dëgjon gjithçka, por se e ka dërguar birin e Tij Jezusin si një ndërmjetësues për botën” rikujton ajo. “Kur u ktheva në shtëpi i thashë nënës sime se nëse Zoti sheh dhe dëgjon gjithçka atëherë unë nuk kam nevojë për ndonjë ndërmjetës” “Tani si myslimane, nëse lutem për ndihmë, unë lutem direkt,”, thotë Nur Sammour-Wust. “Komunikimi direkt me Perëndinë është shtylla themelore e Islamit” Frika nga vdekja Më 1991 në moshën 22 vjeçare ajo u martua me një Libanez, burrin e saj të parë.”Gjatë asaj kohe, unë e mundoja gjithmonë vetveten, veçanërisht me gjëra rreth vdekjes. Nuk po i gjeja përgjigjet në Krishterim – vdekja është temë tabu aty.” Burri i saj në anën tjetër, i cili e kishte përjetuar luftën nuk po e kuptonte frikën perëndimore për vdekjen edhe pse sikur ajo ai i kishte vetëm 22 vite. “Për të gjithçka ishte e qartë sepse në Islam vdekja është qartë e definuar” thotë ajo. “Fillova të mësoj më shumë për Islamin dhe në një periudhë befas e kuptova se gjithmonë unë veçse e kisha besuar Zotin, profetët, engjëjt, paracaktimin dhe ringjalljen; unë isha myslimane vetëm se kurrë nuk e kisha definuar këtë. Më 1992 zyrtarisht u ktheva në Islam” Pas vdekjes së burrit të saj të parë në një aksident trafiku, Nur Sammour – Wust u martua sërish me një Libanez. Por pas gjashtë vitesh ata u shkurorëzuan. Familja myslimane Si e vetme tani, ajo po e rritë birin e saj dhe të dy vajzat si muslimanë. “Unë jam përgjegjëse për ta – gjithashtu fetarisht – deri sa ti bëjnë 18 vjetë” thotë ajo. “Në shtëpi ne e jetojmë dhe e praktikojmë Islamin, dhe fëmijët e pranojnë këtë. Mendoj se është normale për ta.” Po sikur njëri nga fëmijët nuk do të dëshironte të vazhdonte më me Islamin? “Dëshira më e madhe e imja drejtuar Zotit është që kjo të mos ndodhë kurrë. Do të ishte e dhimbshme për mua sepse për mua Islami është rrugë jete. Nuk është si një këmishë të cilën thjeshtë mund ta ndërrosh.” Ajo është e mendimit se besimi dhe feja nuk mund ti imponohen askujt. “Nëse ndonjë nga fëmijët nuk dëshiron të ketë diçka me Islamin atëherë me arritjen e pjekurisë ai do të duhet ta marrë vetë përgjegjësinë për një vendim të tillë” Pa përjashtime Të menduarit e rëndomtë është se gratë myslimane qëndrojnë në shtëpi dhe nuk janë të lejuara që të dalin në publik. Nur Sammour-Wust e cila ka një jetë aktive, e mohon që ajo të jetë vetëm një përjashtim duke qenë Zvicerane. “Në kohën e Profetit Muhamed para 14000 vitesh femrat ishin politikisht dhe intelektualisht aktive. Nocioni i femrës së lidhur për shtëpie është patriarkal, jo fetar. Sipas Nur Sammour-Wust gratë myslimane në Zvicër shpesh ankohen se ballafaqohen me më shumë probleme se sa motrat e tyre zvicerane të cilat janë kthyer në Islam. Fajin kryesor për këtë ajo e vë në dështimin e të mësuarit të gjuhës. “Definitivisht ato duhet ta mësojnë gjermanishten,” thotë ajo. “Profeti Muhamed gjithashtu ka thënë se kur ti jeton diku duhet ta mësosh gjuhën të cilën njerëzit e flasin në mënyrë që të komunikosh me ta.” “Sipas mendimit tim nëse femrat myslimane jetojnë në Zvicër, ato duhet të jenë të afta që flasin gjuhën lokale. Nëse mësojnë gjermanisht do të mund të marrin vendime konstruktive”
swissinfo, Jean Michel Berthoud Përktheu Halil Ibrahimi
|