E premte, 22/11/2024, 15:34
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Artikuj në kategori: 140
Artikujt e shfaqur: 97-108
Faqet: «- 1 2 ... 7 8 9 10 11 12

Radhit sipas:: Data · Emri · Votat · Komentet · Shikimet
click to zoom

Muslimani nuk duhet t’i neglizhojë veprat e mira e sidomos në muajin e Ramazanit, përkundrazi, duhet të prijë dhe të garojë në to. E për të qenë agjërimi yt i pranueshëm, duhet të veprosh si vijon: 1. Ruaj vazhdimësinë e faljes së pesë kohëve të namazit sepse shumë agjërues e neglizhojnë namazin. Mirëpo, ai është shtyllë e fesë she braktisja e tij është mohim i fesë (kufër).

Agjërimi i Ramazanit | Views: 723 | Added by: Argjendi | Date: 17/08/2009 | Comments (1)

Dije, o ti që të është dhënë mundësia për bindje ndaj Allahut të Madhëruar, se agjërues është ai i cili i ndal gjymtyrët nga mëkatet, gjuhën nga gënjeshtrat, fjalët e ndyta dhe dëshmia e rreme, barkun nga ngrënia e pirja, organin gjenital nga marrëdhëniet intime. Nëse flet, nuk flet me diçka që e lëndon agjërimin e tij, e nëse vepron diçka, nuk vepron diçka që e prish agjërimin. Përkundrazi, fjala e tij del e ëmbël dhe vepra e tij e mirë dhe e mbarë

Agjërimi i Ramazanit | Views: 985 | Added by: Argjendi | Date: 17/08/2009 | Comments (0)

click to zoom

Nuk munda të gjej një dhuratë më të mirë për agjëruesit se sa dhuratat e Pejgamberit Muhammed alejhi selam.
Këto dhurata janë hadithe praktike që janë përmendur në lidhje me sevapet dhe shpërblimet.
Këto janë hadithe që çojnë në dyert e lumturisë dhe në rrugët e mirësisë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 2608 | Added by: Argjendi | Date: 17/08/2009 | Comments (6)

- Mos pritni të jetë shumë e lehtë. Por, me ndihmën e Allahut ky (Ramazani) do të jetë muaji më i mirë në jetën tuaj.

- Mos lejoni që agjërimi juaj të kufizohet në uri dhe etje. Agjërimi është një mjet për pastrimin e zemrës nga veprat e mendimet e këqija.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 878 | Added by: Argjendi | Date: 17/08/2009 | Comments (0)

Ky është një shkrim që i drejtohet çdo muslimani i cili e përjeton ramazanin me shëndet të plotë, në mënyrë që ta shfrytëzojë atë në adhurimin e Allahut.
Si ta presim Ramazanin? Cilat janë rrugët e shëndosha për pritjen e këtij muaji të bekuar? Këto janë disa pyetje të cilat kërkojnë që çdo musliman t’i ketë parasysh, para se të hyjë ky muaj.
Agjërimi i Ramazanit | Views: 650 | Added by: Argjendi | Date: 17/08/2009 | Comments (0)

Të nderuar agjërues!
Muaji Ramazan ka edhe një natë të veçantë, e cila ka rëndësinë dhe bekimin e vet. Nata e Kadrit është një natë plot me të mira, një natë e ndershme, me vlerë të madhe dhe me bereqete të shumta.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 3162 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (1)

Xheneti është vendbanim i të devotshmëve. Vendbanim me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, vendbanim në të cilin pallatet janë me tulla të arta e të argjendta dhe balta e tij është misk.
Në xhenet gjithashtu ka njerëz, të cilët qeshin e nuk qajnë, ka fytyra të shndritura e të gëzuara. Begatitë e tij janë të përhershme. Në të mund të shihet Allahu i Lartësuar.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 1140 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shokë dhe me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve.”
Imani është sistem vlerash. Imani ka disa degë, edhe mirësjellja është pjesë e imanit.Imani dhe mirësjellja janë të ndërlidhura ngushtë. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

Agjërimi i Ramazanit | Views: 854 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (1)

Besimi i muslimanit është në trekëndëshin bindje, shqiptim dhe veprim. Kësisoj rilindja e besimit në zemër është çështje e patjetërsueshme dhe e domosdoshme për çdo besimtar. Kjo realizohet duke kryer detyrat e obligueshme, duke riorganizuar jetën sipas standardeve dhe normave të sistemit islam si dhe duke harmonizuar kohën gjatë zhvillimeve dinamike.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 960 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Të nderuar agjërues!
Ajo që kërkohet më tepër prej njeriut është hapja e një kapitulli të ri në jetë duke ripërtërirë besimin në zemër dhe duke iu përgjigjur thirrjes së Allahut të Lartësuar:
"O ju që besuat, përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jep jetë (ringjallje), dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se tek Ai do të tuboheni!” (Enfalë, 24).

Agjërimi i Ramazanit | Views: 856 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (1)

Të nderuar agjërues!
Të ndalemi te hadithi kudsi. Me fjalën e Allahut të Lartësuar: "O robërit e Mi!”.
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) tregon se Allahu i Madhërishëm ka thënë:
Agjërimi i Ramazanit | Views: 845 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (2)

Gjuha ka një agjërim të veçantë. Këtë formë agjërimi e dinë ata, të cilët gjuhën e kanë të ruajtur. Ruajtja e saj nga përgojimi, shpifja, mashtrimet duhet të vazhdojë edhe jashtë Ramazanit. Ruajtësit e gjuhës hyjnë në radhët e të shpëtuarve.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 1161 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024