E shtunë, 28/12/2024, 01:06
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

KËSHILLA PËR ATA QË AGJËROJNË PËR HERË TË PARË
 

- Mos pritni të jetë shumë e lehtë. Por, me ndihmën e Allahut ky (Ramazani) do të jetë muaji më i mirë në jetën tuaj.

- Mos lejoni që agjërimi juaj të kufizohet në uri dhe etje. Agjërimi është një mjet për pastrimin e zemrës nga veprat e mendimet e këqija.


- Bëni mirë. Faljani atyre që ju kanë bërë të këqija. Thirrni në telefon, shkruani e-mail, letra atyre që ju kanë lënduar. U dëshironi atyre një Ramazan të lumtur e të bekuar.

 


- Mos harroni që të përfshini të varfrit në planet ditore të ushqimit.


- Thirrni sa më shumë të njohur për iftar. Kjo është një shans për t'i ripërtërirë lidhjet me familjet dhe miqtë.


- Shkoni në faljet e teravive së bashku me shokët dhe me familjen. Kështu do të luteni për njëri-tjetrin dhe do të jetë një eksperiencë e mirë inshallah.


- Ndihmoni ndokujt për çdo ditë. Bëni një plan se kujt dhe në çfarë mënyre do t'i ndihmoni.

 

 

- Së fundi, garoni me veten tuaj që të jepni më të mirën. Allahu ju shikon. Fitojeni kënaqësinë e Tij.

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 882 | Ranguar: 5.0/4
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024