E premte, 22/11/2024, 09:28
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Artikuj në kategori: 140
Artikujt e shfaqur: 121-132
Faqet: «- 1 2 ... 9 10 11 12

Radhit sipas:: Data · Emri · Votat · Komentet · Shikimet

Namazi i teravive është sunnet për burrat dhe për gratë. Fjala teravi është shumësi i fjalës “tervihatun”, e cila rrjedh nga fjala “rahatin”, që do të thotë çlodhje, pushim. Imam Fejjumi në “Misbahul munir” dhe Imam Ibn Mendhuri në “Lisanul arab” shpjegojnë se namazi i teravive është quajtur kështu ngaqë muslimanët e gjeneratës së parë, kur falnin namazin e teravive, pushonin pas çdo dy selamesh, pra pas çdo katër rekatesh.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 1309 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Itikaf nga ana gjuhësore do të thotë të qëndrosh mbyllur në një vend, ndërsa në gjuhën e sheriatit do të thotë të qëndrosh për një kohë të caktuar brenda në xhami duke bërë adhurime. Imam Ibn Kajim Xhevzije në librin e tij "Zadul mead" thotë: “Qëllimi i itikafit është të lidhësh zemrën me Allahun, duke u veçuar me Të me adhurime si dhe duke i ndërprerë lidhjet me krijesat.”

Agjërimi i Ramazanit | Views: 972 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Jeta në Mekë ishte bërë e padurueshme për muslimanët. Jobesimtarët i torturonin dhe nuk i lejonin ata të adhuronin Allahun e Madhëruar. Pejgamberi Muhammed, paqja qoftë mbi të, vendosi të shpërngulej me shokët e tij në Medinë për t’i ikur shtypjes së kurejshëve.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 889 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Ja,ne veç jemi e përcjellur muajin e bekuar të Ramazanit,ditët e tija të bukura dhe netët e tij edhe më të bukura.Jemi duke e përcjellur muajin e Kur`anit,devotshmërisë,sabrit-durimit,xhihadit,faljes dhe të liruarit nga zjarri i Xhehennemit.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 1527 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Është gjë e natyrshme që njeriu të shprehë gëzim në momente të veçanta; disa gëzohen për çështjet e kësaj bote të përkohshme dhe disa gëzohen kur u jepet rasti për të manifestuar adhurimin ndaj Allahut me atë që Ai ka urdhëruar. Pa dyshim, besimtari i përkushtuar gëzohet kur mysafiri thërret dhe troket në derë dhe ia uron mirëseardhjen me nderimet më të larta,...

Agjërimi i Ramazanit | Views: 733 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Era e këndshme e Ramazanit arriti, prandaj lidheni kontratën për ripërtëritjen e imanit, duke pranuar edhe këto porosi e mesazhe:
Porosia e parë:
Largohuni nga bisedat dhe polemikat e panevojshme në shtëpi. Krijoni atmosferë qetësie në shtëpinë tuaj duke kryer veprime me të cilat Allahu i Lartësuar është i kënaqur.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 1036 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (2)

Namazi i teravive lejohet të falet në shtëpi, bile për femra është më e preferuar të bëhet në shtëpi. Por, nëse femra dëshiron të dalë në xhami, për shkak se e arrin më mirë koncentrimin nga leximi i imamit, apo nëse mbetet në shtëpi përton, atëherë del në xhami.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 1386 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (4)

Trasmetohet nga Ja'la ibn Murre se Muhamedi a.s. ka thene: "Zoti I do tri gjera: shpejtimin e iftarit, vonmin e syfyrit dhe lidhjen e duarvenjera mbi tjetren ne namaz.". (Taberani ne Ewsat).
Agjërimi i Ramazanit | Views: 1503 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (1)

flyer_ramadan_mubarak.jpg Ramadan mubarak image by khadijinha

Në një hadith, te pajtuar për saktësinë e tij, qëndron: "Bëni syfyr, ngase në syfyr ka bereqet”.
Në këtë hadith urdhërohemi ta hamë syfyrin, si përgatitje për agjërim, ndërsa urtësia e tij është zbritja e begatisë dhe bereqetit.

Agjërimi i Ramazanit | Views: 1668 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (1)

Allahu e ka bërë obligim për ne agjërimin ashtu siç ishte obligim edhe për popujt e mëhershëm nga ithtarët e Librit. Allahu i Lartësuar thotë: " O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." [el Bekare: 183].

Agjërimi i Ramazanit | Views: 1042 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Trasmetohet nga Enes ibn Maliku se Muhamedi a.s ka thene:"Hani ne syfyr sepse ne te ka begati (bereqet)." (Inb Hibbani) 

 Trasmetohet nga Se'id el-Hudrij se Muhamedi a.s. ka thene:"Beni syfyr qofte edhe me nje pike uje." (Ebu Duvudi dhe Tirmidhiu)

Agjërimi i Ramazanit | Views: 1172 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Trasmetohet nga Zejd ibn Halid El-Xhuheni se Muhamedi a.s. ke thene: "Kush ushqen nje agjerues, fiton shperblimin sa te tij ashtu qe nuk pakesohet as shperblimi I agjeruesit" (Tirmidhiu dhe Nesa'iu)
Agjërimi i Ramazanit | Views: 931 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (1)

Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024