E enjte, 26/12/2024, 15:11
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Urtësia në syfyr
 

Allahu e ka bërë obligim për ne agjërimin ashtu siç ishte obligim edhe për popujt e mëhershëm nga ithtarët e Librit. Allahu i Lartësuar thotë: " O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." [el Bekare: 183].
Kështu, koha dhe gjykimi i agjërimit ishin të njëjta me ato të ithtarëve të Librit; që të mos hahet, të mos pihet dhe të mos kryhen marrëdhënie intime pas gjumit (të natës), d.m.th nëse dikush flinte pa ngrënë, atij i duhej të qëndronte pa ngrënë deri në mbrëmjen e së nesërmes, gjë e cila ka qenë obligim edhe për muslimanët në fillim, siç e sqaruam më parë. Kur u abrogua kjo dispozitë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që të hahej syfyr në agim, për të dalluar mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të Librit.
Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarve të Librit është ngrënia e syfyrit."[1]

2. Dobitë e syfyrit:

a) Ngrënia e syfyrit është bereqet:

Transmetohet nga Selmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
"Bereqeti gjendet në tri gjëra: Në të ngrënurit bashkë, në të ngrënurit e qullit dhe në të ngrënurit e syfyrit."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Me të vërtetë Allahu e ka vënë bereqetin në syfyr dhe në kandar."

Abdullah ibën el Harith transmeton nga një prej shokëve të Pejgamberit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë: Hyra tek i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili ishte duke ngrënë syfyr dhe ai tha:

"Ky është Bereqeti-mirësia që Allahu ua ka dhuruar juve, andaj mos e humbni atë."
Fakti i të qënurit e syfyrit bereqet është diçka e dukshme, pasi që ai është pasim i Sunnetit dhe e forcon robin për agjërim, i jep kurajo frymëdhënse për atë se largon vështërsinë nga agjëruesi dhe e nxit atë që të agjërojë sa më shumë. Në ngrënien e syfyrit ka edhe kundërshtim të ithtarëve të librit, të cilët nuk hanë syfyr, dhe për këtë shkak, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka quajtur syfyrin si ushqim i bereqetshëm, siç është përmendur edhe në dy hadithet e el Irbad ibën Sarije dhe të Ebi Darda (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) :

"Ejani – ngrihuni në ngrënien e bereqetshme; d.m.th. në ngrënien e syfyrit

b) Allahu fal dhe melekët e Tij bëjnë lutje për ata që hanë syfyr

Ndoshta bereqeti më i madh i syfyrit është se Allahu i lartësuar i përfshin me falje ata që ngrihen në syfyr dhe hedh mbi ta Mëshirën e Tij, ndërsa melekët e Mëshiruesit kërkojnë falje për ta dhe i luten Allahut që t'ua fshijë gjynahet atyre, ashtu që të jenë prej të liruarëve të Mëshiruesit nga Zjarri në muajin e Kuranit.
Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Ngrënia e syfyrit është bereqet, ndaj mos e lini atë, qoftë edhe me pirjen e një gllënke ujë, sepse Allahu i fal dhe melekët e Tij bëjnë lutje për ata që hanë syfyr

Kështu që, muslimani nuk duhet ta humbasë këtë shpërblim të madh nga Zoti i Gjithëmëshirshëm, e syfyri më i mirë për besimtarin janë hurmat (arabe).
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:

"Syfyri më i mirë për besimtarin janë hurmat

gjenden hurma, atëherë të bëjë syfyr qoftë edhe me një gllënkë ujë, siç e thamë më sipër dhe në bazë të fjalës së të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
"Bëni syfyr qoftë edhe me një gllënkë ujë

3. Vonimi i syfyrit:

Është e preferuar që syfyri të vonohet deri pak para faljes së sabahut, pasi që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Zejd ibën Thabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kanë ngrënë syfyr së bashku dhe kur e kanë kryer syfyrin, i Dërguari u ngrit dhe fali sabahun. Koha ndërmjet përfundimit të ngrënies së syfyrit të tyre dhe faljes së namazit ishte sa të lexuarit e pesëdhjetë ajeteve nga Libri i Allahut.
Siç është transmetuar nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Zejd ibën Thabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: "Kemi bërë syfyr me të Dërguarin (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj ai u ngrit për të falur namazin (e sabahut)." I thashë (Enesi i tha Zejdit): Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? Tha: Sa të lexuarit e pesëdhjetë ajeteve."
Dije, o rob i Allahut, Allahu të drejtoftë në të Vërtetën, se ty të lejohet ngrënia, pirja dhe kryerja e mardhënieve intime, përderisa je ne dyshim për agimin dhe nuk të është qartësuar ai, pasi që Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kanë sqaruar kufirin e dallimit të ditës nga nata, dhe ngase Allahu i Madhëruar e ka falur atë vepër që bëhet gabimisht dhe me harresë, dhe e ka lejuar ngrënien, pirjen dhe marrëdhëniet derisa të qartësohesh, ndërsa dyshimi nuk është qartësi, pasi që qartësia është gjë e sigurtë dhe nuk ka dyshim në të; ndaj sigurohu!

4. Vendimi për syfyrin:

Për këtë ka urdhëruar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me urdhër të prerë, se kush dëshiron të agjërojë, të ngrihet dhe të bëjë syfyr.
Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:

"Kush dëshiron të agjërojë, atëherë le të ngrihet e të bëjë syfyr me diçka
Dhe ka thënë:

"Bëni syfyr, se në syfyr ka bereqet

Pastaj ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka sqaruar vlerën e syfyrit për umetin e tij, duke thënë:
"Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarve të Librit është në ngrënien e syfyrit

Dhe ka ndaluar lënien apo heqjen dorë nga ai, duke thënë:

"Syfyri është ushqim i bereqetshëm, ndaj mos e humbni atë, qoftë edhe me një gllënkë ujë, sepse Allahu fal dhe melekët bëjnë lutje për ata që bëjnë syfyr."
Dhe thotë:

"Bëni syfyr, qoftë edhe me një gllënkë ujë
Themi:

Shohim se urdhëri i të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i përforcuar me përforcime të shumta nga tri kahje:
a) Urdhëri për të.
b) Fakti se ai është simbol i agjërimit të muslimanëve dhe ndarës-dallim mes agjërimit të tyre dhe agjërimit të të tjerëve.
c) Ndalesa nga lënia e tij.
Këto janë fakte (të dhena, prova) të forta dhe argumente të qarta.
Megjithatë, pas gjithë kësaj, Ibën Haxheri në "el Fet'h" (4/139), ka përcjellë faktin se dijetarët janë të një mendimi (unanimisht –ixhma) se syfyri është vepër e preferuar dhe e pëlqyer!! E Allahu e di më së miri

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 1046 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024