E shtunë, 28/12/2024, 01:29
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Dhjetë udhëzime për pritjen e Ramazanit
 

Falënderimi i takon Allahut. Përshëndetjet qofshin mbi më të ndershmin e Pejgamberëve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij.
Ky është një shkrim që i drejtohet çdo muslimani i cili e përjeton ramazanin me shëndet të plotë, në mënyrë që ta shfrytëzojë atë në adhurimin e Allahut.
Si ta presim Ramazanin? Cilat janë rrugët e shëndosha për pritjen e këtij muaji të bekuar? Këto janë disa pyetje të cilat kërkojnë që çdo musliman t’i ketë parasysh, para se të hyjë ky muaj.
Duhet që çdo musliman të jetë aktiv në ibadete gjatë këtij muaji dhe të jetë prej atyre që bëjnë gara në këtë muaj dhe shpejtojnë në punë të mira. Allahu i Lartësuar thotë: "E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.” (Mutafifin, 26)

 

Nëse do bereqet në këtë muaj, musliman i nderuar, duhet ta presësh këtë muaj sipas këtyre udhëzimeve:

Udhëzimi i parë
Lute Allahun që të ta mundësojë ta arrish këtë muaj të bekuar duke qenë shëndosh, në mënyrë që të jesh sa më aktiv në këtë muaj me agjërim, Kuran dhe dhikër.
Nga Enes ibën Maliku trasnmetohet se kur hynte muaji rexheb, Pejgamberi alejhi selam thoshte: "O Zot, na jep bereqet në rexheb dhe shaban dhe na mundëso ta arrijmë muajin Ramazan!” (Transmeton Ahmedi dhe Tabaraniu)
Selefët e lutnin Allahun që ta arrijnë këtë muaj, pastaj e lutnin Atë që t’ua pranojë këtë muaj.

Udhëzimi i dytë
Ta falënderosh Allahun që të ka mundësuar arritjen e këtij muaji. Imam Neveviu në librin e tij "El Edhkar” ka thënë: "Dije se preferohet që atij të cilit Allahu i jep ndonjë begati të dukshme apo ia largon atij ndonjë sprovë, t’i bëjë sexhde Allahut si falënderim për të, apo ta lavdërojë Allahun për atë që posedon Ai.”
Prej begative më të mëdha që Allahu ia jep robit të Tij është kur ia mundëson dhe ia lehtëson adhurimin e Allahut. Vetë hyrja e Ramazanit, kur e gjen njeriun shëndosh, është një dhunti e madhe për të cilën Allahu meriton të lavdërohet dhe të falënderohet.

 

Udhëzimi i tretë
Të gëzohesh për hyrjen e këtij muaji. Është vërtetuar nga Pejgamberi alejhi selam, se i përgëzonte shokët e tij për hyrjen e muajit të Ramazanit duke thënë: "Po vjen muaji i Ramazanit, muaji i bekuar, në të cilin Allahu ka obliguar agjërimin e tij. Në të hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit...” (Transmeton Ahmedi)
Sahabët dhe ata që erdhën pas tyre kishin një interesim të madh për muajin e Ramazanit dhe gëzoheshin pa masë kur u vinte ky muaj i bekuar. A ka gëzim më të madh për muslimanin sesa kur pret ardhjen e muajit të Ramazanit, sezonin e gjitha të mirave dhe zbritjes së mëshirës?

Udhëzimi i katërt
Vendosja dhe planifikimi paraprak se si të përfitojmë prej këtij muaji.
Shumica prej njerëzve, për fat të keq, disa edhe prej atyre që janë fetarë, bëjnë plane shumë precize për çështjet e kësaj bote, por pak janë nga ata që bëjnë plane në këtë formë për botën tjetër. Kjo është si rezultat i pamundësisë së kuptimit të kësaj jete dhe harresa se muslimani me të vërtetë ka shanse të mira në këtë botë për të forcuar lidhjet me Allahun dhe për të edukuar veten e tij. Prej planeve që mundet muslimani të bëjë për botën tjetër është edhe ta kalojë muajin e Ramazanit me ibadet. Në këtë mënyrë muslimani vendos një program praktik në këtë muaj për të përfituar prej ditëve dhe netëve, që t’i kalojë ato në adhurim.

Udhëzimi i pestë
Vendosmëria e sinqertë në përfitimin e kohës së Ramazanit me punë të mira. Ai që është besnik me Allahun, edhe Allahu bëhet besnik me të, i ndihmon në kryerjen e ibadeteve dhe ia lehtëson rrugët e së mirës. Allahu i Lartësuar thotë: "Do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj Allahut.” (Muhamed, 21)

Udhëzimi i gjashtë
Njohja dhe kuptimi i rregullave të agjërimit. Duhet që muslimani ta adhurojë Allahun me dije dhe nuk arsyetohet nga mosnjohja e obligimeve të cilat ia ka obliguar Allahu. Prej këtyre obligimeve është edhe agjërimi i Ramazanit. Është obligim për muslimanin që t’i mësojë çështjet e agjërimit dhe rregullat e tij para se të vijë ai, që të jetë agjërimi i tij në rregull dhe i pranuar tek Allahu. Allahu thotë: "E nëse nuk e dini këtë, atëherë pyesni njerëzit e dijshëm.” (Enbija, 7)

 

Udhëzimi i shtatë
Ta presim Ramazanin, të vendosim në lënien e mëkateve, me pendim të sinqertë prej të gjitha mëkateve, largimi nga to dhe moskthimi në to. Muaji i Ramazanit është muaj i pendimit. Ai që nuk pendohet në këtë muaj kur do të pendohet? Allahu i Lartësuar thotë: "Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur, 31)

Udhëzimi i tetë
Përgatitja shpirtërore përmes leximit dhe qasjes së librave, broshurave dhe kasetave, të cilat sqarojnë vlerën e agjërimit dhe dispozitat e tij. Pejgamberi i përgatiste shokët e tij shpirtërisht për nxënien e këtij muaji dhe thoshte në ditët e fundit të shabanit: "Po vjen muaji i Ramazanit, muaji i bekuar, në të cilin Allahu ka obliguar agjërimin e tij. Në të hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit...”

Udhëzimi i nëntë
Përgatitja e mirë për thirrjen në Allahun, përmes:
1. fjalëve të mira, ligjëratave dhe orientimeve të drejta;
2. shpërndarja e broshurave dhe shkrimeve që përmbajnë këshilla, dispozita rreth agjërimit atyre që falen në xhami dhe banorëve të lagjes;
3. përgatitja e dhuratave të Ramazanit. T’i futësh në zarf dy kaseta dhe një broshurë dhe të shkruash në të "Dhurata e Ramazanit”;
4. t'u kujtosh të tjerëve të varfrit dhe skamnorët;
5. dhënia e lëmoshës dhe zekatit atyre.

 

Udhëzimi i dhjetë
Ta presim Ramazanin me hapjen e një faqe të re të ndritur me:
a) Allahun me pendim të sinqertë;
b) Pejgamberin duke e respektuar në atë që ka urdhëruar dhe larguar nga ajo që ka ndaluar;
c) prindër dhe të afërm, me bashkëshorten, me fëmijët në mirësi dhe lidhje të fortë;
d) me shoqërinë, në të cilën ti jeton gjersa të jesh rob i mirë dhe i dobishëm. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Njeriu më i mirë është ai që është më i dobishmi për njerëzit.”
Kështu pra e pret muslimani Ramazanin, siç e pret toka e etur shiun apo siç e pret i sëmuri mjekun që e shëron dhe siç e pret njeriu atë që e do shumë, por i mungon.
O Zot, na mundëso ta arrijmë Ramazanin dhe pranoje atë prej nesh! Vërtet, Ti je Ai që dëgjon dhe di!

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 656 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024