E shtunë, 28/12/2024, 01:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

SHËTITJA IME NË XHENET

 
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Xheneti është vendbanim i të devotshmëve. Vendbanim me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, vendbanim në të cilin pallatet janë me tulla të arta e të argjendta dhe balta e tij është misk.
Në xhenet gjithashtu ka njerëz, të cilët qeshin e nuk qajnë, ka fytyra të shndritura e të gëzuara. Begatitë e tij janë të përhershme. Në të mund të shihet Allahu i Lartësuar.
Në xhenet ka gjëra, të cilat nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi e as nuk i ka paramenduar mendja e njeriut. Të bëjmë një shëtitje me fjalët e Allahut në xhenet:
"Dhe përgëzoji ata që besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi (sipas këtij besimi), se për ta do të ketë kopshte të begatë (të xhenetit) nën të cilët rrjedhin lumenj. Çdo herë që do t’u shërbehet me fruta të tij, ata do të thonë: "Këta janë nga ç’na është shërbyer më parë”, e atyre do t’u jepen gjëra të ngjashme (në formë, por me shije të ndryshme); atje do të kenë bashkëshorte të pastra (pa të përmuajshme, pa nevoja) dhe atje do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Bekare, 25).
"Por ata që besojnë (në njëshmërinë e Allahut dhe në gjithçka që përmban Islami) dhe bëjnë vepra të njerëzve të drejtë, Ne do t’i pranojmë ata në Kopshtet (e xhenetit) poshtë të cilëve rrjedhin lumenj, për të banuar atje përgjithmonë. Atje do të kenë për bashkëshorte vasha të dëlira. Do t’i pranojmë edhe nën hije të gjera e gjithnjë e më të thella.” (Nisaë, 57).
"Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte të begat të xhenetit nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar ndër ta ngaherë dhe në vilat mahnitëse në kopshtet e xhenetit të Adnit. Por lumturia më e madhe është Kënaqësia e Allahut. Ky është ai ngadhënjimi më i madh.” (Tevbe, 72).
"Ndërsa ata që besuan (në Allahun, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe punuan mirësi e drejtësi, do të futen në kopshtet e xhenetit nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje përgjithmonë, me lejen dhe vullnetin e Zotit të tyre. Përshëndetja e tyre atje do të jetë: Selam (paqe!)" (Ibrahim, 23).
"Me të vërtetë që muttekunët (të përkushtuarit në besimin e pastër islam) do të jenë ndër kopshte të begatë dhe lumenj (të xhenetit). Në Kuvendin e së Vërtetës (në xhenet) pranë Mbisunduesit Fuqiplotë (Allahut, i Gjithëlavdëruari,më i Larti, Zotëruesi i Madhështisë dhe Nderimeve).” (Kamer, 54-55).
"Përveç robërve të zgjedhur të Allahut (njerëzit me besim të plotë, të bindur, besimtarë të vërtetë në Fenë e Allahut, në Islam). Për këta do të ketë dhuratë të njohur (në kopshtet e xhenetit), Fruta; dhe do të nderohen, Në Kopshtet e lumturisë, Në frone të nderit përballë njëri-tjetrit. Rrotull do t’u sillen kupa me pije të kulluar, E bardhë, e shijshme për ata që e pinë. Nuk ka në të as gaul (dhembje, shqetësime ose gjynahe) që të vijnë prej saj dhe as nuk do të helmohen a dehen prej saj. Dhe me ta do të jenë gra të dëlira me sy të mëdhenj me bukuri e mrekulli që i ndalojnë shikimet e tyre (duke mos dëshiruar askënd veç bashkëshortëve të tyre). (Të brishta, të pastra) si të ishin vezë (të fshehura) të ruajtura mirë.” (Safatë, 40-49).
”Sigurisht që muttekunët (të përkushtuarit në besimin e pastër islam) do të jenë në vendin e sigurisë (xhenet). Ndër kopshte e burime, veshur në mëndafsh të butë e mëndafsh të trashë përballë njëri-tjetrit, Kështu (do të jetë) dhe do t’i martojmë ata me hyritë (bukuroshet e brishta) me sy të mëdhenj të mrekullueshëm. Ata do të kërkojnë aty nga çdo lloj frute në paqe e siguri; Kurrë më nuk do të shijojnë atje vdekjen, përveç vdekjes së parë (në dynja) dhe Ai (Allahu) do t’i ruajë ata prej ndëshkimit të zjarrit flakërues, si Mirësi nga Zoti yt! Mu kjo do të jetë vërtet arritja më e lartë!” (Duhanë, 51-57).
Të nderuar agjërues!
Kjo është vetëm një shëtitje e vogël në xhenet.
Allahu im! Mos më privo nga këto të mira
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 1145 | Ranguar: 4.4/5
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024