E shtunë, 28/12/2024, 01:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

SHFRYTËZO KOHËN
 

Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Besimi i muslimanit është në trekëndëshin bindje, shqiptim dhe veprim. Kësisoj rilindja e besimit në zemër është çështje e patjetërsueshme dhe e domosdoshme për çdo besimtar. Kjo realizohet duke kryer detyrat e obligueshme, duke riorganizuar jetën sipas standardeve dhe normave të sistemit islam si dhe duke harmonizuar kohën gjatë zhvillimeve dinamike.
Përpjekja e çdo besimtari për të rivendosur disiplinë në administrimin e kohës pasqyron mendjemprehtësinë e një njeriu serioz. Kështu duhet të jetë muslimani, i tillë që në asnjë rast të mos injorojë rëndësinë e kohës dhe të veprimit.
Është me rëndësi të theksojmë këtu se muslimanët sot nuk i kushtojnë rëndësi kohës. Marrëzisht dhe në mënyrë krejt të padobishme ata e humbin kohën duke kaluar orë të tëra para ekranit dhe kjo për një numër të konsiderueshëm muslimanësh është thuajse normale. Të marrim një shembull nga përditshmëria jonë. Dy orë kohë të humbura gjatë ndjekjes së një ndeshjeje futbolli, një orë e humbur gjatë shikimit të një seriali, para dhe mbrapa tyre reklamat afro një orë, pastaj shfaqja e filmit për gati dy orë. Të gjitha këto bëjnë gjashtë orë, duke mos llogaritur shikimin e ndonjë drame, programet zbavitëse dhe humorin.
Pra, mbi gjashtë orë në ditë humben kot së koti. Vallë, a nuk është kjo mënyrë e të jetuarit një e metë që se pikasim, por që meriton urrejtjen tonë?
Humbja e kohës nga ana jonë, apo sipas terminologjisë së përdorur "vrasja e kohës”, është bërë vërtet një lloj arti i keq, "vrasje”, e cila realizohet duke hapur mes nesh debate shterpë, të panevojshme, duke grumbulluar pa një synim të qartë informata dhe lajme, në shumicën e rasteve jo të sakta, duke u shërbyer me ngjarje jo vetëm të rëndësishme, por shpesh edhe mjaft të dëmshme, e të tjera, e të tjera.
Për fatin tonë të keq, kjo sëmundje e trashëguar prej "injorancës” është një dukuri mjaft e dendur edhe ndërmjet fetarëve. Një pjesë e vëllezërve jo vetëm që nuk janë të kujdesshëm në lidhje me shfrytëzimin e mirë të kohës, por përkundrazi, parapëlqejnë t’i jepen pasivitetit, përjetimit të kotësisë dhe kësisoj shumë kohë ia falin gjumit të zgjatur, ose limontisë së pushimit afatgjatë. Gjithsesi, ana më e keqe e kësaj dukurie është ajo kur këta "vrasës të kohës” së vet përpiqen të bëjnë të njëjtën edhe me kohën e të tjerëve.

Koha është dhunti e çmuar, një dhuratë madhore dhe këtë nuk e kuptojnë vetëm se ata, të cilët sinqerisht i pranuan, kuptuan dhe praktikojnë porositë e Allahut të Lartësuar dhe këshillat pejgamberike. Ibën Kajimi thotë: "Kur Allahu ia do të mirën besimtarit e ndihmon atë në veprime.” Kështu veprimet e vazhdueshme ripërtërinë energjinë dhe fuqinë e besimit, kurse në anën tjetër largohet lodhja, mërzia, plogështia...
Të parët tanë ishin të përkushtuar në ruajtjen e kohës dhe ishin të pikëlluar kur një pjesë e saj shkonte pa angazhim. Disa u shprehën duke thënë: "O njeri! Ti je ditë, nëse të shkon një ditë, ka shkuar një pjesë e jotja.”
Të parët tanë ishin të inkurajuar për vepra të mira dhe bënin konkurrencë për t’u dalluar në të mira. Ata shpejtonin për të kërkuar falje nga Allahu i Lartësuar dhe ishin adhurues të denjë, gjer në vdekje. Këta ishin më të mirët në besim, më të fortët, më të dashurit dhe më të ngriturit tek Allahu Fuqiplotë. Ishin të ngritur tek Ai me përulje dhe sexhde. Për secilën sexhde që bënë ndaj Allahut, Allahu i Lartësuar i ngriti me nga një shkallë.
Të nderuar agjërues!
Të mësojmë nga veprimet e të parëve tanë dhe mos të mashtrohemi duke i neglizhuar dhuntitë dhe të mirat me të cilat Allahu i Madhëruar na begatoi. Muhammedi paqja dhe bekimi qoftë mbi të thotë: "Në dy begati shumica e njerëzve janë mashtruar, në shëndet dhe kohën e lirë.” (Shënon Buhariu).
Kini kujdes për detyrat dhe obligimet që keni, mos iu nënshtroni dembelisë dhe papunësisë, menjëherë filloni dhe veproni. Në moment planifikoni orarin e obligimeve. Njihuni me akiden e të parëve tanë dhe ftoni njerëzit në rrugën e Allahut të Lartësuar.
Besimtarë i sinqertë është:
-Ai, i cili i di detyrat dhe përgjegjësitë e veta.
-Ai, i cili ka hartuar strategjinë dhe orarin e veprimit.
-Ai, i cili e synon shpërblimin e Allahut, xhenetin Firdeus.
Besimtari i vërtetë përjeton një jetë të mirë e të lumtur në këtë botë:
"Kushdo që bën punë të mirë, burrë apo grua, duke qenë besimtar (i vërtetë), Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre më të mira që ata i kanë punuar.” (Nahl, 97).

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 967 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024