E shtunë, 28/12/2024, 01:04
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

STOLISJA ME MORAL
 

Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shokë dhe me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve.”
Imani është sistem vlerash. Imani ka disa degë, edhe mirësjellja është pjesë e imanit.Imani dhe mirësjellja janë të ndërlidhura ngushtë. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
-"Kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin, dhe kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë, ose le të heshtë.”
-"Besimtari me besim më të plotë është ai që e ka karakterin më të mirë.”
-"Pasha Allahun, nuk beson, pasha Allahun nuk beson, pasha Allahun nuk beson!” I thanë: "Kush, o i Dërguari i Allahut?” Tha: "Ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurt nga të këqijat e tij!”
-"Personi tek i cili gjenden këto tri cilësi është hipokrit, edhe nëse agjëron, falet, kryen haxhin e umren dhe thotë unë jam musliman: Kur flet, gënjen, kur premton, nuk e përmbush premtimin dhe kur zotohet, e shkel zotimin (tradhton).”
-"Kush nuk e lë të dëshmuarit e rrejshëm dhe punën me të, Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.”
-"A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” I thanë: "I falimentuar te ne është ai, i cili nuk ka as para, as mall.” Tha: "I falimentuar i Umetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me zekat, me agjërim dhe vjen me mëkatin e sharjes së një personi, me shpifje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri, kur t’u jepen atyre prej veprave të mira të këtij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj ky do të hidhet në zjarr.”
Të nderuar agjërues!
Prej këtyre citateve, që janë pjesë e citateve të tjera të shumta, na bëhet e qartë rëndësia që Islami i jep moralit, nxitjes së tij, që të stolisemi me cilësi dhe moral të lartë. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) është dërguar për të plotësuar virtytet morale, pasi ato ishin të mangëta dhe t’i bashkonte ato pasi ishin të shpërndara:
-”Jam dërguar që të plotësoj virtytet (e mira) morale."
-"Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë, kurse më i miri nga ju është ai që është më i mirë në sjellje me gratë e tij.”
Besimi i plotë shkakton moralin e mirë dhe bamirësinë ndaj mbarë njerëzve, kurse mirësia e njerëzve del nga mirësia e tyre ndaj grave të veta, sepse ato kanë nevojë për mëshirë, pasi janë të dobëta.
Allahu im! Na e përmirëso moralin tonë dhe na i zbukuro veprat tona!
Allahu im! Ashtu sikurse na e ke zbukuruar krijimin tonë, na e zbukuro moralin tonë!

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 859 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 1
1 blerime  
0
selamu alejkum...Allahu ju shperbleft per keto rreshta dhe per cdo fjal te shkruar ne te.
paqa dhe shpetimi qoft me ju dhe gjith umettin Muhamed.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024