All-llahu thotë (përkthim i kuptimit):
1. Ha, Mimë. [Këto shkronja janë prej mrekullive të Kur’anit dhe askush tjetër pos All-llahut (të Vetmit) nuk e din kuptimin e tyre.]
2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
3. Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm.
4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë.
5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]
All-llahu dërgoi Kur’anin në këtë natë të cilën Zoti e ka përshkruar si të bekuar. Transmetohet prej një grupi të Selefit – duke përfshirë Ibn ‘Abbaas, Kutaadah, Sa’iid ibn Xhubejr, ‘Ikrimah, Muxhahid dhe tjerë – se nata në të cilën është shpallur Kur’ani ka qenë Lejlet ul-Kadr.
Shprehja Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë don të thotë, në atë natë fati i të gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshëm. Në atë natë shkruhet se kush do të jetojë, kush do të vdes, kush do të shpëtohet, kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do të turpërohet, ku do të paraqitet thatësia dhe uria, dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron All-llahu atë vit.
Ajo që nënkuptohet me idenë se fati i të gjitha krijesave shkruhet në Lejlet ul-Kadr është – e All-llahu e din më së miri – se në Lejlet ul-Kadr ato barten prej el-Lauh ul-Mafhuuz. Ibn ‘Abbaas tha: "Mund të shifni një njeri i cili furnizon shtëpinë e tij ose e punon token e tij, dhe ai është prej atyre të cilët do të vdesin,” dmth., është urdhëruar në Lejlet ul-Kadr se ai është njëri prej tyre të cilët do të vdesin (në vitin e ardhëshëm). Dhe poashtu është thënë se në këtë natë, fati i njerëzve ju tregohet melaikeve.
Kuptimi i "Kadr” është nderim ose respektim, dmth. ajo është natë e cila nderohet për shkak të karakteristikave të saja të veçanta, dhe pasi që personi i cili rrin i zgjuar gjatë kësaj nate bëhet njeri i nderit. Dhe është thënë se Kadr don të thotë shtrëngim, në kuptimin se dituria kur është saktë kjo natë, është e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thënë: është quajtur Lejlet ul-Kadr pasi që bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve në këtë natë, dhe Kadr don të thotë shtrëngim. All-llahu thotë (përkthim i kuptimit):
"Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron) [fe kadara ‘alejhi rizkahu]…” [el-Fexhr 89:16], dmth., duke shtrënguar ose zvogëluar furnizimin e tij.
Dhe është thënë se Kadr don të thotë Kadar, dmth., se në këtë natë vendosen urdhërat për vitin e ardhshëm, siç thotë All-llahu (përkthim i kuptimit):
"Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” [ed-Duhaan 44:4]
dhe pasi që urdhërat e All-llahut vendosen dhe shkruhen në këtë natë.
Ashtu që All-llahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, për shkak të vlerës së madhe të saj dhe statusit të lartë me All-llahun, dhe pasi që aq shumë mëkate falen dhe aq shumë të meta fshehen gjatë kësaj nate. Pasi që ajo është nata e faljeve, siç është përcjellur në el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Kush e falë natën e Kadrit me besim dhe shpresim i falën mëkatet që i ka bërë më parë” (el-Buhaari, 1910; Muslim, 760).
All-llahu i ka dhënë kësaj nate karakteristika speciale të cilat e bëjnë ate unike:
ثshtë nata në të cilën është shpallur Kur’ani, siç përmendëm më lartë. Ibn ‘Abbaas dhe të tjerët kanë thënë: "All-llahu dërgoi Kur’anin në një kohë prej el-Leuh el-Mahfuuz në Bejt el-‘Izzah në qiellin e parë, dhe mandej ju shpall të Dërguarit të All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) në periudha sipas ngjarjeve gjatë njëzet e tre vjetëve.” (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)
All-llahu e ka përshkruar atë duke qenë më e mire sesa një mijë muaj, siç ka thënë Ai (përkthim i kuptimit): "Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” [el-Kadr 97:3].
All-llahu e ka përshkruar si të bekuar, siç ka thënë Ai (përkthim i kuptimit): "Ne e zbritëm ate (këtë Kur’an) në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit)” [el-Duhaan 44:3].
Në këtë natë, melaiket dhe Shpirti [er-Ruuh] zbresin, "dmth., shumë melaike lëshohen poshtë në këtë natë pasi që është shumë e bekuar, dhe melaiked zbresin poshtë kur bekimi dhe mëshira e All-llahut vijnë poshtë, posikur atëherë kur recitohet Kur’ani, dhe ato i rrethojnë qarqet e dhikrit (tubimet ku përkujtohet All-llahu), dhe ato me respect ndaj atij, i rrahin krahët e tyre për atë i cili sinqerisht kërkon dituri.” (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti [er-Ruuh] është Xhibrili (alejhi selam), i cili veçanërisht përmendet në këtë mënyrë si shenjë respekti ndaj tij.
Kjo natë përshkruhet si paqë, dmth., është e sigurtë, pasi që Shejtani nuk mund të bën asnjë të keqe ose të shkakton dëm në këtë natë, siç ka thënë Muxhaahid. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Në këtë natë, shumë njerëz shpëtohen prej dënimit për shkak të veprave të tyre për të adhuruar All-llahun, Qoftë i lartësuar.
"Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” [ed-Duhaan 44:4 – përkthim i kuptimit], dmth., punët e atij viti dërgohen prej el-Leuh ul-Mahfuuz melaikeve të cilat shënojnë urdhërat; e atyre të cilët do të jetojnë, dhe atyre të cilët do të vdesin, çfarë furnizimi do t’ju jepet, çka do të ndodhë deri në fund të vitit, çdo çështje e paracaktimeve urdhërohet, dhe ajo nuk mund të ndryshohet apo të ndërrohet. (Shif Tafsiir Ibn Kathiir, 4/137, 138). E tëra kjo i është e njohur All-llahut para se ajo të shenohet poshtë, por Ai ja bën të njohur melaikeve se çka do të ndodhë, dhe i urdhëron të kryejnë atë për të cilën janë besuar. (Sherh Sahiih Muslim li’l-Neueui, 8/57).
All-llahu i falë gabimet e mëparme të atij i cili qëndron i zgjuar dhe falet gjatë natës me besim dhe shpresë për ta përfituar shpërblimin nga Ai. Transmetohet në hadithin e Ebu Hurejres (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Cilido që agjëron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tija të mëparme do të falen, dhe cilido që rrin i zgjuar gjatë Lejlet ul-Kadr nga besimi dhe shpersa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tija të mëparme do të falen.” (Buhaari, Muslim). Shprehja "nga besimi dhe shpresa për të fituar shpërblim” don të thotë, besimi në premtimin e All-llahut për këtë vepër, dhe kërkimi i shpërblimit, pa asçfarë synimi ose qëllimi tjetër, siç është kryerja e saj me qëllim që të tjerët të shofin, etj.” (Fet’h el-Beeri, 4/251).
All-llahu ka shpallur një sure që ka të bën me këtë natë e cila do të përsëritet deri në Ditën e Ringjalljes, në të cilën Ai përmend nderin dhe vlerën e madhe të kësaj nate. Kjo është sureja në të cilën Ai thotë (përkthim i kuptimit në gjuhën shqipe):
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ(1)وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ(2)لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ(3)تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ(4)سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ(5)
"Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (El-Kadër: 1-5).
I dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e kërkonte këtë natë, me shpresë se do të përfiton të mira prej kësaj nate, dhe ai është shembull për këtë Ummet.
ثshtë mustehabb që të kërkohet ajo gjatë Ramazanit, e sidomos gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit.
Lejlet ul-Kadr është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, siç është përmendur në hadithin e Ebu Sa’iid të përmendur më lartë, dhe siç është përmendur në hadithin e ‘Aa’ishes, dhe në hadithin e Ibn ‘Umar i cili ka thënë se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Kërkoni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit”.
ثshtë më e mundëshme të jetë njëra prej netëve me numër tek, për shkak të hadithit të ‘Aa’ishes e cila ka thënë se i Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Kërkoni natën e Kadrit në ditët tek nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.” (el-Buhaari, 4/259)
Duhet sidomos ta kërkojmë në netët me numër tek, dmth., me njëzet e një, njëzet e tre, njëzet e pesë, njëzet e shtatë dhe njëzet e nëntë. Transmetohet në el-Sahiihejn se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Kërkoni natën e Kadrit në ditët tek nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.” (rrëfyer nga el-Buhaari, 1912, shif poashtu, 1913. Poashtu e rrëfyer nga Muslimi, 1167, shif poashtu 1165).
Në Sahiih ul-Buhaari rrëfehet se ‘Ubaadah ibn es-Saamit ka thënë: se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) doli të na tregon se kur është Lejlet ul-Kadr, dhe dy prej muslimanëve grindeshin. Ai tha: "Dola të ju tregoj se kur është Lejlet ul-Kadr, ndërsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo [dituria se kur është Lejlet ul-Kadr] u morr prej mua. Ndoshta kjo është më mirë për ju. Pra kërkojeni me të nëntin dhe të shtatin dhe të pestin” (el-Buhaari, 1919), dmth., në netët me numër tek.
Ky hadith tregon se sa keq që është të grindet dhe të përleshet, e sidomos me çështje të cilat kanë të bëjnë me fenë, dhe se kjo është shkak për largimin dhe fsherjen e të mires.
Lejlet ul-Ladr është më e mundëshme të jetë në shtatë ditët e fundit. Ibn ‘Umar (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se një njeri prej shoqëruesve të Dërguarit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka pare Lejlet ul-Kadrin në ëndërr, dhe se ajo ka qenë njëra prej shtatë netëve të fundit. I Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tha: "Si duket ëndërrat e tua janë dakorduar se është njëra prej shtatë netëve të fundit, ashtu që kush dëshiron ta kërkon, le ta kërkon në shtatë netët e fundit.” (rrëfyer nga el-Buhaari, 1911; Muslim, 1165).
Më e mundëshmeja është që të jetë në natën e njëzet e shtatë. ثshtë transmetuar në një hadith të rrëfyer nga Ahmed prej Ibn ‘Umar, dhe një hadith të rrëfyer nga Ebu Davuud prej Mu’aauija, se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Lejlet ul-Kadr është nata e njëzet e shtatë.” (Musned Ahmed dhe Sunen Ebu Davuud, 1386).
Këndvështrimi se është nata e njëzet e shtatë është mendimi i shumicës së Sahabeve dhe shumicës së dijetarëve, dhe Ubejj ibn Ka’b (All-llahu qoftë i kënaqur me të) e kërkonte, duke mos thënë "inshaAll-llah”, se është nata e njëzet e shtatë. Zurr ibn Hubejsh tha: Unë thash: اka të bën ta thuash këtë, O Ebu’l-Mundhir? Ai tha: sipas shenjave me anë të cilave i Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na tregoi: se dielli lind në atë mëngjes pa rreze të dukshme. (Rrëfyer nga Muslim,2/268).
Fakti se zakonisht ajo është nata e njëzet e shtatë – e All-llahu e din më së miri – nuk don të thotë se ky është gjithmonë rasti. Mund të jetë nata e njëzet e një, siç është përmendur në hadithin e Ebu Se’iid, ose mund të jetë e njëzet e treta, siç është përmendur në rrëfimin e ‘Abd-Allaah ibn Unejs (All-llahu qoftë i kënaqur me të). Sipas një hadithi të rrëfyer nga Ibn ‘Abbaas (All-llahu qoftë i kënaqur me te), i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Kërkojeni në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, atëherë kur kanë mbetur nëntë ditë, dhe kur kanë mbetur shtatë ditë, dhe kur kanë mbetur pesë ditë.” (Rrëfyer nga el-Buhaari, 4/260).
All-llahu ka fshehur këtë natë ashtu që robërit e tij do të përpiqen ta kërkojnë, dhe do të përpiqen në adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orën e xhum’asë, e ashtu me rradhë. Ashtu pra besimtari duhet të përpiqet me këmbëngulësi gjatë ditëve dhe netëve të këtyre dhjetë ditëve, duke kërkuar Lejlet ul-Kadr-in dhe duke përcjellur shembullin e të Dërguarit tone (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), dhe ai duhet të përpiqet të bën du’a dhe të kërkon afrimin ndaj All-llahut.
Transmetohet se ‘Aa’isheja ka thënë: "Unë thash, ‘O i Dërguar i All-llahut, çka mendon nëse e dëshmoj-përjetoj Lejlet ul-Kadr, çka duhet të them?’ Ai tha:
اللَّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّ كَرِيمٌ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي
"All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe’fuanni”
‘"All-llahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, ndaj më fal mua”.’” (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij është sahiih).
E treta: vlerë më e madhe i përvishet I’tikaaf-it në këtë natë në dallim prej të gjitha netëve gjatë vitit.
Nuk është thelbësore për atë i cili e "zenë” Lejlet ul-Kadr të din se e ka "zënë”. Qëllimi është të përpiqet shumë dhe të jetë i sinqertë në adhurimin e tij, pa marrë parasysh se a e din ai se a e ka "zënë”. ثshtë e mundur që disa prej tyre të cilët nuk e dinë këtë mund të jenë më mirë me All-llahun dhe në pozitë më të lartësuar sesa ata të cilët dinin se cila është kjo natë, pasi që të parët u përpoqën shumë. Ne lusim All-llahun të pranojë agjërimin tone dhe namazin tone gjatë natës, dhe të na ndihmon të përkujtojmë Atë dhe të falënderojmë Atë dhe të adhurojmë Atë ashtu siç duhet. All-llahu e bekoftë të Dërguarin tone Muhammedin.
marrur nga: http://www.islam-qa.com/topics/lasttendays/last_ten_days.shtml
perktheu dhe redaktoi: Albislam
islam-qa.com, 20.12.2000
|