E shtunë, 28/12/2024, 01:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

DHJETË DHURATA PËR ATA QË AGJËROJNË

click to zoom

 

Nuk munda të gjej një dhuratë më të mirë për agjëruesit se sa dhuratat e Pejgamberit Muhammed alejhi selam.
Këto dhurata janë hadithe praktike që janë përmendur në lidhje me sevapet dhe shpërblimet.
Këto janë hadithe që çojnë në dyert e lumturisë dhe në rrugët e mirësisë në këtë botë dhe në botën tjetër.
O ju që agjëroni! Mbajini mend këto hadithe dhe zbatojini:


1. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush thotë në agim: "La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir” - (S’ka të adhuruar përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send), do t’i shkruhen dhjetë sevape dhe do t’i fshihen dhjetë vepra të këqija dhe ai do të ngrihet dhjetë shkallë. Ai do të jetë i mbrojtur nga shejtani deri në mbrëmje dhe nëse e thotë këtë në mbrëmje, do të ketë të njëjtin shpërblim deri në mëngjes." (Shënon Ahmedi, Ebu Davudi, dhe Ibën Maxheh - sahih).

 


2. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjithashtu ka thënë: "Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë, do të jetë nga banorët e xhenetit, po ashtu edhe në mëngjes: "All-llahumme ente Rabbi la ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve va’dike mesteta’tu eudhu bike min sherri na sana’tu eb’uu leke bi nimetike aleje ve eb’uu bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la ente!” (O Allah! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd sa të kem mundësi; kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje)”. (Shënon Buhariu, 7/150).


3. Sërish, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush thotë në mëngjes dhe në mbrëmje: "Subhanallahi ve bihamdihi” (I lartë qoftë Allahu, Atij të Cilit i takon Lavdërimi), njëqind herë, askush s’do të vijë në Ditën e Kijametit me diçka më të vlefshme se ky, përveç atij që ka thënë sikur ky a më tepër." (Shënon Muslimi 4/2071).
  
4. "Kush thotë: "Subhanall-llahil adhim ve bihamdihi”, i mbillet një pemë (hurme) në xhenet." (Shënon Tirmidhiu 5/511, dhe Hakimi 1/501- sahih).


5. "Kush thotë: "Subhanall-llahi ve bihamdihi" (I lartë qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi) njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe nëse ato janë sa shkuma e detit." (Shënon Buhariu 7/168, dhe Muslimi 4/2071).


6. "Kush thotë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje: "Bismil-lahil-ledhi la jedurr-rru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim” (Me emrin e Allahut, pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send), nuk i bëhet dëm asgjë." (Shënon Ebu Davudi 4/323, Tirmidhiu 5/465, Ibën Maxhe dhe Ahmedi (shih sahih Ibën Maxhe 2/332).


7. "Kush thotë kur dëgjon ezanin: "Ve ene esh-hedu en la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, ve enne Muhammeden abduhu ve resuluhu, redijtu bil-lahi rabben ve bi muhammedin resulen, ve bil-islami dinen” - (Edhe unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe të Pashoq, dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Allahut, jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Muhammedin për Pejgamber dhe me Islamin për fe), të gjitha gjynahet e tij do të falen." (Shënon Muslimi 1/290).


8. "Kush e lexon suren Ihlas dhjetë herë, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në xhenet." (Shënon Ahmedi - sahih).


9. "Kush e lexon suren Kehf të premten, një dritë do të krijohet për të deri të premten tjetër." (Shënon Hakimi dhe Bejhekiu - sahih).


10. "Kush lexon suren Ihlas është si të ketë lexuar një të tretën e Kur'anit." (Shënon Ahmedi, Nesaiu, dhe Tirmidhiu - sahih).

 

 

Këtë buqetë nga Muhammedi alejhi selam ua dhurojmë të gjithë atyre që agjërojnë!

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 2613 | Komentet: 6 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 6
6 sumeja  
0
selam alejkum urime fiter bajrami inshallah ALLAHU na mundeson te presim edhe shum tjera.

5 meha  
0
Es-selamu Alejkum we Rahmetullahi we Bereketuhu we Magfiretuhu...Urime Kurban Bajrami te gjithve kahdo qe gjendeni InshA-Allahu ua ka pranu Namazin,Agjerimin,Dhikrin.Duat dhe Lutjet, dhe Hatmen Amin. All-llahu ju shperbleft me te mirat e tij dhe ju fortsoft kete Din Amin.

4 anonime  
0
urime muaji i ramazanit te gjithve dhe ishalla zoti ja pranon lutjet dhe argjerimin

3 Fidan  
0
Selam alejku urime muji i bekura "Ramazani"gjith muslimanve ne bot sgjreim sa me te let zoti ju ndihmoft

2 Fidan  
0
Zoti ju shperblef gjith muslimanet dhe juve qe keni shkruar keto hadithe amin all-llah

1 panda  
0
selam alejkum urime muji i shejt kejt muslimanve mbar botes agjerim te leht per krejt

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024