E shtunë, 28/12/2024, 01:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Detyra jote në muajin e Ramazanit
 

click to zoom

Muslimani nuk duhet t’i neglizhojë veprat e mira e sidomos në muajin e Ramazanit, përkundrazi, duhet të prijë dhe të garojë në to. E për të qenë agjërimi yt i pranueshëm, duhet të veprosh si vijon: 1. Ruaj vazhdimësinë e faljes së pesë kohëve të namazit sepse shumë agjërues e neglizhojnë namazin. Mirëpo, ai është shtyllë e fesë she braktisja e tij është mohim i fesë (kufër).
2. Të kesh moral të mirë. Ruaju shumë nga fjalët anifetare dhe sjelljet e këqija me njerëzit, duke u mbështetur në agjërimin tënd sepse agjërimi duhet të na edukojë për moral të mirë e jo të na keqësojë atë. Ndërsa fjalët antifetare e nxjerrin njeriun nga feja.
3. Mos fol fjalë të vrazhda e të turpshme, qoftë sikur edhe me shaka, sepse të humb vlera e agjërimit tënd. Profeti Muhamed, alejhi selam, ka thënë:
"Kur ndonjëri nga ju është agjërueshëm, të mos flasë fjalë të turpshme dhe të mos bërtasë me zë të lartë. Nëqoftëse dikush ju shan ose ju lufton le t’i thotë: Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
4. Mos ha shumë në kohën e iftarit sepse i bën keq shëndetit tënd.
5. Përfito nga agjërimi për lënien e duhanit i cili është shkaktues për sëmundjen e kancerit dhe të plagëve në mushkëri si dhe përpiqu që të jesh me vullnet të fortë derisa ta braktisësh duhanin edhe natën ashtu siç e ke lënë ditën, kështu do ta kursesh shëndetin dhe pasurinë tënde.
6. Mos rri shumë pa gjumë sepse mund ta humbësh syfyrin dhe namazin e mëngjesit, gjithashtu fillo punën herët në mëngjes. Profeti, alejhi selam, ka thënë: "O Allahu im, jepi begati ummetit tim për punën që bën herët (në mëngjes).”
7. Jep sa më shumë lëmoshë për të afërmit dhe nevojtarët, vizito farefisin dhe bëj pajtime me ata që ke pasur grindje.
8. Përmende Allahun sa më shumë dhe lexo Kur’an ose dëgjoje atë, duke u munduar në kuptimin e tij dhe duke punuar sipas tij. Gjithashtu shko në xhami që të dëgjosh mësime të dobishme.
9. Lexo ndonjë broshurë që flet për agjërimin që të mësosh dispozitat e agjërimit dhe ta dish se ngrënia e pirja duke harruar nuk e prish agjërimin.
10. Ruaje agjërimin e Ramazanit dhe mësoji fëmijët e tu me agjërim, që kur të rriten ta agjërojnë me lehtësi dhe pa justifikim mos e prish agjërimin. Ai që ha me dashje në ndonjë nga ditët e Ramazanit duhet ta shlyejë atë pas Ramazanit dhe të bëjë tevbe përpara Allahut.
11. Ruajtja e gjuhës. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: "Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe veprimin me të (kur është agjërueshëm) s’ka asnjë vlerë për agjërimin, sepse Allahu, xhele shanuhu, s’ka nevojë për mosngrënien dhe mospirjen e atij njeriu.”

12. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Njeriut në tri raste nuk i refuzohet lutja: udhëtarit, atij që i është bërë mizori dhe agjëruesit në prag të iftarit.”
Është rast i mirë që në kohën e iftarit ta lusim Allahun, xhele shanuhu, me bindje të thellë për të gjitha ato brenga dhe probleme qoftë të kësaj apo botës tjetër.
13. Largimi nga mëkatet. Kërkohet që ta presim Ramazanin të vendosur për t’u larguar nga mëkatet dhe të këqijat me pendim të sinqertë dhe braktisjen e tyre përfundimisht, sepse ky është muaj i pendimit, e nëse në të nuk arrijmë të pendohemi, atëherë kur?!
"Pendohuni te Allahu të gjithë o ju besimtarë, nëse doni të shpëtoni.” (Nur: 31)
14. Shiko njerëzit e mirë, bëju konkurrencë atyre në vepra të mira. Mos lër asnjë derë të hajrit pa trokitur në të, jep lëmoshë (sadaka), shpeshto përmendjen e Allahut, mos e neglizho faljen e namazit të natës, qoftë edhe një rekat, cakto një kohë për të lexuar Kur’anin dhe mos u mjafto me leximin e pak faqeve.
15. Ngrihu dhe kërko ndihmë nga Allahu, duke e lutur Atë të të falë dhe bëhu këmbëngulëse në lutje.

Ka mundësi që ky të jetë Ramazani i fundit që jemi duke përjetuar, pasi jetët tona janë në dorë të Allahut. A nuk është e rrugës që të ndalemi për disa çaste dhe të mendojmë se çfarë kemi bërë në ditët që kanë kaluar: Sa Kuran kemi lexuar? A jemi sjellë mirë me prindërit? A i kemi mbajtur lidhjet familjare? A kemi dhënë lëmoshë? A e kemi ndaluar shikimin në harame? A i kemi ndihmuar nevojtarët? A u kemi dhënë iftar agjëruesve? A kemi bërë punë të tjera të mira, të cilave u shumëfishohet vlera në këtë muaj?

Si zakonisht, shumica e muslimanëve e fillojnë Ramazanin me një entuziazëm të madh, duke shkuar në xhami në pesë kohët e namazit, duke falur namazin e teravive dhe duke lexuar Kuran, mirëpo kur vjen gjysma e Ramazanit, ky vullnet zbehet dhe njerëzit largohen nga këto ibadete ose për shkak të përgatitjes për festën e Bajramit, ose për shkak të punëve të tjera, të cilat nuk e lënë të jetë prej fituesve të shpërblimeve të këtij muaji madhështor.

Pjesa e mbetur e agjërimit është më e rëndësishme se ajo që ka kaluar, pasi në dhjetë netët e fundit të këtij muaji Muhamedi, alejhi selam, e zgjonte edhe familjen e tij nga gjumi dhe i nxiste ata për namaz më tepër sesa në netët e kaluara. Në këto dhjetë net është edhe Nata e Kadrit, e cila është më e vlefshme se një mijë muaj.

O Zoti ynë, të lutemi të na japësh sinqeritet, bindje të plotë, ndershmëri, takvallëk dhe na mundëso që të kapemi fort për litarin Tënd!

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 728 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 denis  
0
shpresoj se kjo qe e keni shkruar te jet ne prani me te gjith dhe te gjith njerezit ta lexojn sepse eshte nje mesim tejet i mir

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024