Statistikat |
Gjithsejt online: 2 Vizitorë: 2 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në sektorë: 193 Artikujt e shfaqur: 97-108 |
Faqet: «- 1 2 ... 7 8 9 10 11 ... 16 17 -» |
|
Dihet se itikafi është sunet i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, të cilin nuk e ka lënë derisa është ndarë nga jeta e kësaj bote. Itikafi është larguar nga jeta e muslimanëve ashtu siç janë larguar edhe shumë sunete të tjera. | |
|
1. Moskryerja e namazit me xhemat në xhami, harresa e tij, për arsye se ka disa prej agjëruesve që nuk dinë tjetër nga agjërimi i tyre përveç urisë dhe etjes. 2. Futbolli. Nëse është patjetër, atëherë le të jetë dy orë, pastaj le t'i japë përparësi leximit të Kuranit dhe mësimit të tij përmendësh. | |
|
Harresa e bërjes nijet (vendosshmërisë) e cila shkakton humbjen e shpërblimit, pasi për atë qëllim e ke lënë ngrënien, pijen dhe je larguar nga kënaqësitë, vetëm për hir të Allahut, siç ka ardhur në hadithin kudsij: "Agjërimi është i Imi dhe vetëm unë shpërblej për të." | |
|
Kur flasim për Ramazanin, na shkon mendja te agjërimi. Ramazani është një muaj i veçantë dhe si i tillë duhet të përjetohet në mënyrë të veçantë. Ai është i veçantë se në këtë muaj filloi shpallja e Kuranit, është i veçantë se në këtë muaj djajtë kyçen në pranga, është i veçantë sepse engjëjt në këtë muaj lirohen nga detyra e caktimit të shpërblimit dhe shpërblimi jepet nga i Plotfuqishmi, nga Allahu. | |
|
Prej karakteristikave të muajit të shenjtë Ramazan janë: -Zbritja e Kuranit në këtë muaj, siç thotë Allahu i Lartësuar: "(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)..."(Kuran, 2: 185) | |
|
Muaji i agjërimit dallohet për veçoritë e tij të shumta, të cilat dallojnë edhe muslimanin agjërues. Edhe shoqëria muslimane dhe shtëpitë e muslimanëve dallohen në këtë muaj falë veçorive të tyre dhe besimit (imanit). | |
|
A nuk ju kujtohem? Apo aq shpejt të gjallët i harrojnë të vdekurit e tyre? A nuk ju kujtohet dita kur isha me ju në Ramazanin e kaluar? Isha në radhët e falësve duke bërë ruku e sexhde. Isha me falësit në namazin e teravisë, me agjëruesit, me ata që e përmendnin Allahun, me ara që jepnin dhe e shpenzonin pasurinë e tyre në rrugën e Allahut. | |
|
Pas pak ditësh një shkollë do të hapë dyert e saj. Nëse kemi jetë, a do të arrijmë të regjistrohemi në këtë shkollë? Nëse regjistrohemi, a do të dalim prej saj me të suksesshmit dhe fitimtarët apo me humbësit dhe dështakët? Kjo shkollë është shkolla e Ramazanit, shkolla e devotshmërisë dhe e Kuranit. | |
|
S’do mend se ndër shkaqet e shpëtimit dhe të suksesit në çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër është që njeriu të jetë i çiltër me vetveten dhe mos ta arsyetojë shumë atë, në mënyrë që mos të befasohet nga vdekja e pastaj të pendohet, pasi pendimi atëherë nuk do t’i sjellë dobi. | |
|
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmojmë se nuk ka hyjni tjetër pos Allahut. Ai është i Vetëm dhe nuk ka shok. Dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. | |
|
Kështu është edhe me ibadetet, të cilat nganjëherë janë sezonale e duhet të shtohen dhe të shfrytëzohen nga njerëzit maksimalisht. Për shembull, namazi i natës, që është namaz nafile, ka një vlerë tjetër prej nafileve të tjera, ose dy rekate sunet të sabahut nuk janë të ngjashme në vlerë sikurse nafilet e tjera të ditës. | |
|
A e di se Ramazanin do ta përjetojnë vitin e ardhshëm vetëm të gjallët e ti mund të mos jesh prej tyre? Prandaj bëj vepra të mira, pendohu tek Allahu, qaj për mëkatet tua, shfrytëzoje këtë muaj, i cili mund të jetë i fundit për ty. | |
|
|