1. Moskryerja e namazit me xhemat në xhami, harresa e tij, për arsye se ka disa prej agjëruesve që nuk dinë tjetër nga agjërimi i tyre përveç urisë dhe etjes. 2. Futbolli. Nëse është patjetër, atëherë le të jetë dy orë, pastaj le t'i japë përparësi leximit të Kuranit dhe mësimit të tij përmendësh. 3. Pushimet dhe uljet e ndryshme janë bërë prej shkaqeve të humbjes së ramazanit. 4. Bredhja nëpër rrugë a tregje pa qëllim të caktuar, nënçmimi i njerëzve, përqeshja me ta dhe ulja nëpër trotuare. 5. Kundërshtimet, pa marrë parasysh se ato a bëhen në treg, telefon apo internet. 6. Ulja me shokët të këqij, të cilët merren me gjëra të këqija.
7. Duhani, i cili është prej gjërave të ndaluara.
8. Ngrënia e haramit, si: kamata, vjedhja, apo tradhtitë e ndryshme.
9. Falsifikimi (i të hollave), tradhtia dhe betimi i rrejshëm.
10. Preokupimi i tepërt me tregti dhe grumbullim të pasurisë, deri në atë shkallë saqë i ka harruar obligimet fetare.
11. Plogështia në punën profesionale, si vonimi i shkuarjes në orarin e punës dhe dalja para kohës nga ajo.
12. Zvogëlimi i disa mëkateve dhe përshtatja me to si: rruajtja e mjekrës, zgjatja e pantallonave, ndërkohë që këto mëkate numërohen dhe llogariten tek ai.
13. Ndyrja e gjuhës si: fyerja, përgojimi dhe gënjeshtra.
14. Toleranca në mospërfilljen e obligimeve fetare, mungesa e sinqeritetit.
15. Padrejtësia, pa marrë parasysh si është bërë. Kujtojmë se keni të mira nëse nuk e veproni atë.
16. Mungesa në veprimin e disa punëve vullnetare si: lëmoshat e ndryshme, leximi i Kuranit, përdorimi i misvakut, falja e dy rekateve pas lindjes së diellit nga zeniti, ngritja për namaz të natës, teravitë, të ushqyerit e agjëruesit etj.
17. Harresa ndaj përfitimeve të mëdha si: përmendja e Allahut, lutjet e ndryshme për mëkatet e bëra, por shumë njerëz janë ndaluar prej këtyre punëve të mira.
18. Mosrespektimi i prindërve, gruas, fëmijëve dhe mospërfillja e të drejtave ndaj tyre, të cilat janë prej gjërave më të rëndësishme që shkaktojnë humbjen e ramazanit.
19. Injoranca ndaj vlerave të mëdha të ramazanit.
20. Harresa e përkujtimit të vdekjes.
Nëse dëshironi ta dini shërimin nga këto atëherë, përgjigjuni këtyre pyetjeve me sinqeritet të plotë:
- A lexon Kuran dhe a e bën atë hatme, të paktën një herë?
- A kujdesesh në kryerjen e namazeve në qetësi, frikrespekt dhe me xhemat?
- A i falë sunetet para dhe pas namazit?
- A mendon gjatë përgatitjes së ushqimit ndaj familjes se po e bëj për hir të Allahut?
- A ke dhënë lëmoshë dhe a e ke ushqyer të varfrit? Nëse thua po, atëherë, a meriton kjo që të lavdërohet?
- A kujdesesh në kryerjen e namazit të teravive me rregullat e tij?
- Sa orë fle në ramazan?
- Sa kaseta dhe CD të dobishme i ke dëgjuar?
- Sa orë ke ndenjur pa gjumë dhe çfarë ke vepruar gjatë këtyre orëve?
- Sa minuta i ke kaluar në falënderimin e Allahut dhe madhërimin e Tij?
- A je vetmuar në ndonjë vend dhe i ke ngritur duart tua në dua (lutje)?
- A ke prezantuar në ndonjë ligjëratë, në të cilën ka këshilla fetare, çështje të fikut dhe thirrje në rrugë të Allahut?
- A mundohesh ta respektosh gruan tënde dhe t'i ruash fëmijët në këtë muaj?
- A e ke pastruar shtëpinë tënde prej gjërave të urryera dhe, a e ke pastruar pasurinë tënde prej kamatës dhe harameve të ndryshme?
Ende vazhdon në jetë e hapur dera e pendimit, ndaj pendohu sa më herët se më vonë nuk të bëjë dobi pendimi.
Përgatiti: Erion Sula
29.09.2006
|