E shtunë, 28/12/2024, 01:18
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Shkolla e Ramazanit në prag të hapjes

Pas pak ditësh një shkollë do të hapë dyert e saj. Nëse kemi jetë, a do të arrijmë të regjistrohemi në këtë shkollë? Nëse regjistrohemi, a do të dalim prej saj me të suksesshmit dhe fitimtarët apo me humbësit dhe dështakët?
Kjo shkollë është shkolla e Ramazanit, shkolla e devotshmërisë dhe e Kuranit. Muaj i mëshirës dhe i faljes, i lirimit nga zjarri i xhehenemit. Vetëm pas pak ditësh umeti islam mirëpret këtë mik të dashur me një gëzim të jashtëzakonshëm dhe me kënaqësi të veçantë.

Çfarë kemi përgatitur në prag të këtij muaji madhështor? A kemi përgatitur qëllim dhe vendosmëri të sinqertë? A kemi hulumtuar në zemrat tona në mënyrë që të njihemi me vendosmërinë dhe sinqeritetin tonë?
Assesi nuk barazohet ai njeri, kujdesi dhe mendimi i të cilit në pritjen e Ramazanit nuk e tejkalon blerjen e gjërave dhe grumbullimin e ushqimeve me atë njeri kujdesi dhe meraku i të cilit është ushqimi i shpirtit dhe të menduarit rreth mënyrës së pastrimit dhe dëlirjes së shpirtit, se si t’i kthehet Allahut të Lartësuar në këtë muaj të bekuar.

Ky i fundit i thotë vetes: Si të përfitoj nga kjo stinë? Si të përgatitem e të planifikoj që të jem prej të liruarve nga zjarri, prej atyre për të cilët xheneti përmallohet, prej atyre që Allahu ua fal mëkatet e mëhershme?
S’ka dyshim se përgatitja për punë konsiderohet shenjë e suksesit dhe sinjal i sinqeritetit. Allahu i Lartësuar thotë: “Sikur ata të kishin dashur të dilnin me ty, do të ishin përgatitur.” (Teube, 46)

Nënshtrimi dhe respektimi i urdhrave patjetër duhet të përgatiten dhe t’u paraprijnë detyrave të shumta në mënyrë që ato të japin suksesin, veçanërisht në muajin Ramazan, për faktin se punët në të janë të shumëllojshme.
Prandaj, në lidhje me këtë, që nga ky moment themi: Bëje të sinqertë vendosmërinë tënde në respektimin e urdhrave dhe duke filluar nga Ramazani të krijosh një faqe të re e të bardhë, të mbushur me vepra të mira, të pastër nga mëkatet. Fudajli, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu dëshiron prej teje qëllimin dhe vullnetin tënd.”

Ne flasim rreth përgatitjes dhe planifikimit paraprak në mënyrë që të përfitojmë nga Ramazani. Rikujtoj së pari veten e pastaj edhe ju me këto gjëra:
1- Shpejto drejt pendimit të sinqertë, pendim i cili i plotëson kushtet e veta, dhe shpeshto kërkimin e faljes.
2- Mëso atë që konsiderohet e domosdoshme duke filluar nga kuptimi i agjërimit, dispozitat dhe normat e tij, rregullat dhe adhurimet në të, siç janë: itikafi, umreja, zekati i fitrit etj.
3- Bëhu i vendosur dhe ki ambicie të lartë për të shfrytëzuar muajin e Ramazanit me vepra të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur çështja (e luftës) është vendosur, do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut.” (Muhamed, 21) Gjithashtu thotë: “Sikur ata të kishin dashur të dilnin me ty, do të ishin përgatitur.” (Teube, 46)
Kujdesu për veprat më të mira dhe ato të cilat kanë shpërblim më të madh.
4- Merr një copë letër dhe bëj planin gjatë këtij muaji; plan në aspektin e kryerjes së veprave të mira në aspektin shkencor, shoqëror, në atë të davetit (thirrjes në rrugën e Allahut). Shkruaj se nga Kurani do të lexoj kaq pjesë; në aspektin e thirrjes do të marr pjesë në këtë veprimtari; do të lexoj këto libra etj. Shkruaj dhe kërkoje suksesin nga Allahu dhe dije se kush ka vendosur dhe e ka qëllimin, atij do t’i jepet ajo që e kërkon ose kompensim për të.
5- Angazhohu dhe bliji nevojat e festës së Bajramit që këto ditë ose në fillim të muajit Ramazan, në mënyrë që mos të të humbasin kohë dhe të të preokupojnë mendjen duke të të larguar nga adhurimet gjatë këtij muaji.
6- Nëse ke mundësi, bliji gjërat ushqimore për një muaj dhe përkushtoju adhurimit ndaj Zotit tënd dhe njëkohësisht mos harro edhe hisen nga kjo botë.
7- Kujto se muaji Ramazan, ashtu siç e ka përshkruar Allahu, është me ditë të numëruara. Është muaj i begatshëm, mirëpo shumë shpejt kalon. Gjithashtu, kujto se lodhja e cila rezulton nga angazhimi gjatë adhurimit vetëm pas pak ditësh kalon, mirëpo shpërblimi mbetet. Gjithashtu, momentet e dëfrimit dhe të pakujdesisë të atij që tregohet neglizhues kalojnë shumë shpejt, mirëpo mbeten mëkatet dhe gjurmët e tyre.
8- Agjëro Ramazanin, thirr në rrugën e Allahut, ushqeji agjëruesit, nevojtarët, kujdesu ndaj jetimit dhe ndaj të vejave.
9- Në fund, planifiko programin ditor për vepra të mira, duke filluar nga leximi i Kuranit, qëndrimi në xhami, ulja dhe qëndrimi me familjen, dhënia e sadakasë (lëmoshës), falja e namazit të teravive, kryerja e umres, itikafit dhe shumë punëve të tjera. Mos lejo që të vijë muaji i Ramazanit e ti të jesh i hutuar, duke u privuar kështu nga shumë mirësi e begati.

Lus Allahun të na mundësojë arritjen e muajit Ramazan!
 

Emir b. Muhamed El Medrij
Përktheu: Almedin Ejupi
29.8.2008

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/08/2009)
Klikime: 875 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024