E shtunë, 23/11/2024, 05:44
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Shtëpitë tona në Ramazan

Muaji i agjërimit dallohet për veçoritë e tij të shumta, të cilat dallojnë edhe muslimanin agjërues. Edhe shoqëria muslimane dhe shtëpitë e muslimanëve dallohen në këtë muaj falë veçorive të tyre dhe besimit (imanit).
Ato janë shtëpi në të cilat shpeshtohet leximi dhe dëgjimi i Kuranit dhe shtohen mirësitë e begatitë, ndërsa në ato shtëpi ku nuk lexohet Kurani, dhuntitë dhe mirësitë pakësohen.
Pa dyshim se të jetuarit me Kuran është një dhunti të cilën e njeh vetëm ai që e ka shijuar. Leximi i Kuranit sjell mbi lexuesin e tij dhuntitë dhe begatitë e Allahut. Dëgjimi i tij është frikërespekt dhe mosndërprerje e lidhjes me fjalët e Allahut Fuqiplotë. Muhamed bin Ka’bi thoshte: “Lexuesin e Kuranit e dallonim nga verdhësia në fytyrë”, duke aluduar për pagjumësinë e tij dhe angazhimet në adhurime. I është thënë njërit prej tyre: “ A s’po fle?” Është përgjigjur: “Mrekullitë e Kuranit kanë bërë që të më largohet gjumi dhe sa herë që dal nga një mrekulli, vetëm se më del mrekullia tjetër.”

Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi në të cilat ushqehen të varfrit, ruhen lidhjet familjare, sidomos në këtë muaj, kur shtohet furnizimi i besimtarit. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush ushqen një agjërues, fiton shpërblimin sa të tij, duke mos iu pakësuar shpërblimi agjëruesit.” Të pranishmit i thanë: “ O i Dërguar i Allahut, secili prej nesh s’ka mundësi ta ushqejë agjëruesin.” Ai u tha: “Allahu ia jep këtë shpërblim atij që i jep agjëruesit qoftë edhe një gotë qumësht, një hurmë ose edhe një gotë ujë.”

Me të ushqyerit e të tjerëve agjëruesi musliman fiton një pozitë të lartë. Me këtë ai arrin pastrim të pasurisë së vet dhe sjell begati në shtëpinë e tij. Përmes kësaj vepre arrihet ndihmesa e agjëruesve në agjërimin e tyre dhe njëkohësisht realizohet vizita dhe dashuria e ndërsjellë mes muslimanëve dhe ruajtja e marrëdhënieve mes tyre, vecanërisht nëse agjëruesit janë të afërm. Pra, muslimani në të njëjtën kohë fiton dy shpërblime: të ushqyerit e agjëruesit dhe ruajtjen e marrëdhënieve familjare.

Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi në të cilat përmendet e madhërohet Allahu, shtohen lutjet drejtuar Tij si dhe shpresohet pranimi i tyre. S’ka gjë më të ndershme tek Allahu sesa lutja (duatë), ndërsa kohët më të vlefshme të lutjeve për agjëruesin janë pikërisht në Natën e Kadrit, në kohën e syfyrit dhe gjatë iftarit.

Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi nga të cilat dalin lëmoshat (sadakatë) për të varfërit dhe nevojtarët. Sadakaja më e vlefshme është ajo që jipet ne Ramazan, kurse bashkimi mes agjërimit dhe sadakasë është dera më e mirë për shlyrjen e mëkateve dhe ruajtjen nga zjarri i xhehenemit. Këto janë vepra që të shpiejnë në xhenet. Në xhenet ka vendbanim pë rata që flasin mirë, për ata që ushqejnë të tjerët dhe që vazhdojnë agjërimin e nuk e ndërpresin atë.
Duke qenë se agjërimi në shumicën e rasteve nuk shpëton nga ndonjë mangësi ose gabim, shlyerja e mëkateve është e kushtëzuar nga kujdesi dhe ruajtja nga veprat dhe fjalët e padobishme, kurse sadakaja mbulon mangësitë dhe gabimet. Prandaj, pikërisht për këtë qëllim, në këtë muaj është përligjur dhe obliguar sadaka fitri, pastrami për agjërimin nga të kotat e të ligat. Me këtë veprim realizohet edhe synimi i shoqërisë muslimane, meqë rast i pasuri përjeton ndjenjat e të varfërit dhe në këtë mënyrë muslimanët bëhen si një fortifikatë e fortë, duke mos lënë vend për urrejtje, për zili e për përcarje, ngase i pasuri e ndihmon të varfërin dhe ky i fundit lutet për të, që të ketë begati në pasurinë dhe në furnizimin e tij.

Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi në të cilat nuk dëgjohet muzika, nuk dëgjohen veglat instrumentale e as të këqijat e tjera, kështu që edhe veshët e muslimanëve agjërojnë nga të dëgjuarit e fjalëve të këqija. Ata bëjnë iftar me dëgjimin e Kuranit, me përmendjen e Allahut dhe me fjalët e mira pasi muslimani e di përgjegjësi e të dëgjuarit: “…pse të dëgjuarit, të parit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (Isra, 36).

S’ka dyshim se ato shtëpi, pronarët e të cilave janë të dhënë pas dëgjimit të të këqijave ose të shikimit të tyre edhe pse janë agjërueshëm, janë vendbanime të djajve (shejtanëve), të cilat luajnë me zemrat dhe mendjet e këtyre njerëzve dhe kanë zgjatur litarët dhe rrjeta e tyre.

“Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur i turpshëm.” (Lukman, 6)

Ato janë shtëpitë nga të cilat del mëshira, dashuria, sjellja e dobishme për njerëzit dhe bashkimi i muslimanëve rreth sofrës së iftarit.
Ato janë shtëpi që falenderojnë Allahun për begatitë dhe dhuntitë e panumërta, e falenderojnë Atë që u ka dhuruar besimin (imanin) dhe ssuksesin në respektimin e urdhrave të Tij. Për këtë arsye, mëshira është njëra nga vecoritë e shtëpive të muslimanëve në këtë muaj. Mëshira dhe dashuria janë cilësi të pandashme të agjëruesit të sinqertë gjatë agjërimit. Zemra e tij, e cila është pastruar nga uria, nga leximi i Kuranit dhe nga përmendja e Allahut, kaplohet nga mëshira dhe nga dashuria ndaj njerëzve.

Vëlla i nderuar!

Shtëpitë tona në Ramazan janë shtëpi që i ka pastruar agjërimi, falja e namazit dhe durimi (sabri) ndaj adhurimeve të Allahut. Ato janë të stolisura e të zbukuruara me moral islam.
 

Përktheu: Almedin Ejupi
29.8.2008

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/08/2009)
Klikime: 1092 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 Haxhere  
0
Selam alejkum All-llahu te shperbleft per ket shkrim vertet shumm shumm i mir

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024