E shtunë, 28/12/2024, 01:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin

Po përmendim njëzet shkaqe që kanë të bëjnë me femrën, por ndoshta edhe mashkulli merr pjesë në disa prej tyre.
1. Harresa e bërjes nijet (vendosshmërisë) e cila shkakton humbjen e shpërblimit, pasi për atë qëllim e ke lënë ngrënien, pijen dhe je larguar nga kënaqësitë, vetëm për hir të Allahut, siç ka ardhur në hadithin kudsij: "Agjërimi është i Imi dhe vetëm unë shpërblej për të."
2. Pakujdesia ndaj namazeve, vonimi i kohës së tyre dhe kryerja me përtaci.

3. Pagjumësia, e cila është prej shkaqeve më të mëdha që shkakton humbjen e ramazanit. Disa gra rrinë me motrat e tyre duke u marrë me thashetheme, e ndoshta kjo bisedë zgjat deri në kohën e syfyrit, pesë orë a më tepër duke bërë biseda të kota.

4. Shumimi i plogështisë- harresës, gjumit, dhe përtacisë. P.sh: Nëse fle natën orë të tëra, pastaj ulet pas namazit të sabahut në xhami duke e përmendur Allahun, gjoja është bërë shpirtmirë dhe e zellshme.

5. Humbja e kohës duke përgatitur ushqimin. Gruaja është e falënderuar dhe e shpërblyer për atë që ua përgatit agjëruesve, mirëpo mundet ta shkurtojë kohën e saj në kuzhinë gjatë përgatitjes së ushqimit.

6. Dëgjimi i muzikës duke agjëruar. Si ka mundësi që nuk ndien shijen e dëgjimit të Kuranit, por dëgjon muzikën e shejtanit?!

7. Shikimi i televizorit dhe filmave serial, sa që ka harruar netët e vlefshme të ramazanit.

8. Leximi i gazetave apo revistave të ndryshme, kur dihet se selefët (të parët tanë) e kanë lënë shkencën e hadithit dhe kërkimin e diturisë në muajin e ramazanit.

9. Vonimi i punëve dhe lënia e tyre pas dore. Kjo sëmundje na i ka këputur jetët edhe në muajin më të vlefshëm, madje edhe në natën e kadrit nuk shërohemi nga ajo. P.sh: Femra dëshiron që të lexojë Kuran pas namazit të sabahut, por e ndjen veten të lodhur gjatë qëndrimit natën, gjithashtu edhe pas drekës e lodhur, e pas ikindisë e zënë në kuzhinë duke përgatitur ushqimin, e përsëri natën ulet me të afërmet e saj në bisedat që ato i quajnë të ‘domosdoshme’.

10. Dalja në tregje në të cilat ka provokime të epshit dhe me këtë rast i humb të mirat të cilat i ka grumbulluar dhe vepruar gjatë ditëve të ramazanit.

11. Zbulesa, kozmetika, veshja e hollë dhe e qëndisur me fije ari ose argjendi, perçja e gjerë ku sytë janë të zbuluar, si dhe aromat e ndryshme të parfumit. Atëherë ç'mendon në pranimin e agjërimit të saj?

12. Telefoni dhe për fat të keq edhe interneti. I sheh disa motra që humbin kohë të gjatë duke biseduar biseda të kota.

13. Përgojimi dhe thashethemet. Ruaje gjuhën motër dhe mos e prish agjërimin tënd. A agjëron ajo e cila ka ngrënë mishin e njerëzve (me përgojim) dhe ka marrë nëpër këmbë nderin e tyre?!

14. Plogështia në punë duke u argumentuar se jam e lodhur.

15. Mos edukimi i fëmijëve, ku gjithë natën luajnë e ditën flenë dhe ju humb namazi.

16. Sjellja jo e mirë e disa prej motrave. Tek to vërehet hidhërimi i shpejtë dhe fyerja, e me këto vepra e humb agjërimin e saj dhe shpërblimin e tij.

17. Lakmia dhe koprracia e tepërt, si dhe mosdhënia lëmoshë në ramazan, pasi veçimi i tyre është vlera e kohës dhe u ndihmon agjëruesve në respektim më të mirë ndaj Allahut, sepse bashkimi i agjërimit dhe lëmoshës janë dy cilësi që nëse i posedon, e meriton xhenetin.


18. Namazi i teravive. Mos u çudit që ky namaz mund të jetë shkak në humbjen e ramazanit. Po i përmendim disa shkaqe:

- Dalja e disa grave të zbuluara.

- Hipja në veturë (taksi) dhe vetmia e saj me shoferin, i cili e ka sjellë deri në xhami.

- Shoqërimi i fëmijës, i cili është në gji, gjë që u shkakton zhurmë të pranishmëve të cilët janë duke u falur.

- Ulja pas faljes së dy rekateve për biseda të ndryshme të dynjasë, derisa është afruar rukuja, atëherë ngrihet dhe e bën rukunë me xhemat.

- Rreshtimi i safit të grave dhe mos drejtimi i tij.

- Përzierja e burrave dhe grave gjatë daljes nga xhamia.

19. Menstruacionet, nga të  cilat nuk ka dyshim se gruaja lirohet nga namazi, por jo nga përmendja e Allahut, falënderimi i tij, si dhe shërbimi ndaj agjëruesve.

20. Pëlqimi i vetvetes se ajo është më e bukur dhe më e vlefshme se gratë e tjera.

Nëse dëshironi ta dini shërimin nga këto atëherë, përgjigjuni këtyre pyetjeve me sinqeritet të plotë:

- A lexon Kuran dhe a e bën atë hatme, të paktën një herë?

- A kujdesesh në kryerjen e namazeve në qetësi, frikrespekt dhe me xhemat?

- A i falë sunetet para dhe pas namazit?

- A mendon gjatë përgatitjes së ushqimit ndaj familjes se po e bëj për hir të Allahut?

- A ke dhënë lëmoshë dhe a e ke ushqyer të varfrit? Nëse thua po, atëherë, a meriton kjo që të lavdërohet?

- A kujdesesh në kryerjen e namazit të teravive me rregullat e tij?

- Sa orë fle në ramazan?

- Sa kaseta dhe CD të dobishme i ke dëgjuar?

- Sa orë ke ndenjur pa gjumë dhe çfarë ke vepruar gjatë këtyre orëve?

- Sa minuta i ke kaluar në falënderimin e Allahut dhe madhërimin e Tij?

- A je vetmuar në ndonjë vend dhe i ke ngritur duart tua në dua (lutje)?

- A ke prezantuar në ndonjë ligjëratë, në të cilën ka këshilla fetare, çështje të fikut dhe thirrje në rrugë të Allahut?

- A mundohesh ta respektosh burrin tënd dhe t'i ruash fëmijët në këtë muaj?

- A e ke pastruar shtëpinë tënde prej gjërave të urryera dhe, a e ke pastruar pasurinë tënde prej kamatës dhe harameve të ndryshme?

Ende vazhdon në jetë e hapur dera e pendimit, ndaj pendohu sa më herët se më vonë nuk të bëjë dobi pendimi.

Përgatiti: Erion Sula

29.09.2006

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/08/2009)
Klikime: 3884 | Komentet: 13 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 11
11 arta  
0
feja islame esht shum feja e mir

10 egzona  
0
Selam Alejkum Elhamdulila qee shtoni interesimin qee qdo here tee kemi diqka te re edhe tee dobishme perr muslimanet .ALL-LLAHU te shperbleft me xhenet perr kete kshillaa per prishjen e ramazanit .Inshalla jena prej robve te devotshum edhe na fal ALL-LLAHU gabimett qe i bajna edhe na i pranon Agjerimin .Es-selam Alejkum

9 sevimi  
0
une me sa e di falja e namazit me gjemat nuk eshte e obliguar per femra pse te na e prishe ramazanin falja e namzit ne shtepi esselam alejkum te gjithe musmimaneve

7 albana  
0
ani vellezer musliman.po cfar vllau e kam une arapin.vellezer i kam shqiptaret musliman apo katolike qofshin.qka jeni bastardhu me fe e me gjana abstrakte

8 Argjendi  
0
albana na nuk po ta kushtezojme ty vellazerimin me kedo qoft, e sa per ne vellezer jan te gjith ata qe e besojn vetem nje Zot dhe e pranojn Muhammedin si te derguar te Tij, edhe ne qoft se eshte arab, grek, serb kinez portugez apo qfaredo nacionaliteti pas aj eshte vella i yni, ne nuk jemi racista e as nacista, mbi te gjitha jemi njerez

5 jeta  
0
Shum flm per keto keshilla fetare.....Allahu ju meshiroftt...

6 Argjendi  
0
amin edhe juve

3 BLERIME  
2
Selamu Alejkum paqa dhe meshira e All-llahut qoft me ne, dhe gjith muslimanet kudo qe jan...inshallah gjith muslimaneve kudo qe jemi na hapet dera e pendimit,dhe drejtimit ne rrug te drejt,e ajo rrug e drejt padyshim qe esht rruga e All-llahut...se vertet esht e ndritur feja jon islame.Me ndihmen e All-llahut te mbrohemi nga kurrthet e shejtanit dhe haramit...ju pergezoj vella per keto tema,paqa dhe meshira e te Madherishmit qofshin me ne,dhe gjith muslimanet kudo qe jan.

2 havaa  
0
selamu alejkum

4 shpend-xhelili  
0
alejkum selam moter
Allahu ju shperbleft

1 Mirjeta  
0
Selam alejkum vallla ishalla Zotii na fal t kqijat qe ii bojm na sii domos gjinia Femroree o Zoot ishalla na fal gabimet qe i kem bo edhe me qellim edhe pa qellim::(

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024