E shtunë, 23/11/2024, 05:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Karakteristikat e muajit Ramazan

Karakteristikat e muajit Ramazan

Prej karakteristikave të muajit të shenjtë Ramazan janë:
-Zbritja e Kuranit në këtë muaj, siç thotë Allahu i Lartësuar:
"(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)..."
(Kuran, 2: 185)
Pra, Kurani është ligji këtij umeti, është libër i qartë, në të është premtimi, dënimi dhe shpërblimi, është udhëzues për të devotshmit, është dritë për atë që punon sipas tij, për atë që urdhëron në hallall dhe ndalon nga harami, është dallues  i së vërtetës dhe së kotës, është fjalë e sigurt e nuk është lojë për t’u argëtuar. Pra, duhet ta kemi parasysh dhe t'i kushtojmë një përkushtim të veçantë, duke e lexuar dhe duke e mësuar përmendësh, duke medituar, duke punuar e vepruar me të në jetën tonë të përditshme.
-Hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen (mbyllen djajtë) shejtanët, siç thotë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Kur fillon Ramazani, hapen dyert e qiellit e mbyllen dyert e xhehenemit (zjarrit) dhe lidhen shejtanët." Në një transmetim tjetër thuhet:
"Kur të vijë Ramazani, hapen dyert e xhenetit."
-Shumëfishohen të mirat.
-Arrihet shpërblimi i agjëruesit dhe i atij që jep iftar, siç thotë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Kush i jep iftar një agjëruesi, fiton të mira sa ai, pa iu pakësuar (agjëruesit)
shpërblimi."
-Në këtë muaj është një natë e cila është më e mirë se 1000 (një mijë) muaj, është një natë e bereqetshme, kur Allahu i shkruan gjërat që do të ndodhin gjatë një viti. E, kujt i humb kjo natë, ai ka humbur shumë, ndërsa ai i cili e arrin këtë natë dhe e kalon në ibadet ndaj Allahut, i përkushtuar dhe me sinqeritet, Allahu do t'ia falë mëkatet, siç thotë i Dërguari salallahu alejhi ue selem:
"Kush ngrihet Natën e Kadrit duke e madhëruar Allahun, do t’i falen mëkatet e tij."
Sa punë e vogël, por shpërblim i madh prej Allahut! Si të mos jetë kështu, kur dihet se Allahu posedon të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
-Zbritja e shumtë e engjëjve, siç thotë Allahu i Lartësuar: "Zbresin melekët dhe (Xhibrili)
me lejen e Allahut..."
-Ngrënia e syfyrit, e cila është një veçori e agjërimit tonë nga agjërimet e popujve të mëparshëm. Në të ka shumë të mira, sikurse na ka treguar i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Dallimi mes agjërimit  tonë dhe agjërimit të ehlu kitabit është ngrënia e syfyrit."
Gjithashtu, i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë:
"Hani syfyr, se më të vërtetë në të ka bereqet."
-Në këtë muaj ka ndodhur lufta e Bedrit, lufta në të cilën kanë zbritur melekët për të luftuar në anën e besimtarëve. Kjo luftë ishte fitore e qartë e besimtarëve dhe humbje zhgënjyese e mushrikëve.
-Në këtë muaj kryerja e umres është e barabartë me kryerjen e obligimit të haxhit me të Dërguarin salallahu alejhi ue selem, siç e shohim në dy seleksionet e vërteta (Buhariu dhe Muslimi) se i Dërguari salallahu alejhi ue selem thotë: "Kryerja e umres në Ramazan është e barabartë sikurse haxhi." Ndërsa në transmetimin tjetër thuhet "
Sikurse haxhi me mua."
-Ky muaj është shkak i shlyerjeve të mëkateve, siç thotë i Dërguari salallahu alejhi ue selem:
"Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë fshirje mëkatesh, nëse largohesh nga mëkatet e mëdha."
-Në këtë muaj është namazi i teravisë, të cilin e falin burra, gra e fëmijë, të cilët mblidhen vetëm në këtë muaj e jo në muajt e tjerë për të falur namazin e teravisë.
-Prej karakteristikave të muajit Ramazan është se Ramazani është një prej kushteve të Islamit. Nuk pranohet Islami i një njeriu nëse ai mohon Ramazanin. Pra, ai i cili e refuzon dhe nuk e beson obligueshmërinë e tij, është jobesimtar (kafir). Thotë Allahu i Lartësuar: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm."
(Kuran, 2:183)
Dhe ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Është ngritur Islami mbi pesë shtylla, ndër to: …agjërimi i muajit të Ramazanit…”
-Në këtë muaj njerëzit janë më bujarë dhe këtë e vërejmë edhe në vendin tonë, ku shohim se besimtarët japin lëmoshë më shumë se herët e tjera. Tregohet nga Abdullah ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se kish thënë: " I Dërguari
ishte njeriu më bujar. E, më bujar ishte gjatë muajit të Ramazanit."
-Në këtë muaj shtohen të mirat dhe ata që bëjnë mirë, mbushen xhamitë dhe shumëfishohen të mirat. Po a thua vallë, pse nuk vëmë mend e pendohemi që këtë rrugë ta vazhdojmë edhe gjatë muajve të tjerë e jo vetëm në Ramazan? Oh, sa popull i ligë është ai që e njeh Allahun vetëm gjatë muajit të Ramazanit!

-Në këtë muaj ka ndodhur çlirimi i Mekës dhe pas këtij çlirimi Islami mori hov në lindje e perëndim, e ndihmoi Allahu të Dërguarin e Tij dhe njerëzit hynin në fe tufa-tufa. I Dërguari salallahu alejhi ue selem atëherë arriti ta largojë shirkun dhe idhujt që gjendeshin në Mekë. Meka u shndërrua në qytet islam. Dhe kështu vazhdoi çlirimi i vendeve tjera në ç'do kënd të botës.


Përktheu: Eroll Rexhepi
Vazhdon
28.9.2007

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/08/2009)
Klikime: 971 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024