E shtunë, 23/11/2024, 05:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Muaji i Ramazanit, muaji i durimit dhe i përkujdesjes

Kur flasim për Ramazanin, na shkon mendja te agjërimi. Ramazani është një muaj i veçantë dhe si i tillë duhet të përjetohet në mënyrë të veçantë. Ai është i veçantë se në këtë muaj filloi shpallja e Kuranit, është i veçantë se në këtë muaj djajtë kyçen në pranga, është i veçantë sepse engjëjt në këtë muaj lirohen nga detyra e caktimit të shpërblimit dhe shpërblimi jepet nga i Plotfuqishmi, nga Allahu. Për të gjitha këto, e shumë të tjera, muaji i Ramazanit mund të quhet edhe muaji i dritës, i mëshirës, i durimit, prandaj edhe duhet përjetuar në mënyrë të veçantë.
Muslimanët në këtë muaj duke agjëruar vishen me një natyrë të re. Asnjë gjallesë tjetër nuk mund të dalë jashtë natyrës së vet e nuk mund të kalojë disa kufij të caktuar, ndaj dhe ky muaj i bekuar ka dhe meritën e shfaqjes së epërsisë njerëzore, të dallimit të njeriut nga kafsha, duke u unifikuar me engjëjt, për të cilën i jemi mirënjohës Allahut.

Ramazani, muaji i durimit

I Dërguari ynë i dashur na ka vënë në dijeni se muaji i Ramazanit sjell shumë përfitime dhe bekime; midis të tjerave ai është muaji i bamirësisë, i udhëzimit, i shpalljes së Kuranit, i paqes, i lumturisë, i gëzimit, i faljes, i pendimit, i durimit dhe i shumë të mirave të tjera. Për ata që janë të durueshëm gjatë Ramazanit, do të jepet shpërblimi më i madh.

Një njeri që është i gatshëm të jetë i durueshëm, duke mos ngrënë kur është i uritur, duke mos pirë kur është i etur, një njeri i tillë është fisnik. Nëse ky njeri i bën të gjitha këto me besim dhe bindje ndaj Allahut, ai meriton të shpërblehet nga Krijuesi. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kushdo që agjëron Ramazanin me besim të plotë dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e mëparshme.”1
Koncepti i ushtrimit të vetvetes nga vetvetja pa mbikëqyrjen e dikujt është gjithashtu një akt fisnik. Të privosh vetveten nga gjërat esenciale të jetës nuk është një akt i lehtë. Vetëkontrolli dhe vetëpërmbajtja kërkon një personalitet të fortë. Një njeri që mund ta përmbajë vetveten nga gjërat esenciale të jetës për disa kohë dhe këtë e bën për hir të dashurisë për Allahun, meriton një shpërblim nga Krijuesi.
Gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit, muslimanët mësohen të kontrollojnë emocionet e tyre dhe të kenë durim. Edhe nëse dikush përpiqet t’i nxitë ata apo t’i fyejë, ata duhet të kontrollojnë egon e tyre dhe të sillen normalisht.
Ky program vetushtrues gjatë këtij muaji ka një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme. Ekzistojnë disa lloje durimi, të cilat mund të përmblidhen në dy grupe
:
-
durim ndaj të gjitha llojeve të provave dhe shqetësimeve që shkaktohen nga humbja e pasurisë, e jetës, e shëndetit, e pozitës, e punës, e njerëzve të dashur etj.,
-durim ndaj të gjithë llojeve të dëshirave, siç janë ato për të fituar pasuri, gra, pozitë, famë etj..

Në të gjitha rastet, agjëruesi duhet të jetë i durueshëm dhe të falënderojë Allahun.
Durimi është i nevojshëm për secilin prej nesh. Ai përfaqëson një kurs trajnimi për të ushtruar vetveten.

Ramazani, muaji i përkujdesjes

Muaji i Ramazanit ka shumë bekime nga Allahu. Ndër to, ai është i njohur edhe si muaji i përkujdesjes; të përkujdesesh për të tjerët ashtu siç përkujdesesh për veten dhe të ndash me të tjerët lumturinë dhe brengosjen.
Gjatë këtij muaji ne duhet të ndajmë ushqimin tonë me të tjerët, duhet të ndihmojmë të varfrit dhe nevojtarët. Gjatë këtij muaji është mirë të ndajmë zekatin, që e kemi për detyrë.
Të përkujdesesh është një gjë, por të ndash mjerimin me të tjerët është diçka tjetër. Përkujdesja është një akt fisnik i besimtarit, por ndarja e përgjegjësisë për të zvogëluar gjendjen e mjerueshme është gjithashtu rrjedhim i përkujdesjes. Gjatë këtij muaji muslimanët përpiqen të bëjnë më të mirën për të tjerët. Le të përmendim hadithin i cili përmban dialogun që do të zhvillohet mes Allahut dhe kujtdo prej nesh në Ditën e Kiametit.

“O biri i Ademit, Unë isha i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: “O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botëve?” Allahu do të thotë: “A nuk e dije se një ndër robërit e Mi ra i sëmurë e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nëse e vizitoje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve!” Njeriu do të thotë: “O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botëve?” Allahu do t’i thotë: “A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi ushqim e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: “O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botëve?” Allahu do të thotë: “A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e Mi ujë e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t’i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai!”
2


Të përkujdesesh për të tjerët do të thotë të shpenzosh kohë, përpjekje, njohuri, energji, para. Kjo kërkon njerëz me zemër të madhe, të cilët vullnetarisht përfshihen në kryerjen e veprave të tilla fisnike.
Mbani mend se çdo vepër e mirë që bëni, do të ketë shpërblim.
 

Përgatiti: Almedin Ejupi
14.9.2007

1Shënon Buhariu dhe Muslimi.
2 Shënon Muslimi.

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/08/2009)
Klikime: 890 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 zekman  
0
mir se na vjen ramazan

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024