E premte, 19/04/2024, 09:13
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukimi i fëmijëve

Të drejtat e fëmijëve
Të drejtat e fëmijëve
 
 
Ashtu siç janë urdhëruar fëmijët që t'u binden prindërve të tyre, ashtu edhe prindërit janë të obliguar që t'i respektojnë e t'i zbatojnë detyrat dhe obligimet që i kanë ndaj fëmijëve të vet. Në mesin e detyrave të prindërve kundrejt fëmijëve, krahas dashurisë, trajtimit xhentil, dhembshurisë e përkrahjes, duhet të përfshihet edhe kujdesi e edukimi i tyre, rrënjosja e vlerave të mira tek to e kështu me radhë. Pikërisht, me ardhjen e një fëmije në këtë botë, atij apo asaj duhet t'i vihet emër i mirë (musliman).
 
Në fakt, emri duhet t'i vihet pasi t'i thuhet Emri i All-llahut, gjegjësisht ezani në vesh (Për më tepër, ezani në veshin e djathtë dhe ikameti në të majtin). Sipas një hadithi që e thotë Pejgamberi alejhi selam, na bëhet e qartë se arsimimi është i detyrueshëm për të gjithë besimtarët, qofshin ata meshkuj apo femra, e si pasojë, prindërit janë të obliguar që t'u japin edukim fetar të mirëfilltë si dhe t'u sigurojnë edukim profesional. Për më tepër, fëmijëve duhet detyrimisht t'u mësohet edhe shtylla e fesë - namazi.
 
Prej të gjitha karakteristikave që fëmijët më së shumti i trashëgojnë prej prindërve të vet është sjellja e mirë! Prandaj, sjellja e mirë duhet t'u rrënjoset atyre qysh nga fillimi (i zhvillimit të tyre). Kur ata e arrijnë kohën e martesës, është detyrë e prindërve që t'i martojnë fëmijët e vet. Prindërit gjithmonë duhet ta lusin All-llahun e Lartësuar që fëmijët e vet të jenë në mirëqenie, po madje edhe pasi të hyjnë në pubertet, pasi të pavarësohen e pasi të martohen dhe nuk duhet t'i mallkojnë a ta lusin Zotin që ata t'i kapë ndëshkimi.

Në mesin e fëmijëve, mirëmbajtja dhe edukimi i vajzave është më i theksuar në qëndrimin dhe literaturën islame. Islami, pra, ishte ai që e hoqi traditën e ligë që femra të mbytet, gjë e cila mbizotëronte në arabët paraislamikë, të cilët shqetësoheshin kur dëgjonin se bashkëshortja a tyre ka lindur vajzë dhe, si rrjedhojë, e varrosnin të gjallë. Vrasja apo mbytja e fëmijëve në fenë islame është cilësuar si mëkat i madh! Më tej, Islami e ka ngritur femrën në pozitën e mashkullit, rrespektivisht, ka qëndrim të barabartë para të dyve. Për më tepër, ëmbëlsia dhe trajtimi i mirë që tregohet ndaj vajzave (nga ana e prindërve) meriton shpërblim më të madh nga i Lartësuari.

Investimet dhe përpjekjet që bëhen me qëllim që fëmijët të mirëmbahen sa më mirë dhe të kenë edukim sa më të mirëfilltë cilësohen si më merituese në arritjen e kënaqësisë së All-llahut të Madhërishëm sesa të dhurosh në rrugë të Tij apo të lirosh një rob. Sipas Ligjit islam të trashëgimisë, fëmijëve u takon e drejta e pronës së parashkruar nga prindërit e tyre, që, pas vdekjes, ata mund ta shfrytëzojnë atë pasuri.

 

Argumente nga Kur'ani

1) "Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është në rregull!..." (Kur'an, 2: 233).

2) "All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma!..." (Kur'an, 4: 11).

3) "Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh!" (Kur'an, 17: 31).

 

Argumente nga Sunneti

1. Ejub ibën Musa rrëfen nga babai i tij, e ky nga gjyshi i vet (All-llahu i mëshiroftë të gjithë!) se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Prindi nuk mund t'i japë fëmijës së vet gjë më të mirë se edukata e mirë!". [Transmeton Tirmidhiu]

2. Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Gjithsecili që mirëmban dy vajza derisa ato ta arrijnë moshën e pjekurisë, unë do të jem me atë si këta dy gishta!" (duke folur, e bashkoi gishtin tregues me gishtin e mesëm). [Transmeton Muslimi]

3. Xhabir ibën Semura (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Edukata e mirë që ia mëson prindi birit të vet është më e dobishme për të sesa të japë një sa'a (sasi e caktuar ushqimi) lëmoshë!". [Transmeton Tirmidhiu]

4. Auf ibën Maliku (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Në Ditën e Gjykimit do të jemi të afërt si këta dy gishta unë dhe ajo grua që është lënë nga bashkshorti i saj, megjithëse ajo ka pasur bukuri dhe nder si dhe shumë i afërt do të jem edhe me atë grua që e obligon vetveten për t'i rritur dhe edukuar fëmijët jetimë derisa këta të bëhen të zotët e vetvetes!". [Transmeton ebu Davudi]

5. Ibën Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Nëse ndonjëri prej jush ka një vajzë dhe nuk e varros të gjallë, nuk e trajton me padrejtësi dhe nuk mban preferencë më të madhe ndaj fëmijëve meshkuj që i ka, All-llahu i Lartësuar do ta pranojë atë në Xhennet!". [Transmeton ebu Davudi]

6. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e mori Hasanin (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe e puthi në faqe përderisa aty ishte prezent Ekra ibën Habithi. Pas kësaj, Ekra tha: "Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjëherë s'e kam puthur asnjërin!". Pejgamberi alejhi selam ia dha një vështrim dhe më pas i tha: "Nuk do të shfaqet butësi ndaj atij që nuk është i butë!". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

7. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se një njeri erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe i tregoi se e kishte një dinar, e Pejgamberi alejhi selam i tha: "Shpenzoje për veten tënde!". Kur i tha se e kishte edhe një, ai ia ktheu: "Shpenzoje për fëmijët tu!". Për të tretën herë që e informoi se edhe një e kishte, Pejgamberi alejhi selam i tha: "Shpenzoje për bashkshorten tënde!". Në të katërtën herë, i tha: "Shpenzoje për shërbëtorin tënd!". Kur i tha se e posedonte edhe dinarin e pestë, Pejgamberi alejhi selam i tha: "Ti di më mirë ku duhet ta shpenzosh këtë!". [Transmeton ebu Davudi dhe Nisai]

8. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgmaberi alejhi selam ka thënë: "Sa i përket dinarit që e ke dhënë në rrugë të All-llahut, atij që e ke dhënë për ta liruar ndonjë rob, atij që ia ke dhënë një nevojtari si lëmoshë dhe dinarit që e kë dhënë (shpenzuar) në familjen tënde - më së shumti do të shpërblehesh për atë që e ke dhënë në familjen tënde!". [Transmeton Muslimi]

 


 

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 13.01.2008
Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam
Autor: Muhammed el-Kudri

Kategori: Edukimi i fëmijëve | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 2199 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024