E enjte, 26/12/2024, 16:18
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Zekati shtyllë e islamit

Zekati shtyllë e islamit
 
Shkruar nga Fexhrie Kaçiu

Zekati nuk është thjesht një detyrim fetar, ai gjithashtu është një sprovë e madhe për besimtarin duke ditur lidhjen natyrale të njeriut me pasurinë dhe pronën e tij.
Zekati është obligim për muslimanët dhe njëra prej pesë shtyllave të Islamit. Ai është ibadet – adhurim që i kushtohet Allahut, xhele shanuhu, dhe njëkohësisht është institucion mjaft i rëndësishëm për muslimanët.

Nga ana gjuhësore, Zekat do të thotë: rritje dhe shtim, ndërsa nga ana e terminologjisë së legjislacionit Islam, do të thotë: adhurim i Allahut duke nxjerrë një të drejtë të detyrueshme prej pasurisë personale, për një grup të veçantë njerëzish dhe në një kohë të caktuar. Termi i zekatit rrjedh nga rrënja e foljes arabe me kuptimin të shtosh, të pastrosh dhe të bekosh.
Për rëndësinë e tij flet vetë fakti se zekati është përmendur në 28 ajete kuranore bashkë me namazin:“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur me njëri-tjetrin; urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja; falin namazin dhe japin zekatin; respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët Allahu do t’i mëshirojë...”. (Et-Teube: 71)
”E nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zekatin atëherë ata janë vëllezërit tuaj në fë.” (Et-Teube: 11)
Gjithashtu, Pejgamberi, (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Paguaj zekatin nga pasuria jote, se me të vërtetë ai është një pastrues që të pastron, bëhu ji i sjellshëm me të afërmit e tu dhe prano të drejtat e të varfërve, të fqinjve dhe të lypësve!”
“Çdokush që Allahu e ka pasuruar dhe ai nuk paguan zekat nga pasuria e tij, në Ditën e Gjykimit pasuria e tij do të kthehet në një gjarpër helmues, i shogët me dy njolla të zeza mbi sytë e tij. Gjarpëri në Ditën e Gjykimit do ta rrethojë qafën e tij dhe do t’ia kafshojë faqet duke i thënë: Unë jam pasuria dhe thesari yt.”
Zekati nuk është thjesht një detyrim fetar, ai gjithashtu është një sprovë e madhe për besimtarin duke ditur lidhjen natyrale të njeriut me pasurinë dhe pronën e tij. Ky është edhe shkaku përse Allahu, xhele shanuhu, ka radhitur zekatin, i cili përfaqëson sprovën materiale më të madhe të njeriut, pas detyrës së faljes së pesë kohëve të namazit.
Ai që paguan zekatin, duhet ta paguajë atë për hir të Allahut, pasi ta vendosë në mendje dhe në zemër që zekati është një obligim që duhet kryer.
Pejgamberi, (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: ”Jepini të varfërve Zekatin edhe sikur ai të arrijë njëqind deve”, që do të thotë se nuk është shumë e dobishme që Zekati t’i ndahet shumë njerëzve në pjesë të vogla në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre të çastit, por e rëndësishme është që një i varfër të kthehet në një të pasur në mënyrë që të shtohet edhe një i pasur, i cili vitin tjetër do të jepte e nuk do të merrte zekat.
Pra, kush e mohon zekatin duke e ditur se është obligim është i dalë nga feja Islame. Ndërsa, kush heziton në dhënien e tij apo pakëson nga sasia që duhet dhënë është nga mizorët, dhe kjo gjë ndëshkohet në botën tjetër. Allahu, xhele shanuhu, thotë në Kur’an: “Kryeni faljen (namazin) dhe jepne zekatin”. Kur’an (2:110)

Për obligueshmërinë e zekatit ka arsye të shumta dhe nga më të ndryshmet, dhe këto janë thënë në Kur’an, por edhe në hadithet e Muhamedit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem).

Ne po i cekim vetëm disa nga këto:

1. Përmes dhënies së zekatit arrihet pastrimi i shpirtit të atij që jep zekatin, nga poshtërsia, koprracia dhe lakmia e tepërt.
2. Zekati është ndihmë për të varfërit muslimanë, me anë të cilit i varfëri i përmbush nevojat ekonomike, dhe njëkohësisht largohet nga poshtërsia e lypjes prej të tjerëve.
3. Zekati është shkak për bashkimin e zemrave të atyre që kanë vështirësi ekonomike, zemrat e të cilëve janë të trazuara, duke ua kthyer atyre shpresën si dhe duke i bashkuar ata në besimin Islam.
4. Zekati është pastrim i pasurisë, shtim, ruajtje dhe mbrojtje e saj, sepse edhe pse për çastin krijohet bindja se pasuria po pakësohet me dhënien e zekatit, ajo vetëm sa do të rritet (shtohet) ngase është dhënë për hirë të Allahut xhele shanuhu, e Ai është Furnizuesi më i mirë.

Dobitë nga dhënia e zekatit

1. Me dhënien e zekatit zbatohet urdhëri i Allahut, xhele shanuhu, duke treguar se e do Allahun xhele shanuhu, dhe të Dërguarin e tij më shumë se sa pasurinë e tij.
2. Shumëfishimi i pasurisë. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Shembulli i pasurisë së atyre që japin në rrugën e Allahut është si i një kokrre që mbin shtatë kallinj, në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që e dëshiron, Allahu është bujar i madh, i di qëllimet ”. (El-Bekare: 261)
3. Dhënia e zekatit ështa argument (shenjë treguese) për ekzistimin e imanit në zemrën e muslimanit.
4. Është shtim i pasurisë dhe begatisë, sepse Allahu, xhele shanuhu, thotë: “... e çkado që jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi, më i Madhi”. (Sebe: 39)
Gjithashtu, Muhamedi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk është pakësuar (kurrë) pasuria nga dhënia e sadakasë (lëmoshës ose zekatit).”
Ai që jep sadaka (lëmoshë ose zekat), do të jetë nën hijen e sadakasë së vet, Ditën e Kijametit. Siç thuhet në hadithin e atyre shtatë personave që do të hyjnë nën hijen e Arshit të Allahut, xhele shanuhu, atë ditë, kur nuk do të ketë hije tjetër, përveç hijes së Allahut, xhele shanuhu.:
“... dhe një burrë që ka dhënë ndonjë sadaka (lëmoshë ose zekat), dhe e ka fshehur (dhënien) derisa edhe dora e majtë nuk e ka ditur se çfarë ka dhënë dora e djathtë e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)


Kushtet për dhënien e Zekatit

Personi obligohet për të dhënë zekatin, nëse i plotëson këto kushte:

1. Nëse është musliman (zekati është detyrim vetëm për muslimanët).
2. I moshës madhore,
3. I shëndoshë psiqikisht,
4. Pasurinë ta ketë në pronë të plotë të veten,
5. Pasuria ta arrijë nisabin (shumën prej kur obligohet zekati).
6. Pasuria ta ketë vlerën e nisabit gjatë një viti (kjo nuk vlen për të mbjella dhe fruta).
7. Të jetë i lirë (robi nuk e ka obligim ta japë zekatin).

Nga ky kusht përjashtohen prodhimet e tokës për të cilat nuk është kusht që të mbushin vitin por nëse mblidhet prodhimi nxirret zekati, duke u bazuar në thënien e Allahut, xhele shanuhu: “... dhe jipni pjesën (zekatin) e tij ditën e korrjes” (El-En’am).

Zekati në të holla, ar dhe argjend
Nisabi për këtë kategori është 91,50 gr (apo 85 gr) ar apo 642 gr. argjend ose kundërvlera e njërës prej tyre në valutë. Sasia që duhet dhënë zekat është 2.5 %. Prandaj, personi që posedon gjatë një viti 91.50 gram ar është i obliguar ta japë zekatin që me këtë rast është 2.29 gram ar ose kundërvlerën e tij në të holla.
Allahu xhele shanuhu na ka porositur (gjykuar) në një ajet kur’anor:
“... Ata të cilët e ruajnë arin dhe argjendin dhe nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm...” Kur’an (El Teube: 34)

Edhe për valuta monetare për bazë merret ari, prandaj mbi këtë rregull llogaritet edhe nisabi në të holla.
Në qoftëse poseduesi të hollat i ka të deponuara në bankë: në valutë, në formë të çeqeve ose si letra me vlerë, edhe për to është i obliguar ta japë zekatin sipas rregullit të sipërpërmendur.
Zekati jepet edhe për paratë që personi ia ka dhënë dikujt hua – borxh. P.sh. në qoftëse personi ka një shumë të të hollave, p.sh.: 2. 000 euro, kurse 1. 000 euro të tjera ia ka huazuar ndokujt, me këtë rast zekati duhet llogaritur për 3. 000 euro.
Ndërkaq, në qoftëse huadhënësi është plotësisht i bindur se huamarrësi nuk ka se si t’ia kthejë huanë, atëherë, për atë sasi ai nuk obligohet të japë zekat.

Zekati për mallra tregtie

Allahu i Madhëruar urdhëron:
“O besimtarë, jepni nga të mirat që keni fituar dhe nga ajo që u dhamë prej tokës...” (El-Bekare: 267).
Sumret b. Xhundubi ka thënë: “Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na urdhëronte ta jepnim zekatin e mallit të përgatitur për ta shitur”.
Çdo lloj malli që personi e dedikon për tregti (shitblerje), me qëllim fitimi, si: kafshë, mjete teknike, rroba të ndryshme, artikuj ushqimorë, drithëra, pemë, perime, ndërtesa, etj., detyrohet ta japë zekatin, natyrisht, në qoftëse i tërë ai mallë vlen më shumë se vlera 91.50 gram ar.
Gjithashtu, janë të obliguar edhe pronarët e vendeve ku zhvillohet tregtia (dyqanet, serviset e automjeteve, serviset e këmbimit të pjesëve të makinave, etj.) që të llogarisin pasurinë e tyre, deri edhe në atë më të voglën dhe të llogarisin normën e domosdoshme e të japin zekatin.
Poseduesi ka mundësi që zekatin e mallit të tillë ta japë nga i njëjti mall ose edhe kundërvlerën e tij në të holla, gjithnjë duke llogaritur 2,5 %.

Zekati për të mbjellat (drithëra)

Allahu i Madhërishëm, edhe për kulturat bujqësore, pra, për bereqetet e të mbjellave ka caktuar zekat. Ai në Kur’an thotë:
“... dhe ditën e korrjes (vjeljes) së frutave, jepne atë pjesë që është obligim (për të varfërit dhe nevojtarët)...” (El En’am: 141)
Pra, zekati duhet të jipet për bereqete, siç janë: gruri, misri, elbi, tërshëra, thekra, patatet, rrepat, etj. Nisabi i prodhimeve bujqësore është 653 kg.
Transmetohet se Muhamedi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë se për pasurisë e cila ujitet nga shiu (qielli) duhet të ndahet për zekat një e dhjeta pjesë e saj ose 10 %.
Për rendimentet e marra nga të mbjellat që ujiten në mënyrë artificiale – me angazhimin e njeriut, si me anë të sistemit të ujitjes, me hidrofor, cisternë e të ngjashme, sasia e zekatit është 1/5 sasi ose 5 % e sasisë së marrë.
Në rastet kur ujitja bëhet me njërën edhe me tjetrën mënyrë, sasia e dhënies së zekatit është 7,5 %.
Dispozitat e përmendura më lart për të mbjellat, vlejnë edhe për pemët.
Kohët e dhënies së zekatit të pemëvë është kur pronari i vjel ato.

Zekati për kafshët

Sheriati ka precizuar dhënien e zekatit edhe për kafshët që ka pronari: lopë, buallica, dele, dhi, etj.; dhe nisabi e sasia e zekatit për to është si më poshtë:
- prej 30-39 lopë ose buallica duhet dhënë zekat 1 lopë dyvjetëshe,
- prej 40-59 lopë duhet dhënë 1 lopë trevjetëshe,
- prej 60-69 lopë duhet dhënë 2 lopë dyvjetëshe,
- prej 70-79 lopë duhet dhënë 2 (1 dyvjetëshe dhe 1 trivjetëshe),
- prej 80-89 duhet dhënë 2 lopë trevjetëshe,
- prej 90-99 duhet dhënë 3 lopë dyvjetëshe,
- prej 100-109 duhet dhënë 3 lopë (2 dyvjetëshe dhe 1 trevjetëshe).

Kurse për dele e dhi zekati jepet sipas këtij rregulli:
- prej 40-119 dele ose dhi duhet dhënë 1 dele (ose dhi),
- prej 120-219 duhet dhënë 2 dele,
- prej 220-320 duhet dhënë 3 dele. Pastaj, për çdo njëqind më tepër, jepet një dele më shumë.

Kujt duhet t’i jepet Zekati?

Allahu i Madhërishëm ka përcaktuar se kujt duhet t’i jepet zekati: “Allahu caktoi obligim që lëmoshat (zekati, etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.” (Tevbe: 60) Sipas këtij ajeti të Kur’anit, dhënia e zekatit është përcaktuar:
për të varfërit,
për të ngratët,
për punonjësit (që e tubojnë atë),
për ata të cilëve u duhen përfituar zemrat,
për lirimin e robërve,për ata që kanë shumë borxhe,
në rrugën e Allahut, dhepër atë që ka mbetur në rrugë pa mjete.
për lirimin e robërve,për ata që kanë shumë borxhe,
në rrugën e Allahut, dhepër atë që ka mbetur në rrugë pa mjete.
për lirimin e robërve,për ata që kanë shumë borxhe,
në rrugën e Allahut, dhepër atë që ka mbetur në rrugë pa mjete.
për lirimin e robërve,për ata që kanë shumë borxhe,
në rrugën e Allahut, dhepër atë që ka mbetur në rrugë pa mjete.
për lirimin e robërve,për ata që kanë shumë borxhe,
në rrugën e Allahut, dhepër atë që ka mbetur në rrugë pa mjete.
Muhamedi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Në qoftë se e jep zekatin për pasurinë tënde, e ke larguar nga vetja fatkeqësinë”, dhe: “Siguroni kapitalet tuaja me zekat.”

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 898 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 Alda  
0
Kam nje pyetje mbi masen e zekatit mbi parate. Ne zakonisht kemi dhene 2.5% mbi totalin e parave qe kemi pasur per nje vit. Mirepo imami jone na ka thene qe 2.5% jepet vetem mbi shumen e Nisabit dhe pastaj mbi pjesen tjeter jepet 1/10 e 2.5%-shit pra vetem 0.25%. Ne fakt nuk e gjej kund kete komentim por imami i nderuar qe na ka informuar eshte goxha i shkolluar e nuk dime se cfare te mendojme. Do ishim vertet mirenjohes nese na pergjigjeni ne adresen e emailit me lart pasi edhe koha per ta shperndare zekatin po afron inshallah. Allahu ua shperblefte.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024