E enjte, 26/12/2024, 18:28
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Të pëlqyerat dhe të papëlqyerat në Ramazan
Të pëlqyerat dhe të papëlqyerat në Ramazan

 
Nga të pëlqyerat në Ramazan:

1- Kujdesi ndaj ngrënies së syfyrit  dhe vonimi i tij...

2- Shpejtimi i hapjes (iftarti) pasi të sigurohesh që ka perënduar dielli.
3- Hapja e agjërimit me hurmë ose ujë.
4- Lutjet në hapjen e agjërimit, ngase lutjet e agjëruesit nuk kthehen.
5- Kujdesja për namazin e teravive.
6- Kujdesja për leximin e Kur'anit dhe mësimi i tij.
7- Organizimi i iftareve për agjëruesit.
8- Shtimi i dhënies dhe bamirësisë.
9- Shkuarja për umre.
10- Shtimi i përpjekjes në dhjetë ditët e fundit.
11- Kërkimi i natës së Kadrit dhe shfrytëzimi i saj me adhurim, lutje, dhe  
përkujtim.
12- Hyrja në itikaf në dhjetë ditët e fundit.

                          
                           
                  Të papëlqyerat në Ramazan:


1- Teprimi i futjes së ujit në hundë dhe gojë në marrjen e abdesit.

2- Mbledhja e bështymës dhe gëlltitja e saj, ndërsa gëlltitja e saj pa e  
mbledhur nuk përbën problem. Gëlltitja e gëlbazës nuk lejohet. 
Por a  prishte agjërimi? 
Ka dy mendime të dijetarëve dhe më e sakta është se nuk prishet.


3. Ka përmendur shejh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, se është më mirë që ajo që  është me mestruacione dhe lehona të hanë dhe të pinë fshehurazi.
Kështuqë kjo tregon se ngrënia e tyre në sy të njerëzve në Ramazan 
s'është  e mirë.

4- Agjërimi në udhëtim duke patur vështirësi.


5.Agjërimi i gruas që ka foshnje në gji ose shtatzënës nëse kanë vështirësi.
6. Agjërimi i të sëmurës nëse agjërimi i jep vështirësi.
7. Lënia e ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve.
8. Përdorimi i pastës së dhëmbëve sepse ajo depërton dhe është e vështirë  
ruajtja prej saj.
 
Shkruar nga Rejhane Haxhiu
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/08/2010)
Klikime: 1236 | Komentet: 2 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 2
2 dita  
0
pershendetje, kisha 1 pyetje marrja e ineksionit ne trup a e prish agjerimin

1 lindita  
0
1.a bon me dit une p.sh jom npun edhe jom ftof po kom sekret nfyt edhe tash spo muj qdo dy min me shku nbanjo me largu sekretine dhe ndonjiher tu u perbi normal shkon edhe sekreti a e prishi nkit rast
2.mosperdorimi i pastes se dhmbeve nese osht urdher i Allahut krejt nrregull ama nese osht menidim nuk pajtohna me to se ti kur tzgjohesh edhe nuk i pastron dhembet ke vazhdimisht mundim edhe veq tdhemb lutkhi ma shum edhe tveshtirsohet agjerimi edhe masnej aroma e keqe osht e paperballushme kshtu qe shummm ma mir osht me pastru dhembet po me kujdes normal.mendimi im! flm per mirkuptim.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024