E enjte, 26/12/2024, 21:40
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Tatimet dhe zekati

Tatimet dhe zekati
 
Hamdi Nuhiju

Natyrshmëria e zhvillimit ekonomikë të një vendi duke përmbushur nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të atij vendi në mënyrë analoge duke përcaktuar edhe shumat e hyrjes në buxhetin e atij shteti , përcakton teorinë e analizës së zekatit dhe tatimeve. Në fakt , lind një pyetje logjike nga dituritë e absorbuara deri më tani; A është zekati llojë i tatimimit? A vlejnë rregullat e njejta për zekatin sic që vlejnë për tatimet?

Këto pyetje janë parashtruar shumë më herët nga ana e ekspertëve të ekonomisë islame të cilët janë munduar të japin sqarime duke u mbështetur në Kur`an dhe Sunnetin e Pejgamberit a.s. Qasjet e tyre janë interesante , porse ato u ndalën vetëm në aspektin e definimit të zekatit si tatim, ndërkaq neve në këtë trajtes të shkurtë shkencore përvec asaj na intereson edhe marrëdhënia e zekatit me tatimet , dhe nevoja e mbështetjes së shtetit demokratik mbi aplikimin e zekatit.
Tatimet nuk kanë karakterin e njejtë me zekatin , sepse ato kanë për qëllim që të akumulojmë mjete të nevojshme për realizimin e shpenzimeve publike dhe ndryshojnë prej kohës në kohë , prej vendit në vend , janë të ndryshme dhe të shumta në numër ku në mënyrë strategjike i përfshinë të gjitha shtresat e shoqërisë. Ndërkaq zekati është një urdhër hyjnor , kusht prej kushteve të Islamit , pa të cilin nuk pranohet vetëdijësimi musliman , ky kusht është vetëm për të pasurit , të cilët njëherë në vit duhet të llogarisin nga pasuria e tyre për t`iu dhënë të varfurve me të drejtë. Kjo është një urti nga ana e Krijuesit të gjithëfuqishëm ngase pasuria që njeriu e ka në shfrytëzim nuk është e njeriut por e Zotit. Ndërkaq , Zoti pasurinë ia dhuronë kujt të dëshiron Ai me qëllim që t`i sprovojë për nga besimi dhe veprat e mira apo të këqija të atij. Edhe pse ia jep pasurinë atij njeriu ia obligon edhe një drejtësi të natyrshme dhe ekonomike në shoqërinë njerëzore. Ajo drejtësi është balancimi ndërmjet të pasurve dhe të varfurve në shoqërinë njerëzore.
Secili antar i një shoqërie përmbushë nevojat e veta në atë shoqëri , sipas rregullit , vet , gjegjësisht në suaza të familjes së vet dhe gruas e fëmijëve të tij, duke shfrytëzuar mjetet vetanake , gjegjësisht mjetet e familjes së tij , e në vecanti mjetet nga shteti. Ato mjete me të cilat ky antar i shoqërisë i përmbushë nevojat e veta esenciale përbëjnë të hyrat e tij personale që i ka fituar në forma të ndryshme , normal duke rrespektuar rregullativat ligjore.
Nevojat e përbashkëta të një shoqërie përmbushen me mjete të përbashkëta të asaj shoqërie.
Përdorimi i të hyrave nacionale ose publike për zhvillim të shoqërisë realizohet duke krijuar kështu të dalura publike ose pagim të obligimeve të antarëve të kësaj shoqërie ndaj këtyre dobive që i fitojnë. [1]Mbulimi i shpenzimeve publike të një vendi bëhet përmes pagëses së tatimeve dhe taksave të ndryshme nga ana e qytetarëve.
Sipas enciklopedisë Britaneze me tatime nënkuptojmë:” janë të dalura të individëve , grupeve dhe subjekteve të ndryshme ndaj shtetit. Ato përfaqësojnë një obligim gjeneral për të tatimuarit dhe nuk paguhen në kompenzim me asgjë. Ato kanë ekzistuar që në kohën e Romës së lashtë- përderisa doganat si burim i të hyrave kanë qenë të favorizuara përmes taksave interne.” [2]
Ndërsa me tatimet sipas fjalorit elektronikë kuptojmë:” Taksë që i paguhet shtetit nga ndërmarrjet, nga institucionet ose nga shtetasit për të ardhurat që ata kanë ose për fitimet që nxjerrin (në vendet ku ka taksa).”[3]
Me tatimet nënkuptojmë : pjesë e së ardhurës që merret nga personat fizik a juridik ( subjekteve tatimore) për plotësimin e nevojave të shtetit. [4]
Tatimet janë burimi kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti bashkëkohor i plotëson të dalat publike , e që janë në kompetencë të tij , pa marrë parasyshë se a janë shtete kapitaliste apo socialiste , shtete të zhvilluara apo shtete në zhvillim. [5]
Tatimet gjatë tërë mesjetës së krishterë dhe feudale kanë qenë të caktuara vetëm mbi tokën. Me ekspansionin arab u shfaq edhe sistemi i ri tatimor : tatimi në pronën private.
El-Maverdi pohon se medoemos duhet të ekzistojë edhe tatimi në pasuri edhe përvec ekzistimit të zekatit , kurse në Kur`an qëndron:” Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.”(Et-Tevbe:103).
Në perëndim ky sistem tatimor është zbatuar pas kryqëzatave dhe sipas shembullit të arabëve. Në Francë është zbatuar tek gjatë kohës së Henrikut të II(1166).[6]
Njeriu ka një numër detyrash si antarë i një familje më të madhe , shoqërie , shteti antar i të cilit është ai. Në fushën ekonomike , individi paguan tatime të cilat shteti i shpërndanë në dobi të bashkësisë. Shkalla e tatimit ndryshon sipas llojeve të të ardhurave , është interesant të përmbendim se Kur`ani , i cili ka dhënë udhëzime prezice për harxhimet e shtetit , nuk ka dhënë rregulla e as shkallë tatimore mbi të ardhurat e shtetit. Duke rrespektuar të gjitha detajet e praktikës së Pejgamberit a.s. dhe pasardhësve të tij të drejtëpërdrejtë , heshtja e Kur`anit mund të shpjegohet si dhënie e lirisë shtetit të ndërrojë rregullat sipas rrethanave , duke i udhëhequr sipas interesave të popullit. [7]
Tatimet kanë rëndësi primare për një shtet. Ato mbledhen me qëllim mbulimin e shpenzimeve publike të atij shteti , shpenzime këto që realizohen për të mirat e përgjithshme të individëve dhe shoqërisë së caktuar. Edhe zekati ka për qëllim të mirën ekonomike dhe individuale të njerëzve dhe shoqërisë në përgjithësi. Për dallim nga tatimet zekati ka origjinë hyjnore dhe për mos përmbushjen e këtij detyrimi individi dhe shoqëria përvecse duhet të dënohen në këtë botë , ato i pret edhe dënimi në botën tjetër i cili dënim është më i ashpër se ky që mund të jetë në këtë botë. Porse zekati është i obliguar vetëm për muslimanët e pasur , ndërsa tatimet i paguajnë edhe muslimanët edhe jo muslimanët! Zekati , ruan shoqërinë nga varfëria dhe e integronë atë në sistemin jetësor dhe politikë të një vendi , ndërkaq tatimet ruajnë ekonominë e një vendi , në këtë mënyrë nxisin investime të reja në të dhe realizojnë projekte me rëndësi të vecant për popullin në përgjithësi.
Zekati (shpesh gabimisht mirret si sinonim me "sadakanë") është një detyrë fetare për cdo musliman të cilet kanë pasuri te mjaftueshme për ta dhënë atë. Pagesa e zekatit është një pjesë e rëndesishme e cdo shoqërie islame, sepse në njerën anë ndihmon sigurinë ekonomike dhe sociale, ndërsa në anën tjetër nxitë ndjenjën e bashkësisë mes njerëzve, ku secilit njeri ia sigurinë kushtet elementare te jetesës, pa e ndier marrësi veten detyrim te askujt.[8] Pra , rëndësia e zekatit është e dyfishtë dhe koncipiohet si një element i rëndësishëm i politikës së përgjithshme ekonomike të një shteti. Lejohet mbledhja e saj edhe në shtete jo islame nga ana e organizatave dhe shoqatave të ndryshme, porse zekati ka kategoritë e veta të individëve që kanë të drejtë në të.
All-llahu xh.sh. i cek në Kur`an këto kategori që kanë të drejtë në zekatin:” "All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj. ) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet". (Tevbe : 60 ) “.
Ekzistojnë dallime të ndryshme midis zekatit dhe tatimit ndër ato dallime do të cekim edhe: “Përderisa zekati është një marrëdhënje mes njeriut dhe Zotit, tatimet janë plotësisht çështje te kësaj bote mes qytetarëve dhe shtetit. Zekati është një veprim fetar ndaj Zotit (Ibadet) vetëm për musliman, ndërsa tatimet janë një detyrim qytetar si për musliman ashtu edhe për jomusliman. Rregullat e zekatit janë universale dhe përjetësisht te vlefshme, e në anën tjetër, rregullat për vlefshmërinë e tatimeve janë të kufizuara sipas vendit dhe kohës.
Zekati ndjek synime fetare dhe shoqërore, në anën tjetër tatimet ndjekim vetëm synime shoqërore. Lartësia dhe Nisabi (kufiri i ngritjes) së zekatit janë të pandryshueshme dhe përfundimisht te përcaktuara, ndërsa tatimet janë të ndryshueshme sipas situatës.
Obligimi i zekatit vlenë vetëm për të pasurit, ndërsa tatimet (p.sh. tatimi ne paga, tatimi mbi vlerën e shtuar etj.) duhet te paguhen nga te gjitha shtresat e shoqërisë. Shfrytëzuesit e zekatit sipas rregullit janë te varfërit dhe nevojtarët, perderisa tatimet shkojnë për mbarë shtresave shoqërore (p.sh. ndërtimi i infrastrukturës, shkollave etj).” [9]


Ndërsa burimet e të ardhurave gjatë jetës së Muhammedit a.s. ishin:
Për muslimanët: - zekati;
- asheri(5/10%);
- asheri(21/2%);
- sadakatul-fitri;
- auqaf;
- amual fadila;
- nauaib;
- lëmoshat e tjera;
- khumus.


Për jo muslimanët: - xhizja;
- haraxh;
- asheri( 5 %)
Xhizja - Xhizja ishte një taksë që e paguanin jo muslimanët , vecanërisht ithtarët e librit , për t`u garantuar dhe mbrojtur atyre jetën , pasurinë , ritet fetare , lirinë e ndërgjegjes , si dhe lirimin nga shërbimi ushtarak. Gjatë jetës së Muhammedit a.s. , xhizja ishte 1 dinar për kokë nga cdo mashkull i rritur , që ishte i aftë për të paguar. Gratë , fëmijët , lypësit , priftërinjtë , të moshuarit , të cmendurit dhe ata që vuanin nga sëmundje të pashërueshme , ishin të liruar nga xhizja.
Haraxh i- Apo tatimi i tokës për jomuslimanët u caktua pasi u clirua Hajberi , toka e cliruar u bë pronë e cliruesve , ndërsa pronarët e mëparshëm ofruan që t`i kultivojnë tokat edhe me qira , dhe ishin të gatshëm që një pjesë të prodhimeve t`ia paguanin shtetit. Haraxhi i këtyre tokave u caktua sa gjysma e prodhimtarisë.
Asher i- Ishte e hyrë e obligueshme vjetore për të gjithë tregëtarët, dhe ishte për mallrat që kalonin vlerën mbi 200 dirhemë. Për subjektet e mbrojtura vlera e këtij obligimi ishte 5 % , d.m.th. për jomuslimanët, ndërkaq për tregëtarët musliman vlera ishte 2.5 %. [10]
Të dalurat ose të hyrat e shtetit islam nga ana e muslimanëve nuk i sqaruam për arsye se shumica e tyre na janë të njohura dhe nuk kemi nevojë për përsëritje. Në numra po diktohet se drejtësia e shtetit islam ishte në favor të jomuslimanëve duke i liruar ato që nuk kanë mundësi të paguajnë. Bile në shumë raste të dhënies së zekatit nga ana e muslimanëve kanë përfituar edhe një numër i konsiderueshëm banorësh jomusliman në trojet islame.
Tatimet dhe zekati janë detyrime që duhet të paguhen. Tatimet duhet të paguhen nga ana e muslimanëve të këtij vendi Ballkanik si detyrime ndaj shtetit që mbronë liritë dhe të drejtat e tyre, kujdeset për sigurinë sociale, shëndetësore dhe për arsimim më kualitativë. Zekatin duhet ta paguajsh për obligimet që ke ndaj Krijuesit tënd që ta mundësoi të frymoshë lirshëm në këtë botë, për begatitë dhe mirësitë e panumërta që t`i dhuroi All-llahu xh.sh. E përfundojmë këtë trajtesë duke thirrur subjektet tona politike që cështjen e zekatit ta rregullojnë me ligjet e këtyre vendeve ballkanike nëse dëshirojmë që plagët e varfërisë dhe papunsisë t`i abstrahojmë anash logjikës demode dhe të pavlerë.

 

Bibliografia:

1. Kur`ani famëmadh përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmeti,
2. Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullah , Shkup 1985
3. Islami dhe Kultura , Rozhe Garodi , Sarajevë 1991
4. Revista Ekonomia Islame nr.2 , Qershor 2007
5. Financat , Dr.Sabahudin Komoni , Prishtinë 1986
6. Leksikon i vogël Ekonomikë ,Dr. Hajrullah Gorani , Prishtinë 2006
7. Privredni sistem i ekonomiska politika Jugosllavije , Grupa Autori , Beograd 1965
8. Britanika Enciklopediski Recnik vol .3 , Skopje 2005 .
9. Fjalori Elektronik Shpjegues
10.
www.ekonomia-islame.com 

[1] Shih më gjërësisht: Privredni sistem i ekonomiska politika Jugosllavije , dello na Budxhetsi i poreski Sistem od Mihailo V.Sshekic , Grupa Autori , Beograd 1965 fq. 279-281
[2] Shih më gjërësisht: Britanika Enciklopediski Recnik vol .3 , Skopje 2005 . fq. 35
[3] Fjalori Elektronikë Shpjegues
[4] Shih më gjërësisht:Leksikon i vogël Ekonomikë ,Dr. Hajrullah Gorani , Prishtinë 2006 , fq. 461
[5] Shih më gjërësisht: Financat , Dr.Sabahudin Komoni , Prishtinë 1986 , fq. 340
[6] Shih më gjërësisht: Islami dhe Kultura , Rozhe Garodi , Sarajevë 1991 , fq.84
[7] Shih më gjërësisht: Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullah , Shkup 1985 , fq. 158
[8] Lexo artikullin Rrugët e Dhënies-Zekati, përkthyer nga Xhavit Muslija, artikull i publikuar në
www.ekonomia-islame.com
[9] Lexo artikullin Rrugët e Dhënies-Zekati, përkthyer nga Xhavit Muslija, artikull i publikuar në
www.ekonomia-islame.com
[10] Lexo artikullin të botuar në revistën Ekonomia Islame nr.2 Qershor 2007 . fq.36-37 , Financat dhe Taksacioni

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 1066 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024