E enjte, 26/12/2024, 18:54
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Si t’i ndihmojmë të tjerët në Ramazan

Si t’i ndihmojmë të tjerët në Ramazan

 Ramazani është një periudhë e veçantë kohore, gjatë së cilës muslimanët largohen rutinës së përditshme.   

Ramazani është një periudhë e veçantë kohore, gjatë së cilës muslimanët anembanë botës i largohen rutinës së përditshme dhe përqendrohen më shumë te solidariteti, bamirësia, agjërimi dhe namazi. Ibën Abbasi e ka përshkruar të dërguarin Muhamed si më bujarin e njerëzve e madje edhe më bujar gjatë muajit të Ramazanit. Më poshtë janë disa ide rreth asaj se çfarë mund të bëni këtë muaj për të ndihmuar ata që jetojnë pranë jush.


Mësoni më shumë rreth Islamit

Hapi i parë është të mësoni më shumë për Islamin, sidomos në këto kohë të vështira, kur është  e domosdoshme të dini se çfarë është dhe çfarë nuk është pjesë e fesë islame. Sot qarkullojnë libra, kaseta dhe CD të shumta me mësime si për fillestarët ashtu edhe për ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për Islamin.


Përfshini edhe ata që jetojnë pranë jush
A është ndonjë familje pranë jush, të cilën nuk e keni vizituar prej kohësh? Njihni ndonjë studente ose muslimane të re që po agjëron për herë të parë? Njihni ndonjë grua të moshuar, e cila nuk shkon dot vetëm në xhami? Përse nuk lëni pak kohë për ta, duke i marrë në telefon, duke i vizituar ose duke ftuar dikë për iftar?  Edhe gjesti më i vogël i mirësjelljes tuaj mund të bëjë ndryshime të mëdha në jetën e dikujt.

Ndihmoni ata që kanë nevojë

Anembanë botës, madje edhe në lagjen tuaj, ka njerëz që vuajnë nga sëmundjet, uria ose dëshpërimi. Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: "
Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim."(El-Bekare, 274). 
"
Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos e jepni të dhembshmen (të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), Allahu atë e di.” (Ali Imran, 92)
Jepni pak kohë nga koha juaj
Koha juaj është një dhuratë më e vlefshme se paratë. A shtron xhamia juaj iftare? Përse nuk shkoni të ndihmoni pak në shtrimin e ushqimit ose në pastrimin pas iftarit? A është ndonjë projekt islam që ka nevojë për punë vullnetare? Interesohuni, dhe keni për të parë se mund të jeni e dobishme.
Lutuni për të tjerët"E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua." (El-Bekare, 186) Është shumë e rëndësishme që gjatë këtij muaji të luteni për të tjerët: për familjen tuaj, për të afërmit tuaj, për ata që janë të sëmurë, për ata që jetojnë në frikë, për ata që janë të uritur, për ata që nuk janë të udhëzuar në Islam. Allahu na udhëzoftë të gjithëve në rrugën e drejtë të Islamit dhe na ndihmoftë të bëhemi të devotshëm, të duruar, të thjeshtë dhe të butë me njerëzit.


                                     
Përktheu: Eglantina Muça

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (10/08/2010)
Klikime: 1017 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024