E premte, 29/03/2024, 00:51
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 7
Vizitorë: 7
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Shpejtimi i iftarit.
1. Kur bën iftar agjëruesi?
 

Allahu i Lartësuar thotë: "pastaj plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje" [El Bekare: 187].

Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka komentuar këtë ajet me ardhjen e natës, ikjen e ditës dhe humbjen e rrumbullakut të diellit, siç e sqaruam më parë, në atë mënyrë që ia qetëson zemrën muslimanit pasues të Rrugës së Drejtë.

O rob i Allahut, këto janë fjalët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) para duarve tua dhe ti i lexove ato. Veprat e tij nuk janë më të panjohura për ty dhe as veprat e shokëve të tij, të cilët pasuan atë që u solli i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), hap pas hapi.

Transmeton Abdurrezak në "el Musanaf" (7591) me zinxhir transmetuesish të cilin e ka vërtetuar el Hafidh në "el Fet'h" (4/199) dhe el Hejthemi në "Mexhama el Zevaid" (3/154); nga Amër ibën Mejmun el Advij, thotë: "Shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin më të shpejtët –më të parët në çeljen e iftarit dhe më të vonuarit në syfyr."

2. Shpejtimi i Iftarit:

O vëlla besimtar, nxito për iftar posa të perendojë dielli dhe mos i hidh sytë në të kuqërremtën e ndezur që duket në horizont, sepse ajo nuk është e konsideruar për kohën e iftarit. Në veprimin e kësaj ti je pasues i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kundërshtues i çifutëve e të krishterëve, të cilët e vonojnë iftarin deri në një afat të caktuar, i cili është shfaqja e yllit.

Në pasimin e rrugës së Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe në praktikimin e sunnetit të tij shfaqen virtytet e Fesë dhe krenaria me atë që kemi nga udhëzimi i drejtë në të cilin urojmë të bashkohen njerëzit dhe xhinët.

Këte e sqarojnë fare qartë hadithet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në paragrafet në vijim:

a) Shpejtimi i Iftarit është mirësi:

Sehl ibën Sead (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Njerëzit do të vazhdojnë të jenë mirë përderisa e shpejtojnë Iftarin."[1]

b) Shpejtimi i Iftarit është Sunneti i të Dërguarit të Allahut:

Nëse umeti musliman e shpejton iftarin, ai vazhdon të jetë në rrugën dhe sunetin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe të Selefëve të sinqertë. Sigurisht që nëse ata vazhdojnë të kapur me dhëmballë në këtë rrugë dhe e refuzojnë çdo gjë që del nga bazat e saj, ata nuk kanë për të humbur kurrë, me Lejen e Allahut të Madhëruar.

Sehl ibën Sead (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Populli im do të vazhdojë të jetë mirë, përderisa nuk do të presin shfaqjen e yjeve për të bërë iftar."[2]

c) Shpejtimi i Iftarit është kundërshtim i atyre me të cilët Allahu u hidhërua dhe atyre të humburve:

Nëse njerëzit janë në të mirë, për atë se kanë ndjekur metodën dhe rrugën e Pejgamberit të tyre, duke ruajtur Sunnetin e tij, atëherë Islami mbetet i triumfator dhe i fortë, nuk e pengon atë ata që e kundërshtojnë atë. Vetëm atëherë ummeti musliman do të jetë kandil ndriçues në  thellësinë e errësirës dhe shembull i mirë për t'u ndjekur. Ai nuk do të jetë bisht i popujve të lindjes apo perëndimit.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Feja do të vazhdojë të jetë triumfuese përderisa njerëzit e shpejtojnë Iftarin, për atë se çifutët dhe të krishterët e vonojnë atë."[3]

Themi: Në hadithet e mësipërme kemi dobi të shumta dhe gjëra të rëndësishme të sqaruara siç vijon:

1. Qëndresa e Fesë tonë triumfuese, me flamurin që valëvitet lart, ndryshe nga ata që kanë qenë para nesh prej atyre që u është dhënë Libri. Ky është qartësim për popullin musliman se ai i përfshin të gjitha të mirat e të gjitha pikëpamjeve, nëse ai qëndron popull i dalluar dhe fetar, as lindor e as perëndimor. Refuzues i sjelljes rreth boshtit të shterpëve apo i kullotjes në fushat e Shtëpisë së Bardhë –Allahu e nxiftë me të zezë!-, apo nga të kthyerit nga Londra –Allahu e shkatërroftë!-.

Vetëm nëse e bëjnë këtë, atëherë do të qëndrojnë si kandili në mes të të gjithë popujve të tjerë, nga i cili kandil hidhen të gjithë sytë dhe të cilin e dëshirojnë të gjitha zemrat. Por nuk ka për të qenë kështu, vetëm se me kthimin te Islami; me Kuranin dhe Sunetin, me Akiden dhe metodologjinë (menhexhin) e tyre.  

2. Kapja për Islamin duhet të jetë e plotë; me bazat dhe me degët e tij, sepse Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që keni besuar! Hyni në Islam plotësisht (përqafoni fenë Islame në tërësi)." [El Bekare: 208].

Prej këtu, ndarja e Islamit në bërthamë dhe lëvore është risi injorante bashkohore. Qëllimi i tyre me bërthamën është hutimi i mendjes së muslimanve dhe futja e tyre në vorbullën me rëndësi, e cila nuk ka asnjë bazë në Fenë e Allahut, por rrënjët e saj janë tek ata me të cilët Allahu është hidhëruar, të cilët besojnë në një pjesë të Librit dhe mohojnë pjesën tjetër. Ata, për të cilët jemi urdhëruar t'i kundërshtojmë në trung e në degë.

Siç e kuptove, frytet e kundërshtimit të çifutëve dhe të krishterëve janë qëndrim i Fesë tonë triumfuese dhe krenare.

3. Thirrja në Fenë e Allahut dhe përkujtimi i besimtarëve janë hallka që nuk ndahen nga njëra-tjetra. Ngjarjet e mëdha të cilat kanë rënë mbi umetin musliman nuk na bën ne që të bëjmë dallim në mesin e virtyteve të Fesë dhe as të paraprijmë disa prej tyre mbi disa të tjera, duke ua ulur vlerën atyre. Apo që të themi ashtu siç thonë shumë njerëz: Këto gjëra janë sipërfaqësore, dytësore, në to ka kundërshtim, apo ato janë në vend të fusnotave (shënimeve në fund të faqes së librit), kështu që duhet t'i lëmë ato mënjanë dhe duhet t'i përqendrojmë forcat në fatkeqësinë e madhe që ka përçarë mesin tonë dhe ka futur kundërshtimin mes nesh!

Dhe ja tani, ti o Musliman thirrës në Allahun, me vetëdije e njohuri, mësove nga hadithet e mëparshme se qëndrimi i Fesë triumfuese qëndron në shpejtimin e iftarit, i cili vërtetohet me të perënduarit e rrumbullakut të diellit.

Ndaj të kenë frikë Allahun ata njerëz të cilët mendojnë se bërja iftar në kohën e perëndimit të diellit është përçarje e fitne, dhe se thirrja në ringjallje të këtij sunneti është thirrje në diçka të kotë, në injorancë dhe në largim të muslimanve nga feja e tyre. Apo se ajo është thirrje e pa vlerë dhe sa që është e mundur që muslimanët të bashkohen në praktikimin e saj, pasi që ajo është prej çështjeve në të cilat ka kundërshtim, apo nga çështjet dytësore!!

Ve la havle ve la kuvete ila bilah (E nuk ka mundësi e as fuqi veçse me Allahun)

c) Bërja iftar para faljes së namazit të Akshamit:

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bënte iftar para se të falej[4], pasi që shpejtimi i Iftarit është nga morali i Pejgamberëve.

Transmetohet nga Ebi Derda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "Tri gjëra janë nga morali profetik; shpejtimi i iftarit, vonimi i syfyrit dhe vendosja e dorës së djathë mbi të majtën në namaz."[5]

3. Me çfarë çelet Iftari?

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nxiste gjithnjë që agjërimi të çelej me hurma (arabe), e nëse nuk gjen, atëherë me ujë, dhe e gjithë kjo nga kujdesi i madh për umetin e tij dhe këshillimin e tyre.

Zoti i botëve, i Cili e dërgoi Muhamedin mëshirë për mbarë njerzimin, thotë: "Juve ju ka ardhur një i Dërguar (Muhamedi) nga mesi juaj. Ai pikëllohet nëse juve ju bie ndonjë lëndim a vështirësi. Ai kujdeset dhe është lakmues i Rrugës së Drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët." [Teube: 128].

Kjo sepse kur trupit i jep diçka të ëmbël ndërkohë që stomaku është bosh, ai e pranon më lehtë atë dhe dobia e tij është më e madhe për gjymtyrët, veçanërisht trupit të shëndetshëm (të pasëmurë), sepse ai merr fuqi me të.

Ndërsa uji; pasi që trupi ka humbur lëngje gjatë ditës dhe kur atij i futet ujë, ai ka më shumë dobi nga ushqimi.

Dije, o ti rob i bindur Allahut, se hurma ka bereqet dhe veçori, gjithashtu edhe uji, veçori që lën gjurmë në zemër dhe në pastrimin e saj, gjë të cilën nuk e njohin veçse pasuesit e sunetit.

Transmetohet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e çelte iftarin me disa  rutab (hurmë e njomë), para se të falej, e nëse nuk gjente rutab, atëherë e çelte me temër (hurmë e thatë), e nëse nuk gjente temër, atëherë pinte disa gllënka ujë."[6]

4. Çfarë thuhet kur ha Iftar?

Dije, vëlla agjërues, Allahu na dhëntë sukses neve dhe juve në pasimin e Sunnetit të Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), se ti ke në dispozicion lutje që të pranohet, kështu që shfrytëzoje rastin dhe lute Allahun me bindje të plotë për plotësimin e saj.

Dije gjithashtu, se Allahu nuk i përgjigjet duas-lutjes së zemrës së pavëmendshme e të shkujdesur.

Lutju Allahut me çdo lloj duaje të mirë që ti dëshiron, se ndoshta arrin të mirat e dunjasë dhe të ahiretit.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Tri lutje janë të pranuara : Lutja –duaja e agjëruesit, lutja-duaja e atij që i është bërë padrejtësi dhe lutja-duaja e udhëtarit."[7]

Kjo lutje-dua që nuk refuzohet është në kohën e iftarit, bazuar edhe në hadithin e Ebi Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Tre përsonave nuk u refuzohet lutja; agjëruesit kur bën iftar, udhëheqësit të drejtë dhe atij që i është bërë padrejtësi."[8]

Abdullah ibën Amër ibën Asi thotë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Me të vërtetë, për agjëruesin në kohën e iftarit ka dua që nuk refuzohet."[9]

Ndërsa duaja më e mirë është ajo që është përcjellë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili kur bënte iftar thoshte:

 "ذهب الظَّمأُ و ابْتلَّتْ العُروقُ و ثَبَتَ الأجْرُ إنْ شاء اللهُ"

"Kaloi etja, u mbushën venat dhe u arrit shpërblimi inshallahu – në dashtë Allahu!"[10]

5. Të dhënurit iftar agjëruesit:

Mundohu vëlla, Allahu të shpërbleftë dhe të mundësoftë për punë të mira dhe të mbara, që të ushqesh agjëruesin, për shpërblimin e madh dhe të mirat e pafundme që të vinë nga kjo gjë.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush i bën iftar një agjëruesi, ai ka shpërblim sikur ai që ka agjëruar duke mos i mangësuar nga shpërblimi i agjëruesit asgjë."[11]

E nëse muslimani agjërues ftohet për iftar, ai e ka obligim t'i përgjigjet ftesës, ndërsa ai i cili nuk i përgjigjet ftesës, ai ka thyer urdhërin e Ebu el Kasim (Muhamedit) (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Agjëruesi duhet të jetë i bindur se bërja e iftarit tek dikush tjetër që e fton atë, nuk i pakëson atij asgjë nga shpërblimi dhe të mirat e tij.

Është e preferuar për të ftuarin që të bëjë dua për ftuesin e tij pas ngrënies së ushqimit, duke u bazuar në atë që është transmetuar nga i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), lutje e cila ka ardhur në disa forma dhe me disa shprehje, si p.sh:

 "أكل طعامكم الأبرار، و صلت عليكم الملائكة، و أفطر عندكم الصائمون"

a) "Bukën tuaj e ngrënshin të pastërtit! Melekët bëfshin lutje për ju dhe bëfshin iftar tek ju agjëruesit!"[12]

 "اللهم أطْعِم من أطعًمني، و اسقِ من سقاني"

b) "O Zoti im! Ushqeje atë që me ushqeu mua dhe jepi të pijë atij që më dha mua për të pirë."[13] 

 "اللهم اغفر لهم و ارحمهم و بارك لهم فيما رزقتهم"

c) "O Zoti im! Fali ata! Mëshiroji ata! Dhe jepu bereqet në atë që u ke furnizuar."[14]

 



[1] Transmeton Buhariu (4/173) dhe Muslimi (1093).

[2] E transmeton Ibën Hibani  (891), me zinxhir të saktë. Origjina e tij gjendet në dy "Sahihat", siç e pamë më sipër.

Themi: Shiitët rafidij  u janë përputhur çifutëve dhe të krishterëve në vonimin e Iftarit deri në shfaqjen e yjeve. Allahu na ruajt të gjithëve nga të humbja e tyre.

[3] Transmeton Ebu Davudi (2/305) dhe Ibën Hibani  (224), me zinxhir të mirë.

[4] Transmeton Ahmedi (3/164) dhe Ebu Davudi (2356); nga Enesi, me zinxhir të mirë.

[5] Transmeton Tabarani në "el Kebir" dhe ka thënë:  "…ky hadith është përcjellë edhe i ngritur tek i Dërguari alejhis selam, edhe si fjalë e Ebu Dardasë, por si fjalë e Ebu Dardasë është e saktë, ndërsa si i ngritur, në senedin e tij gjenden transmetues të cilëve nuk u kam gjetur biografi."

Themi: Megjithatë, edhe transmetimi i ngelur te Ebu Darda merr gjykimin e hadithit të ngritur te i Dërguari, në këtë rast.   

[6] Transmeton Ahemdi (3/163), Ebu Davudi (2/306), Ibën Huzejme (3/277,278) dhe Tirmidhiu (3/70); nga dy rrugë transmetimi; nga Enesi.

Senedi i tij është i saktë.

[7] Transmeton el Ukajli në "ed Duafa" (1/72)  dhe Ebu Muslim el Kexhi në "Xhuzin" e tij. Ndërsa nga transmetimi i këtij të fundit e ka përcjellë gjithashtu Ibën Masii në "Xhuz el Ensari" ( ق9/b). Zinxhiri i tij do të ishte i saktë sikur Jahja Ibën Ebi Kethir të mos e transmetonte me shprehjen "nga filani; nga filani" (port ë thoshte: kam dëgjuar filanin).

Megjithatë, hadithi ka një dëshmues i cili do të vijë fill pas këtij.

[8] Transmeton Tirmidhiu (2527), Ibën Maxhe (1752) dhe Ibën Hibani (2407), por në mesin e transmetuesëve të tij gjendet Ebu Mudile, i cili nuk është i njohur plotësisht.

[9] Transmeton  Ibën Maxhe (1/557), el Hakim (1/442), Ibën Es Sini (128), dhe Et Tajalisi (299); nga dy rrugë transmetimi.

El Buvejsiri thotë (2/81): "Zinxhiri i këtij hadithi është i saktë dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm."

[10] Transmeton Ebu Davudi (2/306), el Bejhakiu (4/239), el Hakim (1/442), Ibën Es Sini (128), Nesai në "Amel el Jevm" (269), Darakutni (2/185), i cili thotë se zinxhiri i tij është i mirë. Themi: Ai është ashtu si ka thënë (d.m.th. i mirë-hasen).

[11] Transmeton Ahmedi (4/114-115-116, 5/192), Tirmidhiu (804), Ibën Maxhe (1746) dhe Ibën Hiban (895).  Tirmidhiu e ka konsideruar të saktë dhe ai është ashtu siç ka thënë.

[12] Transmeton Ibën Ebi Shejbe (3/100), Ahmedi (3/118), Nisai në "Amel el Jevm" (268), Ibën Es Sini (129) dhe Abdurrezaku (311); me disa rrugë. Hadithi është i saktë.

Vërejtje: Ajo që shtojnë disa njerëz në këtë hadith, duke thënë: "Dhe ju përmendtë Allahu tek ata që janë tek Ai!", kjo shprehje nuk ka bazë në këtë, andaj kujdes!

[13] Transmeton Muslimi (2055); nga el Mikdad.

[14] Transmeton Muslimi (2042); nga Abdullah ibën Busr.

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/08/2010)
Klikime: 1762 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024