E premte, 29/03/2024, 09:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Shehadeti - Dëshmia

Sqarime te pergjitheshme rreth shehadetit
Që dikush apo diçka të jetë Zot duhet të plotësojë tre aspekte plotësisht dhe njëkohësisht. Të plotësojë aspektin e Rububijah-s me të gjitha kushtet e tij, të plotësojë aspektin e Uluhijah-s me të gjitha kushtet e tij dhe të plotësojë aspektin e Esma-was-sifat me të gjitha kushtet e tij. Askush e asgjë nuk ka mundësi ti plotësojë këto kushte veç Allahut. Ato që idhujtarët adhurojnë veç Allahut nuk janë zota edhe pse idhujtarët i quajnë zota. Allahu dëshmon për këtë:

“Ata që ju adhuroni veç Allahut nuk janë gjë tjetër veç emra që ju keni emeruar, ju dhe baballarët tuaj dhe për të cilët Allahu nuk ka shpallur asnjë lloj autoriteti. Komanda (gjykimi) i nuk i përket askujt veç Allahut. Ai u ka urdhëruar të mos adhuroni asgjë (e askënd) veç Tij. Kjo është feja e vertetë por shumica e njerëzve nuk dijnë” (12:40)


“Këto nuk janë gjë tjetër veç emra që ju keni emeruar, ju dhe baballarët tuaj dhe për të cilët Allahu nuk ka shpallur asnjë lloj autoriteti. Ata (idhujtarët) nuk ndjekin asgjë veç hamendje dhe epshet e shpirtërave të tyre. Edhe pse atyre u ka ardhur udhëzimi nga Zoti i tyre (që s’ka zot vec Allahut). “ (53:23)

“(Hudit i thanë) A po na urdhëron ti që të adhurojmë vetëm Allahun dhe që të braktisim (zotat) atë që baballarët tanë adhuronin? Atëherë na sill atë (ndeshkimin) me të cilin po na kërrcënon po qe se thua të vërtetën. Ai (Hudi) tha: Tmerr dhe ndëshkim nga Zoti juaj u ka rënë që tani. A po debatoni ju me mua për emra që ju keni emeruar, ju dhe baballarët tuaj dhe për të cilët Allahu nuk ka shpallur asnjë lloj autoriteti? Atëherë prisni e dhe unë vërtetë që po pres” (9:71).

Sheikh ul-Islam Ibn Tejmia tha: “Zoti është Ai që adhurohet dhe të cilit i bindesh ngase vërtetë Zoti është Ai që adhurohet dhe Ai që adhurohet është Ai që meriton të adhurohet. Meritimi i adhurimit ndodh si rrjedhim i cilësive që Ai ka që si rrjedhim bëjnë të domosdoshme që Ai të duhet (nga ty) dhe të marrë gradën më të lartë të dashurisë. Ai të cilit gjithkush i nënshtrohet me gradën më të lartë të nënshtrimit. ...Kështu, Zoti është I Dashuri dhe I Adhuruari që është Madhëruar nga dashuria e zemrave që i nënshtrohen Atij dhe përulen para Tij. Ai është të cilit i frikësohen dhe i përgjërohen këto zemra. Ato gjithëashtu i drejtohen vetëm Atij në kohë vështirësie dhe i luten në kohë të vështira dhe i mbështeten përsa i përket interesave të tyre dhe i drejtohen vetëm Atij dhe që qetësohen kur i bëjnë dua Atij dhe rehatohen duke e dashur Atë. Ky s’është askush e asgjë veç Allahut. Kështu pra kjo është (s’ka zot veç Allahut) fjala më e drejtë dhe njerëzit që e thonë këtë janë njerëzit e Allahut dhe ata që e mohojnë atë jane armiqtë e Allahut dhe njerëzit që marrin hidhërimin e Tij dhe hakmarrjen e Tij. Kështu nese dikush e thotë këtë deshmi me vërtetësi, çdo çeshtje dhe situatë do të bëhen të drejta dhe nese jo, korrupsion dhe padrejtësi do të ndjekin dijen dhe veprat e tij” .

Sheikh ul-Islam Ibn Kajjim el-Xhewzijjah tha: “Zoti është që adhurohet nga zemrat si rrezultat i dashurisë së tyre per Të, madhërimit që i bëjnë Atij dhe kthimit me pendim ndaj Tij. Gjithashtu kjo është ngase ato e nderojnë Atë, e lartmadhërojnë, sillen me perulje para Tij, i nënshtrohen Atij, i frikesohen dhe i mbështeten atij” .

Ibn Rexheb tha: “Zoti është Ai të cilit i bindesh në kontrast me mosbindjen duke e nderuar Atë, duke pasur për Të frikërespekt dhe duke e lartmadhëruar sikurse edhe duke e dashur Atë, duke ia patur frikën, duke iu mbështetur dhe duke i kërkuar që të të plotësojë nevojat dhe dëshirat dhe duke i bërë dua Atij. Është e padrejtë dhe e gabuar që t’ia drejtosh këto apo të kesh këto ndjenja për tjetër veç Allahut. Kështu kushdo që adhuron këdo me Allahun kjo konsiderohet si veprim i keq dhe tradhëti dhe mashtrim rreth dëshmisë së tij (që s’ka zot veç Allahut...) e kështu përfundon duke adhuruar krijesa të tjera dhe meriton kështu të gjitha konseguencat që shirku sjell” .

Bika’i tha: “S’ka zot veç Allahut, do të thotë se është absolutisht e pamundur për gjithëçka apo gjithkënd që të adhurohet veç Allahut. Kjo dije është dija më e madhe që i shpëton njerëzit nga tmerret e Orës. Dija është dije e vërtetë kur të hyn në punë dhe u sjell dobi njerëzve po qe se shoqërohet me bindje, nënshtrim dhe veprim sipas saj. Përndryshe është puro injorancë” .

Përsa i përket “S’ka zot veç Allahut”, sikurse vihet re përbëhet nga nje mohim dhe nga nje afirmim. Përsa i përket mohimit, ai konsiston në s’ka zot dhe përsa i përket pohimit ai konsiston në veç Allahut. Duhet pasur parasysh se kur themi veç Allahut, kihet parasysh si kuptimi që përveç Allahut nuk ka zot tjetër, po ashtu edhe kuptimi që s’ka zot bashkë me Allahun. Pra Vetëm Allahu është zot dhe as nuk ka zota të tjerë veç Tij, dhe as nuk ka zota së bashku me Allahun sikurse pretendojnë të krishterët kur thonë se është vetëm një zot por ky një zot është tre; Ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Duhet theksuar se vetëm mohimi nuk përbën tewhid. Po ashtu vetëm afirmimi nuk përbën tewhid. Tewhidi gjendet vetëm kur bashkohen të dy bashkë, mohimi dhe afirmimi. Kështu të thuash s’ka zot nuk je musliman pasi këtu po mohon gjithëçka madje edhe Allahun. Po ashtu të thuash që Allahu është zot, prapë nuk je musliman pasi po pranon që Allahu është zot por nuk po e mohon këtë për tjetër veç Allahut. Vetëm kur thua s’ka zot veç Allahut, po paraqet tewhid. Çdo i Dërguar u dërgua duke shpallur: “Adhuroni vetëm Allahun dhe mohoni taghutin”. Ibnul – Kajjim tha: "Taghut është gjithçka për të cilën robi (i Allahut) kalon kufinjtë qoftë kjo dikush apo diçka që adhurohet (veç Allahut), të cilit i bindet (në mosbindje ndaj Allahut), apo që ndiqet (në mosbindje ndaj Allahut)".

Ka një lidhje mes taghutit dhe besimit në Allah. Allahu thotë:

“...Kush bën kufr ndaj taghutit dhe beson në Allah, ka kapur dorezën më të fortë që kurrë nuk thyhet...”(2:256)

Vini re Allahu u mëshiroftë se ç’fjalë ka përdorur Allahu. Kufr ndaj taghutit dhe Iman ndaj Allahut. Pra ne jemi urdhëruar që të bëjmë kufr ndaj taghutit dhe të bërët kufr ndaj taghutit është pjesë e shpëtimit. Mirëpo edhe këtu duhet që të kemi mohim dhe afirmim në të njëjtën kohë dhe vetëm të dyja bashkë sjellin shpëtim. Pasi vetëm kufr ndaj taghutit nuk tregon se ke Iman ndaj Allahut dhe po ashtu vetëm iman ndaj Allahut nuk tregon se mohon gjithëkënd apo gjithëçka veç Allahut. Vetëm kur bën kufr ndaj taghutit dhe në të njëjtën kohë ke iman ndaj Allahut, vetëm atëherë ke plotësuar detyrimin tënd. Vetëm atëherë je i shpëtuar. Pra ne jemi urdhëruar me dy lloje kufri dhe dy lloje Imani. Një lloj kufri që është fard dhe një lloj që është haram dhe një lloj Imani që është fard dhe një lloj imani që është haram. Kufri qe është fard është kufri ndaj taghutit dhe kufri që është haram është kufri ndaj Allahut. Imani që është fard është imani ndaj Allahut dhe imani që është haram është imani ndaj taghutit. Këto janë të gërshetuara. Kështu vetëm ata janë të shpetuar që bëjnë kufr ndaj taghutit dhe besojnë në Allah. Veçimi i Atij që adhurohet me të drejtë nga i atyre qe adhurohen me pa të drejtë është i domosdoshëm. “Kjo ngase Allahu është i vetmi (zot) i vërtetë dhe gjithëçka të cilës ata i luten është falsitet..”(31:30).

Në lidhje me të shprehurit e “s’ka zot veç Allahut”, kjo duhet thënë e plotë dhe jo të thuhet “s’ka zot”, e pastaj të behet pushim dhe pastaj të thuhet “veç Allahut”. Diçka e tillë është haram pasi jo vetëm që nuk është dëshmi por përkundrazi është tallje me shehadetin dhe është diçka që të nxjerr nga feja, përveç atyre që u mbahet goja, ose që kanë veshtirësi në të shprehur qoftë nga natyra e tyre qoftë nga sëmundje të ndryshme apo mosha e tyre e thyer.

Dëshmia se s’ka zot veç Allahut përmbledh në të edhe distancimin nga fetë e tjera që bien ndesh me Islamin dhe nuk mund të pretendohet se fetë janë të njëjta apo se mjafton të adhurosh Allahun. Allahu na urdhëron: “Thuaj! O ju kufarë!Unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni! As ju nuk adhuroni Atë që unë adhuroj! Unë nuk do të adhuroj atë që ju adhuroni! As ju nuk do të adhuroni Atë që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj e unë kam timen!”(109:1-2-3-4-5-6)

Përsa i përket idesë që “s’ka zot veç Allahut do të thotë se s’ka krijues veç Allahut”, kjo ide është e humbur dhe e gabuar pasi shehadah nuk është vetem sipas aspektit të Rububijah-s por edhe sipas aspektit të Uluhijah-s dhe Esma-was’sifat. Idhujtarët në kohën e Rrasulit e pranonin se Allahu ishte Krijuesi por ata prapë Allahu i quajti idhujtarë. Allahu thotë:

“...Thuaj! Kush u jep ju begati nga qiejt dhe nga toka? Apo kush e kontrollon të dëgjuarit dhe të shikuarit? Kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli? Kush i rregullon çështjet? Ata do të përgjigjen; Allahu....”(Junuz:31).

Po ashtu:

“...Kush i krijoi qiejt dhe tokën? Ata do të të përgjigjen me siguri të plotë: Allahu... Kush e zbret shiun nga qiejt dhe me të i jep jetë tokës pas vdekjes së saj? Ata të sigurtë do të të përgjigjen: Allahu...”(Ankebutë: 61-63).

Ajete të tilla janë të shumta dhe tregojnë se idhujtarët e Arabisë e pranonin Allahun si Krijues por kjo nuk mjaftoi që ata të ishin muslimanë përkundrazi Allahu i quajti idhujtarë. Kupto këtë dhe do të të bëhet i qartë gabimi dhe humbja e atyre që shkojnë nëpër varreza dhe i luten të vdekurve apo shkojnë nëpër teqe apo vende të mira dhe atje kërkojnë ndërmjetësim tek Allahu apo falje mëkatesh, shtim rrisku apo madje edhe ndryshim të kaderit. Madje në kohën tonë do të vëresh se njerëz të tillë janë edhe më injorantë se idhujtarët e Arabisë ne kohën e Rrasulit pasi në atë kohë ata nuk mohonin Rububijah-n e Allahut por ne kohën tonë gjen nga ata që edhe këtë e mohojnë duke besuar se njerëzit kane rrjedhur nga majmunët apo se universi ka ardhur në egzistencë aksidentalisht apo se shenjetorë kanë në dorë shkaterrimin e universit apo cakrimin e kaderit apo se toka nuk mund të rrotullohet pa miratimin e sheikh filanit apo qielli nuk e lëshon shiun po qe se nuk është dakort varri i këtij personi apo po qe se statuja e ketij shenjtori a shenjtorje nxjerr gjak nga sytë viti do të jetë ters per te gjithë e keshtu me rradhë. E sa i madh është numri i të tillëve dhe madje fshehin kufrin dhe shirkun e tyre pas titujve dhe gradave që i mveshin vehtes. Persona që e quajnë vehten ajka e njerezimit por që në të vërtetë nuk mund të krahasohen as me kafshët. Allahu u pakësoftë numrin dhe rradhët e tyre.

Muhamedi është i dërguari i Allahut

Shehadeti nuk konsiston vetëm në të dëshmuarin se s’ka zot veç Allahut. Duhet edhe pjesa e dytë e tij që ai të jetë i drejte e i pranuar. Pra duhet edhe pjesa Muhamedi është i dërguari i Allahut.

Të dëshmuarit se Muhamedi është i dërguari i Allahut, konsiston në dijen me saktësi dhe besimin me vërtetesi duke dëshmuar se Muhamedi është i derguari i Allahut. Ai është i dërguar per tërë njerëzimin dhe xhinët. Po ashtu kjo deshmi bën të detyrueshme besimin dhe te permbajturit e asaj qe Allahu nuk mund të adhurohet përveç sipas menyrës dhe permbajtjes së adhurimit sikurse Rrasuli na ka udhëzuar. Dhe se gjitheçka që bie në kundërshtim me mesazhin që ai solli qoftë në terësi apo në detaje, duhet braktisur dhe mosbraktisja e saj të çon në humbje dhe në shkaterrim. Po ashtu kjo dëshmi bën të domosdoshme braktisjen e fjales apo praktikes së gjithkujt kur kundërshton synetin e tij pavarësisht se kush e fillon diçka të tillë qofshin këta sundimtarë apo dijetarë apo zakone apo ligje të vëna nga njerëzit qofshin këto edhe brez pas brezi. Ne e ndjekim sunetin e tij qoftë përsa i perket besimit ashtu edhe persa i perket menyrës së jeteses dhe nuk bëjmë dallime duke pretenduar se ka dy fusha: fetare dhe socialo-politike. E tërë feja e Allahut eshtë e plotë dhe nuk mund të ndahet. Allahu nuk ka lënë hapesirë per të zgjedhur nga çështjet por na ka urdhëruar të hyjmë në Islam tërësisht. Kush merr disa nga çështjet dhe braktis të tjerat, e ka braktisur fenë në tërësi. Dhe të bësh këtë do të thotë të përgënjeshtrosh Rrasulin apo të besosh se mesazhi me të cilin ai erdhi nuk është i plotë apo se nuk është për kohën tonë apo se ligjet e njerëzve janë më të dobishme për krijimin se ajo me të cilën ai erdhi.

Sheikh ul-Islam Ibn Tejmia thekson në “Maxhmu el-fatawah”: “Kushdo që nuk i nënshtrohet asaj me të cilën Rrasuli erdhi është kefër. Nuk ka rëndësi nëse ai beson se Rrasuli është gënjeshtar apo nëse ai është arrogant për të besuar tek ai apo i kthen shpinën për të ndjekur dëshirat e tij apo është në dyshim në vërtetësinë e asaj me të cilën ai erdhi. Pra kush mohon atë me të cilën ai erdhi është kefër. Në fakt dikush mund të jetë kefër edhe nëse nuk e mohon atë, kjo është kur nuk beson në të”.

Më parë kur kemi folur per njohjen e Rrasulit kemi permendur argumenta për ato që përmendëm me siper dhe meqë kur të flitet prape për nivelin e tretë do të ndalemi tek këto pika nuk po zgjatemi më tepër.

Shehadeti sikurse e kemi permendur edhe më sipër edhe pse përbëhet nga dy pjesë, përbën një shtyllë të vetme. Prandaj që dikush të quhet musliman duhet të dëshmojë për të dyja pjesët. Po qe se nuk dëshmon për të dyja pjesët së bashku nuk është musliman. Kështu nëse dikush beson se s’ka zot veç Allahut por nuk beson se Muhamedi është i dërguari i Allahut nuk mund të quhet musliman. Sikurse e permendëm me sipër të dëshmuarit se Muhamedi është i dërguari i Allahut permbledh edhe besimin tek gjithëçka që ai solli. Kështu kush nuk beson tek të gjithë të dërguarit e Allahut nuk beson tek Muhamedi si i dërguar i Allahut. Jehuditë besojnë tek disa të dërguar por mohojnë të tjerët po ashtu edhe të krishterët mohojnë Muhamedin. Po ashtu ata që nuk besojnë se nuk ka të dërguar pas Rrasulit nuk besojnë tek ajo me të cilën Rrasuli erdhi. Po ashtu ata që besojnë se ka të dërguar pas Rrasulit janë në të njëjtën gradë. Dëshmia se s’ka zot veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut konsiston gjithashtu edhe në besimin se as Rrasuli, as ndonjë engjëll apo ndonjë i dërguar tjetër apo njerëz të mirë apo teqe apo vende të mira, pemë gurë, dru etj nuk kanë asnjë fuqi të bëjnë mirë apo të sjellin dëm. Pra siç vërehet dëshmia nuk është lënë thjeshtë dëshmi dhe kaq. Duhet që të plotësohen disa kushte që kjo dëshmi të jetë e drejtë dhe e pranuar.
 
Marre nga "Shpjegimi i tre themeleve baze" i Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albanit
Kategori: Shehadeti - Dëshmia | Shtuar nga: shpend-xhelili (25/09/2009)
Klikime: 568 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024