La ilahe ilallah) çelësi i xhenetit, por çdo çelës i ka dhëmbët e tij, e nëse vjen me çelësin i cili i posedon dhëmbët e hap, e nëse jo nuk do të kesh mundësi për të e hapur. E dhëmbët e këtij çelësi këtu janë kushtet e fjalës (La ilahe ilallah) që vijojnë:
1.Kuptimi i domethënies:
E ajo është mohimi i gjithë adhuruesve tjerë, dhe njëshmëria e Allahut dhe se ai është i vetmi që meriton të adhurohet. Thotë Allahu subhanehu ue teala: “Dije se s’ka zot tjetër” dmth ska adhurues në qiell dhe tokë që meriton adhurimin pos tij. Gjithashtu thotë i dërguari alejhi selam: (Kush vdes dhe e din se Allahun është një hy në xhenet) Transmeton Muslimi.
2.Sigurimi i cili e heq dyshimin.
Kështu pra që të jetë zemra e qartë jo e dyshimtë. Thotë Allahu subhanehu ue teal: “Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan” (el-Huxhurat.15) Thotë i dërguari alejhi selam: ( Dëshmoj se ska Zot tjetër pos Allahut, dhe se unë jam i dërguar i tij nuk e takon robi me këtë Allahun pa dyshuar e të mos e ndaloj nga zjarri) Transmeton Muslimi.
3.Pranimi i asaj që ka për qëllim kjo fjalë me gojë dhe zemër:
Thotë Allahu subhanehu ue teala kur flet për mushrikët: “Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?” (Safat.35-36) Thotë i dërguari alejhi selam: ( Jam urdhëruar që ti luftojë njerëzit derisa të dëshmojnë se s’ka Zot tjetër pos Allahut, e kush thotë dëshminë e ka mbrojtur nga unë gjakun dhe pasurin dhe veten e tij, pos me hakun e islamit dhe llogaria e tij është tek Allahu) Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.
4.Drejtimi dhe dorëzimi në atë që të drejton ajo:
Thotë Allahu subhanehu ue teala: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij” (Zumer.45)
5.Vërtetimi i cili e heq përgënjeshtrimin
E ajo është kur të e thotë me vërtetim nga zemra e tij. Thotë Allahu subhanehu ue teala: “Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët” (Ankebut.1-2-3) Thotë i dërguari alejhi selam: (S’ka kush që dëshmon se Allahu është një dhe se Muhamedi është i dërguari i tij duke thënë me vërtetim nga zemra përveç të e bëjë të ndaluar nga zjarri) Transmeton Buhari dhe Muslimi.
6.Sinqeriteti:
E ajo është bërja e veprave me nijet të pastër nga gjitha dyshimet e shirkut. Thotë Allahu subhanehu ue tela: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij” Thotë i dërguari alejhi selam: (Njerëzit më të gëzuar për ndërmjetsimin tim janë kush than Lailahe ilallah me sinqeritet nga zemra, apo shpirti) Transmeton Buhari, dhe thotë gjithashtu i dërguari alejhi selam: ( Me të vërtet se Allahu ia ka ndaluar zjarrin atyre që thonë: Lailahe ilallah duke shpresuar me atë fytyrën e Allahut aze ue xhel) Transmeton Muslimi.
7.Dashuria e kësaj fjale të bukur:
Gjithashtu edhe asaj që argumenton kjo fjalë, dhe pasuesit e saj që veprojnë me këtë dhe janë të përkujdesëm në kushtet e saj, dhe urrejtja kush i vepron negacionet e kësaj. Thotë Allahu subhanehu ue teala: “E nga njerëzit ka asi që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun,po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë” (Bekare.165) Thotë i dërguari alejhi selam: (Tri gjëra kush i posedon gjen ëmbëlsirën e besimit (imanit): Të jetë Allahu dhe i dërguari më të dashur tek ai se gjithçka tjetër, dhe të e dojë personin vetëm për hir të Allahut, dhe të urrej të kthehet në kufr pasi që e ka shpëtuar Allahu prej tij, sikur që urren që të gjuhet në zjarr) Transmeton Buhari dhe Muslimi
8.Të Mohoj (bëje kufr) Tagutët:
E ajo është çdo gjë që adhurohet pos Allahut subhanehu ue teala, dhe të besoj Allahun Zot dhe adhurues i cili me të vërtet është që meriton adhurimin. Thot Allahu subhanehu ue teala: “Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.” (Bekare.256) Thotë i dërguari Alejhi selam: (Kush thotë Lailahe ilallah, dhe mohon gjithçka që adhurohet pos Allahut i bëhet Haram pasuria dhe gjaku) Transmeton Muslimi
Muhamed Resulullah
Besimi se ai është i dërguar prej Allahut, dhe të besojmë në atë që ka lajmëruar, dhe të respektojmë në atë që ka urdhëruar, dhe të ndalemi nga ajo që na ka ndaluar dhe ka urrejtur, dhe të e adhurojmë ashtu siç na ka urdhëruar, dhe se është vula e pejgamberëve dhe se pejgamberllëku i tij është i përgjithshëm për të dy botratë.
Lartësimi (ngritja) i Pejgamberit alejhi selam dhe ndalimin e ndalesave tija dhe përmbajtja e sheriatit tij është aroma e vërtet nga domethënia e kësaj dëshmie. E kjo është nga respektimi i urdhrave të Allahut tebarek ue teala i cili e ka dërguar për njerëzit të gjithë përgëzues dhe këshillues dhe thirrës te Allahu me emrin e tij dhe dritë e ndriçuar.
Obligimi ynë ndaj Pejgamberit Alejhi selam:
1.Besimi ndaj pejgamberit alejhi selam:
Thotë Allahu Subhanehu ue teala: {E ai (Pejgamberi) nuk flet nga mendja e tij.}(Nexhm.3)
2.Pasimi i të dërguarit alejhi selam.
Thotë Allahu Subhanehu ue teala: {Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaj}(Ali imran.3) Thotë Aëëahu subhanehu ue tela: {Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahu}(Ehzab.21) Thotë Allahu subhanehu ue teala:{Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju. Allahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson Allahun dhe shpalljet e Tij, ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën. (El-Eëraf.158)
3.Obligimi i dashurisë së tij salallahu alejhi ue selam.
Thotë Allahu subhanehu ue teala: { Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.} Thotë i dërguari alejhi selam:“Nuk beson (nuk i plotësohet imani) asnjërit prej jush deri sa të jem më i dashur se baba i tij dhe fëmija i tij dhe gjithë njerëzit.” Transmeton Buhari
4.Adhurimi i Allahut me atë (sheriatin) ka sjell i dërguari alejhi selam:
Thotë Allahu subhanehu ue teala: { E ai (Pejgamberi) nuk flet nga mendja e tij}(Nexhm.3) Ka thënë i dërguari alejhi selam:“Kush vepron vepër që s’është në të udhëzimi ynë ajo është e kundërshtuar (jo e pranuar)” Transmeton Muslimi Thotë Allahu subhanehu ue teala:{ Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon}(Nisa 80).
5.Largimi nga ofendimi i tij salallahu alejhi ue selam:
Thotë Allahu subhanehu ue teala:{ Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: “Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)”. Thuaj: “Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson Allahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e Allahut, ata kanë dënim të dhembshëm}(Tewbe.61)
Ofendimi i cili ka për qëllim këtu: ajo është çdo gjë ndaj tij, në personalitetin e tij, apo në atë që ka ardhur prej Allahut subhanehu ue teala, apo ne sunetin e tij, apo ne familjarët e tij, apo ne grat e tij nënat e besimtarëve apo në sahabet (shokët) e tij të lart.
6. Madhërimi dhe mëshira( Salete dhe selame) ndaj tij alejhi selam:
Thotë Allahu subhanehu ue teala: {Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin}(Ehzab.56) Transmetohet Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) se pejgamberi alejhi selam ka thënë:“Kush më madhëron (qonë salat) mua njëherë , e madhëron Allahu atë dhjetë herë” Transmeton Muslimi
Mënyra e madhërimit të dërguarit alejhi selam:
Nga Hadithi i Kaëb ibn Axhre: “Thuani: Allahume Sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamedin kema salejte ala Ibrahijme ue ala ali Ibrahime Ineke Hamijdun Mexhijd,Allahume barik ala Muhamedin ue ala ali Muhamedin kema barekte ala ali Ibrahime ue ala ali Ibrahijme ineke Habijdun Medhijd.” Transmeton Buhari .
Marr nga faqja "Seraja el-Kuds"
|