E premte, 22/11/2024, 20:16
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Shehadeti - Dëshmia

Kujtoje dëshminë që ia dhe Allahut
Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Më kujtohet kur një herë pata një diskutim dhe dikush m’u drejtua duke më pyetur: “kush ka ardhur nga bota tjetër – ahireti dhe të na e vërtetojë njëmendësisht ekzistencën e saj!”, ndërsa une ia parashtrova një pyetje tjeter: “Vallë, pse ti po e beson Allahun kur ti Atë s’e ke parë kurrë në jetën tënde?”. Për çudi, ma dha një përgjigje të habitshme, pasiqë prej tij nuk e prisja atë fjalë! Më tha: “Po me Allahun është ndryshe! Atë e ndjej!”. ! Nuk guxova as të lëviz më shumë në fjalë dhe as që ta tregoj habinë para tij! E si të shpreh habi, vellezer dhe motra, kur Allahu në Kur’anin Famëlartë thotë: “Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”. Të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të painformuar!”. Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre! A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?” (Kur`an, 7: 172-173).
Si shpjegim i këtij ajeti, Muhammedi alejhi selam tregon se kur All-llahu i Madhërishëm e krijoi Ademin alejhi selam, mori një premtim prej tij, pastaj Ai i nxori prej tij të gjithë pasardhësit që do të lindin deri në fund të kësaj bote, gjeneratë pas gjenerate dhe i shperndau përballë Tij, për të marrë një premtim edhe prej atyre. All-llahu i Lartësuar u foli atyre ballë për ballë duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?”, ndërsa i gjithë njerëzimi dëshmuan se Ai është krijuesi i tyre dhe i Vetmi Zot që meriton të adhurohet! All-llahu i Lartësuar ua tërhoqi vërejtjen që të mos thonë në Ditën e Gjykimit se s’kanë pasur dije për këtë gjë!
Vëllezër dhe motra në islam! Në këtë hadith po shihet qartë domethënia e ajetit paraprak, andaj është e natyrshme që ndjenja se All-llahu i Lartësuar ekziston dhe se vetëm ai është që meriton të adhurohet, të ndjehet dhe të besohet në shpirtin e njeriut! Çdo krijesë e ka të vulosur në shpirt besimin e sinqertë në Një Zot, e madje edhe qeniet e krijesat e tjera dëshmojnë për Krijuesin dhe e vërtetojnë Lartesinë e Tij, madje e lartësojnë dhe e adhurojnë All-llahun e Lartësuar në mënyrën e tyre, që ne nuk e kuptojmë: “Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj)! Ai është i butë dhe fal shumë!” (Kur`an, 17: 44). Prandaj, them se besimi ne Zot kurrë nuk mund të hiqet plotësisht edhe në qoftë se mundohet dikush ta mohojë këtë të vërtetë, askush nuk mund të jetë mohues i vërtetë i All-llahut dhe i bindur plotësisht, madje edhe nëse se këtë gjë e thotë me ngulm! Këto fjalë janë të korruptuara dhe të nxitura nga shejtani i mallkuar, pa dëshirën e dijen tonë! Në Kur`anin Famëlartë thuhet: “Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: “Refuzo besimin!”, e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: “Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!” (Kur`an, 59: 16).
Natyra dhe shpirti i tij njerëzor kurrsesi nuk mund ta mohojë Zotin e vet, sadoqë mendja supozon kështu! Shpirti, pra, nuk kënaqet kur gjuha e mohon All-llahun, pasiqë ajo nuk përputhet me natyrën e vërtetë të tij (shpirtit). Mirëpo, ta zëmë, ndjenja e besimit për botën e ardhshme, për ekzistimin e engjujve, për librat e shpallur, për pejgamberët dhe kushtet tjera të besimit nuk ekzistojnë, por kjo nuk është e njëjtë sikur besimi në njohjen e Krijuesit të Lartësuar si ekzistues, ndonëse ato kushte ndërlidhen me besimin në Të! Në librin e Bilal Filipsit “Bazat e teuhidit” thuhet: “Premtimi që të gjithë njerëzit e bënë para Allahut se Ai është Zoti i tyre është i vulosur në shpirtrat e çdo njeriu, madje përpara se shpirti të futet në fetus, në muajin e pestë të shtatzanisë, kështu kur fëmija të lindë, ai ka një besim natyral që në arabisht quhet “fitrah”, në qoftë se fëmija lihet vetëm, ai do të rritet me ndjenjën se ka vetëm një Zot, por të gjithë femijët influencohen nga personi i mjedisit, qoftë direkt a indirekt. Pejgamberi alejhi selam në një hadith thotë: “Allahu i Lartësuar thotë: “Unë i krijova robtë e Mi në fenë e drejtë, por shejtani i bën ata që ta humbasin rugën e drejtë!”. Poashtu, Pejgamberi alejhi selam thotë se çdo fëmijë lind në gjendjen e fitres, por prindërit e tyre e bëjnë ate çifut, të krishter ose, Zoti na ruajtë, e bën që të jetë mohues total i All-llahut të Lartësuar.
Andaj, o njerëz, keni kujdes kur vjen në shprehje çështja e besimit, mos jini mohues ndaj All-llahut të Lartësuar dhe as mos i shoqëroni gjë përderisa ju për këtë nuk keni kurrfarë fakti, kurrsesi mos thuaj se nuk e besoj Allahun, kërko dhe gjeje atë dëshmi që ia dhe Zotit tënd dikur! Mos thuaj se nga ky dëshmim nuk kam njohuri, gjeji rrugët deri aty ku të çon deri te premtimi që i dhe Allahut! Mos e errëso zemrën tënde me padituri! Mos e lë që kotesia e gjuhës dhe supozimet mendore të ta humbasin atë ndriçim në shpirtin tënd! Dije se Allahu është i Gjallë, se ekziston, se na sheh, se na dëgjon, e lëre që zemra të bindet dhe ta ndjejë afërsinë e Tij, kuptoje Fjalën e Zotit ne Kur`an ku thotë: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij!” (Kur`an, 50: 16).
Mos e privo nga të ndjerit afër Allahut, pasiqë Ai dëshmoi që është afër teje dhe ne qoftë se ti nuk e kupton këtë afërsi të Tij, lëre që zëri i zemrës dhe fryma e shpirtit ta ndjejë Atë! Vërtet shpirti ka nevojë që ta ndjejë afërsinë e tij; ka nevojë që dikush ta ledhatojë, e ky ledhatim është të ndjerit që Allahu është i gjallë! Andaj, gjallëroje zemrën dhe shpirtin tënd me të Gjallin e Përjetësisë! Mos e vdis zemrën përderisa këtë vdekje nuk mundet ta pranojë! All-llahu i Madhërishëm është qetësim i shpirtit: “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra, ta dini se me të përmendur All-llahun, zemrat stabilizohen!” (Kur`an, 13: 28). Mos lejo që dobesit e mjedisit të prishu të të mbulojnë në errësirën e fundit besimin e natyrshëm që ta dha Allahu! Mos lejo që të ta turbullojnë besimin e pastër, pastroje dhe ndriçoje zemrën tënde me Nurin e All-llahut! Bëhu prej atyre të cilëve i Lartmadhërishmi do t’u thotë: “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhennetin Tim!” (Kur`an, 89: 27-30), sepse: “...Allahu nuk është i kënaqur me mosbesimin e robve të Vet!...” (Kur`an, 30: 7).
Kategori: Shehadeti - Dëshmia | Shtuar nga: shpend-xhelili (25/09/2009)
Klikime: 1248 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024