E mërkurë, 04/12/2024, 10:11
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Rrugët e dhënjes!

Rrugët e dhënjes!

Te mirat e zekatit
Dhënja e zekatit është nje ndër pesë shtyllat e Islamit dhe në 28 ajete Kur'anore si dhe shumë hadithe përmendet krahas namazit, si p.sh.:

"S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje." (Kuran 2:277)

"Islami është ndërtuar mbi (shtyllat): dëshmisë, që ska Zot qe meriton adhurim përvec Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i derguar i Tij, kryerja e namazit, dhënja e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe haxhi në shtepin e Zotit (në Qabe - Meke), nëse ka mundësi." (Trans. Buhariu dhe Muslimi).

Gjatë përkthimit te termit "zekat" sjellet shprehja "dhënje e detyruar sociale", sepse pranuesi i zekatit ka të drejt mbi të. Termat "tatim për të varfërit" apo "lëmosha" etj. nuk duhet t'i përziejmë me zekatin, sepse do ta gabojmë qellimin e kësaj vepre.

Zekati (shpesh gabimisht mirret si sinonim me "sadakanë") është një detyrë fetare për cdo musliman të cilet kanë pasuri te mjaftueshme për ta dhënë atë. Pagesa e zekatit është një pjesë e rëndesishme e cdo shoqërie islame, sepse në njerën anë ndihmon sigurinë ekonomike dhe sociale, ndërsa në anën tjetër nxitë ndjenjën e bashkësisë mes njerëzve, ku secilit njeri ia sigurinë kushtet elementare te jetesës, pa e ndier marrësi veten detyrim te askujt.

Përmes dhënjes se zekatit njeriu jo vetëm që e pastron pasurinë e tij por edhe zemren nga egoizmi, lakmia dhe indiferenca ndaj vuajtjeve te njerëzve tjerë. Ne ketë mënyrë bëhet i vetëdijshëm se prona në të vertetë i takon Allahut, sikurse të gjitha gjërat tjera dhe me ketë amanet punon si duhet dhe e jep kontributin e tij për barazi shoqërore. Njëkohësisht zemrat e atyre të cilët pranojnë zekatin lirohen nga inati dhe urrejtja ndaj te pasurve.

1. Vërejtje e përgjithshme per zekatin
a) Qëllimi (nijeti) është kusht paraprak që zekati te pranohet si vepër në shërbim te Zotit.
b) Në një shtet Islam zekati ngritet nga autoritetet administrative dhe iu ndahet atyre që kanë të drejt ta pranojnë atë.
c) Në një shtet jomusliman muslimanët zekatin duhet ta shpërndajnë privat ose t'ia ngarkojë ndonjë organizate islame.
d) Shpërndarja e zekatit zakonisht bëhet vec ndaj atyre që kanë të drejt ndaj tij brenda vendit.

Përjashtime:
- në rast se brenda vendit ska njerëz që duhet ta pranonin zekatin, atëhere ai mund te shpërndahet jash vendit
- në raste te jashtzakonshme (katastrofa, luftëra etj) zekati mund te shperndahet edhe jasht vendit (p.sh. Palestinë, Kosovë, Bosnje, Afganistan etj).

e) Dhënja e zekatit mund të behet me gjëra me vlerë ose para.
f) Pasi obligimi i zekatit nuk është i parashkruar ai për cdo vit te humbur duhet te jipet pastaj.
g) Pasi obligimi i zaktit nuk fshihet me vdekjen, ai duhet te paguhet nga masa trasheguese dhe kjo para se te bëhet shpërndarja ne trashegimtar.

2. Dallimi mes zekatit dhe tatimit
Përderisa zekati është një marrëdhënje mes njeriut dhe Zotit, tatimet janë plotësisht çështje te kësaj bote mes qytetarëve dhe shtetit. Zekati është një veprim fetar ndaj Zotit (Ibadet) vetëm për musliman, ndërsa tatimet janë një detyrim qytetar si për musliman ashtu edhe për jomusliman. Rregullat e zekatit janë universale dhe përjetësisht te vlefshme, e në anën tjetër, rregullat për vlefshmërinë e tatimeve janë të kufizuara sipas vendit dhe kohës.

Zekati ndjek synime fetare dhe shoqërore, në anën tjetër tatimet ndjekim vetëm synime shoqërore. Lartësia dhe Nisabi (kufiri i ngritjes) së zekatit janë të pandryshueshme dhe përfundimisht te përcaktuara, ndërsa tatimet janë të ndryshueshme sipas situatës.
Obligimi i zekatit vlenë vetëm për të pasurit, ndërsa tatimet (p.sh. tatimi ne paga, tatimi mbi vlerën e shtuar etj.) duhet te paguhen nga te gjitha shtresat e shoqërisë. Shfrytëzuesit e zekatit sipas rregullit janë te varfërit dhe nevojtarët, perderisa tatimet shkojnë për mbarë shtresave shoqërore (p.sh. ndërtimi i infrastrukturës, shkollave etj).

3. Synimi i zekatit
Caku kryesor gjatë përmbushjes se obligimi te zekatit është kryerja e vetëdijshme e një vepre fetare ndaj Zotit, për te arritur kenaqësinë e Allahut. Përvec kësaj, përmes përpjekjes për ndarjen e drejtë te te ardhurave, zekati ka ndikime te mëdha shoqërore dhe ekonomike.

3.1. Ndikimi ekonomik dhe moral ndaj dhënesve te zekatit
a) Veprimi i vetëdijës së ndërgjegjshme me pasuri
Obligimi për zekat i mëson te obliguarit e zekatit qe pasurinë që iu ka dhënë Allahu xh.sh. ta fusin në perdorim ne cdo hapsirë jetësore dhe cdo situatë vetëm për hir te Allahut.

b) Mbrojtje nga vetitë negative te karakterit
Zekati mbronë te obliguarit e tij nga koprracia, lakmia dhe ndjekja e tyre.

c) Mbrojtje nga tejçmuarja e kësaj bote
Obligimi i zekatit vazhdimisht iu përkujton muslimanëve ate se e gjithë pasuria e tyre është një dhuratë nga Allahu, për të cilen duhet te tregohen falenderues. Qe muslimanët t'i mbrojë nga tejçmimi i kësaj bote, sidomos rreth gjërave materiale, Allahu iu premton shumimin e pasurisë përmes zekatit: "Thuaj: “S’ka dyshim se Zoti im është Ai që jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh". (Kur'an 34:39)

3.2. Ndikimi ekonomik dhe moral ndaj marrësve te zekatit
a) Lirimi nga varësia materiale
Nëse zekati paguhet si mbajtje e jetës, ai krijon mundësinë qe të bëhet pjesëmarrës aktiv i zhvillimit te shoqerisë.

b) Mbrojtja nga vetitë negative te karakterit
Zekati mbronë marrësit e tij nga inati, zilia (dashakeqësia) dhe urrejtja ndaj te pasurve. Pasiqe nevojtaret kanë te drejtë në një pjesë te caktuar nga pjesa e pasurisë se pronarve dhe e cila vazhdimisht duhet t'iu jipet (paguhet), ata nuk detyrohen te marrin pozicionin e lypsarëve.

3.3. Ndikimi ekonomik dhe moral ndaj shoqërisë
Veçoria e zekatitë është qe ai paraqet si veprimin ndaj Zotit (ibadet) te secilit, ashtu edhe një rregullim social te shoqërisë islame.

a) Përkujdesje sociale mbi bazën e barazisë
Zekatëmarrësi dhe zekatëdhënesi ne një shtet islam nuk qëndrojnë ne raporte lypës-dhënes, por si partner te barabartë. Me ketë rast evitohen edhe vështersitë si: varësia nga gjendja shpirtërore e dhënesit, cënimi i namit te marrësit dhe detyrimi i falendërimit.

b) Nxitja e paqës shoqërore
Përmes detyrimit te shpërndarjes se pasurisë zvoglohen dallimet sociale, me çrast parandalohet dukshëm ngritja e inatit shoqëror dhe ndikimet e saj negative (si p.sh. formimi i te menduarit klasor).

c) Ngritja e konjunkturës (gjendjes së përgjithshme shoqërore)
Obligimi i zekatit parandalon tubimin joproduktiv te kapitalit dhe pasurisë, ku përmes dhënjes se tij konsumohet dalëngadal. Përmes kësaj gjendje zekatdhënësit motivohen qe pasurinë e tyre ta investojne në forma sa me fitimprurëse dhe kështu garantohet qe nje pjese e madhe e mjeteve produktive te punoj vazhdimisht dhe kështu arrihet ngjallje e përgjithshme ekonomike. Përvec kësaj mbështetja e nevojtareve qon ne rritjen e fuqisë blerëse te tyre dhe me ketë rast deri tek nxitja e konjunktures.

d) Nxitja e etikës dhe moralit
Përmes zvogëlimit te varfërisë shoqërore parandalohet si lypsaria ashtu edhe ulja e rretheve kriminele. Gjithashtu vjen deri te zvogëlimi i kacafytjeve dhe akteve te dhunshme.


4. Kushtet e zekatit

4.1. Kushtet te cilat nje person e obligojnë për zekat

a) Duhet te jetë musliman
Jomuslimanët nuk i nënshtrohet obligimit te zekatit, sepse ky është një veprim i pastërt islam (adhurim). Megjithatë jomulimanët në një shoqëri islame mund t'i shijojnë frutet e tij.

b) Duhet ta ketë arritur moshen madhore (pubertetin)

c) Duhet te ketë ndërgjegjë te aftë
Për te miturit dhe te sëmuarit mentalisht, te cilet kane pasuri te veten, është i detyruar kujdestari (valiu) i tyre te jap zekatin ne vend te tyre.

4.2. Kushtet te cilat vleren e pasurise e bëjnë te obligueshme per zekat
Kushtet e paraqitura më poshtë vlejnë principalisht për të gjitha vlerat e pasurisë të obligueshme për zekat.

a) Pasuria, prona dhe prona e patundshme
- Vlerat e pasurisë zekatë-obliguese duhet te gjenden ne dispozicion te te obliguarit per zekat dhe ai duhet te ketë qasje te lirë në ato.

- Si pronarë te obliguar për zekat vlejnë vetëm personat natyror, d.t.th. se shuma e pasurive te personave juridik (p.sh. pasuria shtetrore, organizatave humanitare etj) nuk janë te obliguar per zekat.

- Vlerat e pasurise te fituara ilegalisht (haram) (p.sh. permes vjedhjes, kamates, plaçkitjes, mashtrimit etj) nuk jane obligim per zekat, sepse poseduesi i tyre ne fakt nuk eshte pronari legal i tyre.

b) Aftësia e rritjes
Vlerat e pasurisë të obligueshme per zekat duhet te kenë aftësi te shumimit, d.t.th. duhet te mund te sjellë fitim. Vlerat e pasurisë së vetëshfrytëzuar si banesa, shtëpia, mobiliet, auto etj. nuk i nënshtrohet obligueshmërisë se zekatit, sepse nuk janë fitimprurëse.

c) Tejkalimi i nisabit
Nisabi e definon minimumin në vlerë të pasurisë mbi të cilën është obligim dhënja e zekatit. Niveli i nisabit është i ndryshëm për vlera te ndryshme te pasurisë dhe është i përcaktuar për cdo lloj te pasurisë vec e vec.
Para krahasimit te vleres se pasurisë dhe nisabit te përcaktuar, i obliguari për zekati mund te terheq shpenzimet themelore për vete dhe personat e varur nga ai. Këtu llogariten te gjitha shpenzimet jetësore (ushqimi, veshëmbathja etj), për shkollim (librat, veglat shkollore etj) dhe te punësimit (veglat, makinat etj). Gjithashtu i obliguari për zekati mund te terheq shpenzimet për shlyerjen e borxheve. Në ketë rast e drejta e besimtarit për të kthyer borxhin është më e lartë se sa e drejta e nevojtarëve për zekat.

Me rëndesi: Këto terheqje shërbejnë vetëm për te përcaktuar nisabin. Për llogaritjen e zekatit përllogaritet e gjithë vlera e masës së pasurisë pa terheqje (zbritje).

d) Afati i duhur për dhënje
Për vlera te ndryshme te pasurisë janë caktuar afate te ndryshme te dhënjes (shih kapitullin 5). P.sh. fitimet nga blegtoria apo tregtia janë te obligueshme për zekat një vit hënor pas fitimi të tyre. Fitimet e nxjerra nga bujqësia dhe pasuri tokësore janë menjeher te obligueshme për zekat.


5. Vlerat e pasurisë te obligueshme për zekat
Për kushtet e përgjithshme te cilat vlerat e më poshtme te pasurisë i bëjnë të obligueshme per zekat shih kapitullin 4.

5.1. Zekati për te ardhurat në paga apo rroga dhe për te ardhura nga puna e pavarur
Te ardhurat ne paga apo rroga dhe te ardhurat nga punet e pavarura sipas shumicës se dijetarëve janë te obligueshme për zekat, me çrast këto te ardhura duhet te kalojnë vlerën aktuale te 85g ari (sipas medhhebit Hanefij 96g ari). Zekati për këto mund te mirret (jipet) mënjeher pas marrjes se pagës ose njëher ne vitin hënor. Vetëm në mënyrën vjetore te pageses duhet që këto te ardhura te jenë një vit hënor në dispozicion. Zekati përmban 2.5% te te ardhurave te përgjithshme.

5.2. Zekati në kapital
Zekati në kapital (para në dorë, në bankë, te ruajtura etj) përcaktohet sipas përfundimeve analogjike (krahasimi i kijasit) me ari dhe argjend. Nisabi i kapitalit i përgjigjet vlerën aktuale te 85g ari (m.Hanefij 96g ari). Zekati në kapital përmban 2.5% te vlerës së përgjitshme.

5.3. Zekati në imobilie dhe prona
Sipas shumicës se dijetarëve imobiliet dhe pronat janë te obligueshme për zekat pas një nisabi prej 85g (m.H. 96g) ari, me çrast afatet e dhënjes janë sipas metodave te perllogarituar me poshtë.

a) Vlera tregtare e tanishme e imobilieve dhe pronave dhe e fitimit te përgjigthshëm llogariten. Pastaj prej shumës së përgjithshme nxirret zekati prej 2.5% njëher në vitin henor.

b) Vetëm nga fitimi i përgjithshëm nxirret 5% zekat njëher ne vitin hënor. Ky mendim mbështetet prej shumë dijetarëve bashkëkohor.

5.4. Zekati në mallrat tregtare
Blerja dhe shitja e mallrave duhet te zhvillohet sipas qëllimit konkret te tregtimit. Nisabi për mallra tregtare i përshtatet vlerës aktuale te 85g (m.H. 96g) ari. Zekati llogaritët si vijon: e përcaktojmë vlerën aktuale te mallrave te qendrueshme dhe deponimeve dhe i llogarisim, nga kjo kapitali i rrjedhshëm dhe gjendja e jashtme. Nga kjo shumë e përgjithshme nxirret 2.5% zekat në para, ari ose argjend. Duhet te kihet paraysh qe te mos nxirret zekati dyfish, d.t.th. e paguan zekatin ose për mallrat ose fitimi (i shumës së përgjitshme).

5.5. Zekati në aksione
Tregtia aksionare është e lejuar, sepse këtu nuk nxirren fitime kamatore. Nisabi i përgjigjet vlerës aktuale te 85g (m.H. 96g) ari dhe zekati përmban 2.5% te vleres aktuale tregtare, duke përfshirë fitimin.

5.6. Zekati në stoli
Stolitë për meshkuj, përvec unazës se argjend, janë te ndaluara (haram). Kjo stoli është e obligueshme për zekat. Stolitë e grave, përvec arit dhe argjendit, janë te liruar nga zekati. Sipas imam Ebu Hanifes stolitë e arit dhe argjendit në princip janë te obligueshme për zekat dhe iu nënshtoren rregullave te njejta si ari dhe argjendi. Ndërsa sipas imam Malikut, Ibn Hanbeliut dhe Esh-Shafiut stolitë e arit dhe argjendit nuk i nënshtrohen obligueshmërisë së zekatit. Sipas këtyre dijetarëve stolia bëhet e obligueshme për zekat vetëm nëse posedohet në shuma të medha.

5.7. Zekati në pasuri tokësore
Te gjitha pasurisë tokësore (metalet, mineralet, gazi, nafta etj) janë te obligueshme për zekat. Sipas shumicës se dijetarëve nisabi i tyre i përgjigjet nisabit te arit dhe argjendit. Sipas imam Ebu Hanifes zekati i këtyre pasurive tokësore përmban 20% te produktit ose 20% te vlerës aktuale te shitjes. Sipas shumices se dijetarëve tjerë zekati në pasuri tokësore përmban 2.5% te produktit ose 2.5% te vlerës aktuale te shitjes.

5.8. Zekati në ari dhe argjend
Ari dhe argjendi (monedha, barela etj) janë te obligueshme për zekat. Nisabi i arit i përgjigjet vlerës aktuale te 96g ari, ndërsa ai i argjendit vlerës aktuale te 596g argjend. Zekati i arit dhe argjendit përmban 2.5% te vlerës së përgjithshme aktuale.

5.9. Zekati në bagëti
Vetëm bagetit e kullosave i nënshtrohen zekatit. Nga bagëtit te cilat janë caktuar te shiten nuk nxirret zekat nga fitimi i shitjes. Kafshët e punës nuk llogariten ne obligueshmeri te zekatit, sepse ato llogariten tek nevojat themelore. Nisabi për kafshë te ndryshme është i ndryshëm: p.sh.për delet përmban 40 kokë dhe 30 për gjedhet. Duhet t'i ketë në posedim te pakten një vit hënor numrin e tyre të përcaktuar dhe zekati nxirret njëher në vitin hënor në formë të kafshëve (p.sh. për 40-120 dele jipet një kokë, ndërsa për 60 gjedhe (lopë) dy buaj (mëzet).
Kafshët të cilat jipen si zekat duhet t'i përmbushin disa kushte: ato nuk duhet te jenë te sëmura, të vjetra apo te çmendura. Pra duhet të jenë te kualitetit mesatar, në mënyrë qe te mirren parasysh interesat e te gjitha palëve.

5.10. Zekati në bujqësi
Te gjitha fitimet qe nxirren nga bujqësia janë te obligueshme për zekat: "O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar". (Kur'an 2:267)
Nisabi i produkteve bujqësore përmban 635kg, me çrast fitime menjëher është i obligueshëm për zekat.

6. Persona me te drejtë për zekat
Zekati ndahet në shtatë grupe njerëzish të përmendur në Kur'an: "All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj. ) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet". (Kur'an 9:60)

6.1. dhe 6.2. Te varfërit dhe nevojtarët
Me këto nënkuptohet te gjithë personat të cilët nuk mund te paguajnë mbijetesen e tyre nga mjetet apo puna e tyre (te papunë pa te ardhura, te paaftë për punë, studentë në nevojë etj). Keta përsona kanë te drejtë për ndihmë afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë për shpenzime jetësore (banim, ushqim, veshmbathje etj). Gjatë dhënjes se shumave të medha te zekatit duhet te kihet parasysh qe mjetet e zekatit te ndihmojnë në mëkëmbje për vetëndihmim.

6.3. Bashkëpuntorët administrues te zekatit
Këtu hyjnë te gjithë personat te cilët janë te autorizuar për nxjerrjen dhe shpërndarjen e zekatit. Ata duhet te paguhen me masë, d.t.th. sipas kualifikimit dhe punës së tyre.

6.4. Ata zemrat e te cilëve duhet fituar
Këtu hyjnë dy grupe njerëzish:
a) Jomuslimanët, te cileve duhet zvogëluar antipatia ndaj Islamit dhe duhet te arrihet mbështetja e tyre ndaj muslimanëve.
b) Muslimanët e rinjë, te cilet duhet te forcohen në besim, sidomos në rast se përshkak te hyrjes në Islam kanë probleme financiare.

6.5. Për blerjen, respektivisht lirimin e robërve
Në një kohë kur ende kishte robër, zekati mund te jipej për blerjen e robërve, respektivisht lirimin e tyre.

6.6. Borxhlinjet
Këtu hyjnë të gjithë personat te cilet sipas parimeve te percaktuara islame marrin kredite p.sh. për te paguar shpenzimet jetësore dhe të cilët nuk janë më në gjendje te kthejnë borxhin. Pervec kësaj zekati mund te përdoret edhe për barazimin e borxheve te te vdekurve.

6.7. Për rrugën e Zotit
Këtu nënkuptohet se zekati mund te jipet për personat të cilët janë aktiv në rrugën e Zotit ose për të gjitha veprimet me të cilat Zoti është i kënaqur. Shiquar në aspektin gjuhësore fjala "fi sebili-lah" është term i përgjithshëm për te gjitha veprimet ndaj të cilave Zoti është i kënaqur. Kështu zekati (në kuptimin e rrugës së Zotit me mjete te lejuara) mund te përdoret në te gjitha sferat e jetës, psh. ekonomi, shkollim, media etj.

6.8. Udhëtarët
Këtu hyjnë të gjithë personat udhëtar (gurbetçar) te cilet janë në krizë (nevojë), pavarsisht se a kanë mjete te mjaftueshme në vendin e tyre.


7. Pagesa e zekatit

Ndër dijetar ka mendime te ndryshme rreth asaj se a mund të marrin te gjitha grupet e lartëpermendura te njejtën shumë nga zekati. Në raste te jashtëzakonshme zekati mund te paguhet vetëm për një grupë njerëzish, nëse per ketë ka nevojë te posaqme. Me ketë rast duhet te kihet parasysh që grupet kryesore me te drejtë për zekat, te varferit dhe nevojtarët te mos mund përjashtohen pa arsye te posaqme. Muslimanët te cilët jetojnë në nje shtet jomusliman zekatin e tyre mund ta shpërndajnë privat ose t'i drejtohen ndonjë institucioni (p.sh. organizatë humanitare) të cilët marrin përsipër ketë detyrim.


8. Personat pa të drejtë për zekat

8.1. Muslimanët e pasur
Këtu hyjnë te gjithë personat që kanë mjete te mjaftueshme në dispozicion. Me përjashtim janë p.sh. personat që punojnë në administirimin e zekatit. Gratë dhe fëmijet e personave te pasur nuk marrin zekatin, sepse burri, respektivisht babai i tyre është i obliguar t'i mbaj.

8.2. Muslimanët që s'duan te punojnë
Muslimanët te cilët edhe pse ka mjaftë kërkesa në tregun e punëtoreve përtojnë te shkojnë për punë, nuk kanë të drejt në zekat.

8.3. Muslimanët në familje
Burrat nuk duhet te paguajnë zekatë për personat për te cilët janë përgjegjës (gratë, fëmijët, prindërit etj), ndërsa kjo nuk vlenë për antarë tjerë për të cilët burrat nuk janë te obliguar që t'iu shlyjnë shpenzimet. Ndërsa gratë mund të japin zekatin për burrat e tyre, fëmijët dhe antar tjetër të familjes, sepse gratë në princip nuk janë te obliguara për të mbajtuar familjen (punuar).

8.4. Familja e Profetit a.s.
Pasardhësit e Profetit a.s. nuk duhet te marrin qoftë zekat apo ndonjë lëmoshë vullnetare.


9. Dënimi për arsye te lënjës se obligimit te zekatit
Paguarja (dhënja) e zekatit është një ndër pesë obligimet (shtyllat) e Islamit dhe si të tilla paraqesin veprim adhurimi (ibadet); për lënjen e tyre te qellimshme janë paraparë dy llojë denimesh të ndryshme në ketë dhe në botën tjetër.

9.1. Dënimi në botën tjetër
Për botën tjetër Allahu ka folur për dënimin si vijon: "O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e Xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!”. (Kur'an 9:34-35).

9.2. Dënimi në ketë botë
a) Dënimi përmes Allahut (te'ala):
Profeti (paqja qoftë mbi të) thoshte: "Cdo popull i cili refuzon zekatin, do të denohet nga Allahu me thatësi dhe uri". (El-Hakem)

b) Dënimi përmes shtetit Islam:
Profeti (paqja qoftë mbi të) thoshte: "Ai i cili refuzon dhënjen e zekatit, nga ai ne do të marrim dhe edhe gjysmën e pasurisë së tij". (Ahmed Ibn Hanbal)


10. Gabimet gjatë nxjerrjes se zekatit
Nëse zekati gabimisht jipet për personat me pa të drejtë për zekat, ai s'duhet te jipet prapë, por personi qe pranon zekatin e padrejtë për të, duhet ta kthejë menjëher.


11. Zakat-ul-Fitr (zekati i fitrit)
Dhënja e këtij zekati special, Zakat-ul-Fitr, është detyrë për të gjithë muslimanët (te rriturit dhe fëmijët) dhe parashihet si pastrim dhe barazim i lëshuarjeve gjatë muajit te Ramazanit. Niveli i zekat-ul-Fitrit përcaktohet cdo vitë për cdo vend varësisht nga fuqia blerëse e monedhës së atij vendi. Ai nuk përcaktohet sipas shumës dhe vlerës së pasurisë, porse sipas mundësisë (vlerës) për një drekë (apo darkë) në vendin përkatës. Zekat-ul-Fitri duhet te jipet dhe shpërndahet mes fillimit dhe fundit te (gjatë) muajit te Ramazanit

 

Sadakaja

Përkrah dhënjeve te obligueshme të përcaktuara në Islam, zekatit dhe zekatul fitrit, cdo dhënjë (shpenzim) tjetër vullnetar vlenë si sadaka. Përdallim nga zekati, niveli i shumës se dhënjes për sadaka nuk është e përcaktuar. Lëmoshat e tilla mund të jipen për projekte te ndryshme, ndërsa zekati vetëm për grupet e përcaktuara në Kur'an.

Lëmosha në Islam ka domethënje te posaçme.
Ai i cili jep lëmoshë në emër të Allahu, forcon imanin (besimin) dhe karakterin e tij.
Ebu Hurerja r.a. transmeton se I dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) thoshte:
"Lëmosha ska zvogluar asnjë pasuri. Allahu e rritë namin e shërbtorit te tij, nëse ai jep dhe e ngritë cdonjërin që është në kënaqësinë e Allahut". (Muslim)

Fëmijët dhe antarët e familjes kanë të drejtë se pari gjatë dhënjes se sadakasë
Profeti (paqja qoftë mbi të) thoshte: "Nëse ndonjëri prej jush është i vartër, atëhere fillon nga vetëvetja. Nëse ka dicka me tepër, e merr për antarët e familjes. Nëse ende mbetet dicka tepër, atëhere e i jep farefisit te tij dhe nëse prapë mbet dicka atëhere e jep ku të dojë."

Domethënja e sadakasë nuk kufizohet vetëm tek dhënja e lëmoshës:
I dërguari i Allahu (paqja qoftë mbi të) thoshte: "Cdo punë e mirë është sadaka". (Buhariu)

Ebu Hurejra r.a. transmeton se i derguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) thoshte: "Cdo njeriut i është obliguar përmbushja e një sadakaje për cdo nyje te trupit te tij dhe në cdo ditë, në te cilen dielli rrëzon. Edhe zbutja mes njerëzve është një sadaka e bërë nga ai ". (Buhariu)

Lëmoshat e vazhdueshme (Sadaka Xharija)
Në lëmoshat më te mira llogaritet ajo e vazhdueshmja. Sadaka Xharija do të thotë nëse njerëzit në vazhdimësi përfitojnë nga një projekt, si p.sh. ndërtimi i një shkolle, ndonjë spitali, furnizimi me ujë te pijshëm ose ndonjë ndihmë fillestar drejtë pavarsimit te njerëzve te varfër. Edhe mbështetja mujore e një jetimi te varfër llogaritet ne ketë lloj lëmoshe.

I dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) thoshte: "Nëse njeriu vdes, ndalen veprimet e tij, përvec tri: një lëmoshe e vazhdueshme, një dije e dobishme dhe fëmija i mirë, që lutet për të". (Musliami dhe Tirmidhiu).


 

Akika

Selman Ibn Amir Ad-Dabi transmeton se e ka degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja qoftë me të) duke thënë: "Për një fëmijë të posalindur duhet te ndermirret një akika. Kështu therni për të dhe largoni nga ai te këqijat" (Buhariu)
Kjo praktikë mbështet në sunetin e Profetit (Paqja qoftë me të). Andaj këshillohet qe në ditën e shtatë pas lindjes së fëmiut të therret një kafshë dhe mishi të shpërndahet tek nevojtarët dhe te varfërit.
Gjithashtu këtu bën pjesë dhënja e emrit dhe prerja e qimes së pare te flokut pesha e te cilit llogaritet me vleren aktuale te arit ose argjendit. Kjo shumë po ashtu dhurohet në mënyrën e njejtë tek nevojtarët.


 

Adak/Nasr (premtimi)

Adak, Nasr ose premtim përshkruhet një premtim i dhënë Allahut, i cila për synim ka forcimin e imanit (besimit). Njeriu i lutet Allahut për mbështetje ose përmbushje te një deshire dhe obligon vetveten qe me përmbushjen e parë të ndonjë ndodhie të bëj tregti me Allahun. Kryerja e këtij premtimi njekohësisht është një provim për besimtarët, sepse zbatimi faktik i këtij veprimi patjeter se duhet te mbahet, përndryshe bëhet një mëkat i madh. Nëse besimtari mban premtimin e tij, atëhere i shkruhet një vepër e mirë.

Zakonisht pas përmbushjes se dëshirës së kërkuar therret një kafshë, me çrast bëhet edhe shpërndarja e mishit për të varfërit dhe nevojtarët.

Për ta mbajtuar premtimin ndaj Allahut mund te kryhen edhe namaze shtesë, agjërim vullnetar ose veprime tjera sunetike (sipas Sunnetit te Profetit a.s.). Po ashtu këtu hyjnë edhe mesimi dhe recitimi i pjesëve te Kur'anit te shenjt ose veprime te përgjithshme te mira.

Premtimi i berë fshehurazi ose haptas duhet te jetë veprim i mundshëm dhe i lejueshëm dhe mund te kryhet para ose prapa përmbushjes së deshirës.


 

Kaffahra (shlyrja, larja)

Me termin kaffahra në islam nënkuptohet shlyrja (larja) per një veprim te caktuar. Kaffahra (shlyrja) mund te kryhet ne disa mënyra, si p.sh.:
- përmes pageses se një shume te hollash (për ushqimin e nje të varfëri)
- agjerimeve shtesë
- lirimit te një skllavi (sot joaktuale)

Kaffahra (shlyrja) për gabimet gjatë agjerimit

1) Ndërprja e agjerimit gjatë sëmundjes
- për sëmundjet afatshkurtëra ditet e humbura duhet te kompenzohen
- për sumndjet kronike te cilat asgjerimin e bëjn te pamundur duhet te paguhet kaffahra (shlyrja) për ditet e humbura (lëna).
Ne kete rast cdo ditë duhet te ushqehet një nevojtar.

2) Ndërprerja e agjerimit me qellim e pa arsye
- pendimi i sinqertë
- asgjerim i panderprerë dy muaj
- ushqimi i 60 te varfërve (nëse agjerimi i shkuar nuk mund te mbahet)

Ky veprim kompenzimi (shlyrje) vlenë për ditët agjeruese te lëna dhe te nderprera me qëllim.

3) Kundërshtimi i kompenzimit te ditëve te agjerimit (gjatë ramazanit) pa arsye
Nëse një musliman pa arsye nuk i kompenzon ditet e agjerimit te ramazanit deri tek muaji i ardhshem i agjerimit është i detyruar qe per cdo dite te lënë te ushqej një te varfër.

Duhet te mirren parasysh shkollat e ndryshme juridike (medhhebet) te cilat mbajn qendrime te ndryshme.

Kaffahra (kompenzimit) per mosbajtjen e premtimit
Për ketë qështje flasim edhe disa hadithe. Një premtim i mosmbajtur kompenzohet përmes ushqimit te 10 personave nevojtar.


islamicrelief

Përktheu dhe përshtati: ©ekonomia-islame.com

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 1847 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024