E premte, 27/12/2024, 09:18
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Rregullat e mirësjelljes në Bajram

Të dy bajramet, Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, janë momente feste të përbashkëta për të gjitha kombet. Festat e mosbesimtarëve janë të lidhura me çështje materiale, siç është lindja e një kombi apo fundi i tij, sundimi apo kurorëzimi i një sunduesi, martesa e tij, apo fillimi i një sezoni siç është pranvera e kështu me radhë. Kurse te muslimanët, festat janë të lidhura me ritet e tyre fetare. Ata kanë vetëm dy festa apo bajrame: Bajrami i Fitrit (festimi për përfundimin e Ramazanit) dhe Bajrami i Kurbanit (festa e sakrificës).  
   Kur Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) shkoi në Medinë i gjeti njerëzit aty duke festuar dy ditë, Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!)tha: “Çfarë janë këto dy ngjarje”?  Ata thanë: “Ne i festonim këto në xhahilijet (në injorancë, para Islamit).”  Ai, Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!)tha: “Allahu i ka zëvendësuar ato dy ditë me dy ditë më të mira (që janë Bajrami i Fitrit dhe i Kurbanit).” Këto dy festa, me të cilat Allahu i Madhëruar i ka porositur muslimanët, janë pjesë të ritualeve islame, të cilat duhet që të festohen dhe qëllimet e të cilave duhet të kuptohen.


Rregullat që lidhen me Bajramin

1. Është e ndaluar të agjërohet në të dy ditët e Bajrameve, siç kuptohet edhe nga hadithi që na ka transmetuar Ebu Saidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) e ka ndaluar që të agjërojmë në ditët e Bajrameve.  

2. Rekomandohet që meshkuj e femra të shkojnë të falin namazin e Bajramit, siç na ka transmetuar Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e cila ka thënë: “Kemi qenë të mësuara që të dalim në ditën e Bajramit, e madje i merrnim edhe vajzat e pamartuara dhe gratë me menstruacione, ashtu që ato qëndronin prapa burrave dhe i këndonin tekbiret me ta, me shpresë për bekimet e asaj dite për pastrim nga mëkatet.”  Përderisa gratë me menstruacione dhe vajzat beqare kanë qenë të urdhëruara për të falur namazin e Bajramit, nuk ka dyshim që për meshkujt, të vjetër apo të rinj qofshin, janë të detyruar edhe më tepër që ta falin namazin e Bajramit.

3.Namazi i Bajramit duhet të falet para hytbes së Bajramit, siç na është konfirmuar në hadith nga Ibn Amri, Ebu Saidi dhe Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me gjithë këta!)

4. Rekomandohet që imami t’i marrë tekbiret (Allahu Ekber) gjatë namazit, shtatë herë në rekatin e parë dhe pesë herë në të dytin. Kështu është konfirmuar prej të parëve tanë të drejtë (selefët).

5. Rekomandohet që imami të recitojë në rekatin e parë suren El Aëla (surja 87) dhe suren El Gashijeh (surja 88) në rekatin e dytë. Të tjerët transmetojnë që Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka recituar surën Kaf (surja 50) dhe suren El Kamer (surja 54), siç konfirmohet në Sahihun e Muslimit.  

6. Nuk ka namaz synet para namazit të Bajramit apo pas tij, siç tregon Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) kur ka shkuar të falë namazin e Bajramit, i ka falur dy rekate (të Bajramit) e asgjë as para e as mbrapa këtyre dy rekateve.

Përgatiti: Osman D. Gashi
18.12.2007

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (20/09/2009)
Klikime: 1445 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 1
1 zana  
0
A edhe sahih pika 2 ? Nuk pasna ndegju asnjehere qe ben me fal Bajramin femra plus edhe me menstruacione ? Ju lutem te ma vertetoni kete pike.

Selam Alejkum


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024