E premte, 22/11/2024, 20:28
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Ramazani është begati nga Allahu dhe duhet të falenderohet
Ramazani është begati nga Allahu dhe duhet të falenderohet

 
Motër! Ramazani është ndër dhuntitë e mëdha,  të cilin Allahu e ka begatuar mbi robërit e Tij besimtarë, ky është një muaj në të cilin zbret mëshira e Allahut, në të cilin fshihen mëkatet dhe të këqiat, shumëfishohen shpërblimet dhe ngriten gradat.
Në këtë muaj i shpëton Allahu robërit e Tij nga zjarri, i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të- thotë: "Kur të vijë Ramazani, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit, dhe lidhen shejtanët." (Muttefekun alejh). 
 
Dhe thotë i Dërguari – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të- : " Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim të plotë duke shpresuar shpërblimin e Allahut i falen mëkatet e mëparëshme, dhe kush bën kijam muajin e Ramazanit me besim të plotë duke shpresuar shpërblimin e Allahut i falen mëkatet e mëparëshme."  (Muttefekun alejhi)  

Allahu i Lartësuar thotë në hadith kudsij: "Çdo punë që e punon njeriu i takon ati, përveç agjërimi, ai është i imi dhe unë shpërblej për të." (Muttefekun alejhi) 
Dhe thotë i Dërguari i Allahut  – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të- : ”Vërtet Allahu në çdo ditë dhe natë i shpëton njerëzit nga zjarri në muajin Ramazan, dhe çdo musliman i cili bën lutje, i pranohet lutja (Ahmedi)  dhe në të është nata e kadrit.”
 I Lartësuari thotë: "
Nata e kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! (El-Kadr:3) 

Motëra ime muslimane: Këto janë disa prej mirësive të këtij muaji të bekuar, prandaj inshallah je përgatitur për të, kjo të bën të kuptosh madhështinë e begative të Allahut të Lartësuar mbi ty.
Sa prej njerëzve kanë agjëruar me neve Ramazanin e kaluar, ata tani janë ndërmjet shtresave të dheut në varret e tyre.
Falenderoje Allahun –Motra ime muslimane- për këtë dhunti, dhe mos e kalo këtë muaj me mëkate dhe punë të këqija.

Përktheu: Merita Rexha
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (12/08/2010)
Klikime: 1202 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024