Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Për të agjëruar më lehtë
Për të agjëruar më lehtë
Më së miri është që ushqimi i cili merret të jetë i ekuilibruar. Duke i pasur parasysh orët e gjata të agjërimit duhet që të marrim ushqim i cili tretet ngadalë, si: ushqime nga elbi, gruri, misri, fasulja, mielli i misrit, orizi i papërpunuar etj., pasi tretja zgjat më shumë dhe e largon ndjenjën e urisë dhe jo ushqim i cili tretet shpejt, si: ushqim që përmban sheqerna, miell të bardhë etj. Brumërat dhe gjellërat treten ngadalë. Është mirë të përdoren edhe ushqimet si: drithërat, kungulli, perimet si: bizelet, borania, spinaqi, karotat, si dhe pemët si: kumbullat, kajsia etj.
Më së miri është që ushqimi i cili merret të jetë i ekuilibruar me lloje nga të tri grupet e lartpërmendura p.sh.: pemë, perime, mish/pule, peshk, bukë/drithëra dhe produkte të qumështit.
Largohuni ushqimeve të skuqura, me shumë yndyrë ose ushqimeve shumë të kripura të cilat ju mbajnë të etur tërë ditën! Ushqimet e fërguara nuk janë të shëndetshme dhe marrja e tyre duhet që të kufizohet. Ato shkaktojnë çrregullime të tretjes, dhembje në lukth dhe probleme me peshë.
Pini shumë ujë dhe lëngje të pemëve gjatë iftarit dhe në syfyr ashtu që trupi juaj do të ketë mundësi që ta rregullon nivelin e lëngjeve trupore me kohë!
Kur e prishni agjërimin në iftar, merrni pak hurma dhe ujë së pari për ta prerë etjen dhe urinë! Pastaj hani iftar!
Shkruar nga Fexhrie Kaçiu
|
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (09/08/2010)
|
Klikime: 1346
| Ranguar: 4.8/5 |
|
|