E enjte, 26/12/2024, 18:54
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Një ditë e Ramazanit
Një ditë e Ramazanit
 
 
 Mund ta përfundoni ditën në këtë mënyrë.... 
Ky është një program i propozuar për ditët tuaja gjatë muajit të Ramazanit, me qëllim që t’ju ndihmojë ta shfrytëzoni mirë kohën tuaj në këtë muaj të madh e të bekuar, në mënyrë që të afroheni më shumë te Allahu i Plotfuqishëm.  
Motra të respektuara!


Programi juaj fillon para sabahut, gjatë orëve të fundit të natës. Duhet të zgjoheni, të merrni abdes dhe të faleni aq sa ua mundëson Allahu. Ju duhet t’i vëni vetes një qëllim ambicioz dhe të filloni të recitoni një pjesë të Kuranit gjatë namazeve tuaja. Kjo është kohë kur përpjekja e sinqertë përqendrohet në kërkimin e mëshirës së Allahut. Agjëruesit seriozisht dhe me këmbëngulje i luten Allahut për falje.
 

Pasi të faleni, hani syfyr, dhe nëse nuk keni asgjë të përgatitur për të ngrënë, atëherë disa hurma ju mjaftojnë. I Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Syfyri më i mirë për besimtarët janë hurmat.” Nëse nuk keni hurma të gatshme, atëherë uji do të jetë i mjaftueshëm me qëllim që ta arrini bekimin e ngrënies së syfyrit për të cilin jemi informuar nga i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.


Pasi të hani syfyr, uluni dhe përqendrojeni veten me të menduarit rreth Allahut dhe me kërkimin e faljes së Tij gjatë kësaj kohe të natës. Ibni Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, falej tërë natën derisa afrohej koha e sabahut kur ulej dhe preokupohej me kërkimin e faljes nga Allahu derisa vinte koha e sabahut.


Nëse dëgjoni ezanin, përsëritni fjalët që thuhen dhe pastaj lutuni pas tij. Pas kësaj i falni dy rekate sunet, të cilat janë më të vlefshme se kjo botë dhe ajo çka përmban kjo, duke u bazuar në thënien e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili kurrë nuk i lente dy rekatet sunet, pavarësisht se a ishte në udhëtim apo jo.
           

Pastaj falni namazin e obliguar farz dhe recitoni lutjet pas namazit, duke i përcjellë me dhikrin e mëngjesit dhe pastaj vazhdo ta kujtosh Allahun dhe recito Kur’an (mund të fillosh muajin me recitimin e një ose dy xhuzave) deri rreth 20 minuta pas lindjes së diellit, e pastaj ngrihu dhe fali dy rekate.


Nëse s’ke për të shkuar në shkollë ose në punë, pusho pak për të rifituar pak energji. Kur vjen koha e drekës, e fal namazin e drekës dhe e përfundon pjesën e caktuar të Kur’anit për atë ditë. Atëherë mund të vazhdosh me punët e shtëpisë dhe përgatitjen e iftarit për familjen tënde.


Çdo motër duhet ta ketë një pjesë të caktuar të Kuranit për ta recituar gjatë ditës dhe natës, e edhe në kohën e saj të lirë. Nuk është e pranueshme që ajo mos ta përfundojë recitimin e tërë Kur’anit së paku një herë gjatë muajit të Ramazanit – sepse para së gjithash, ky quhet muaj i Kur’anit. Nëse motra e reciton një xhuz të Kuranit gjatë namazit të natës, dy xhuza pas sabahut, një pas namazit të drekës dhe një xhuz pas ikindisë, atëherë ajo do ta përfundojë tërë Kuranin pesë herë gjatë muajit të Ramazanit. E tëra që duhet ta bëj është që ta organizojë kohën e saj dhe ta menaxhojë atë siç duhet.


  Është e pëlqyer që të bëhet mbledhja e familjes gjatë ditës, me qëllim që anëtarët e familjes të mësojnë pjesë të Kuranit ose ndonjë traditë profetike. Ju mund t’i përkrahni fëmijët duke bërë gara me shpërblime për fituesit.
   

Kur është koha për ikindi, faleni namazin dhe atëherë përfundoni përgatitjen e ushqimit për iftar, duke pasur kujdes që të mos e teproni me ushqim. Ju mund ta shfrytëzoni këtë kohë me lavdërimin dhe madhërimin e Allahut ose me dëgjimin e Kur’anit ose të ndonjë ligjërate të dobishme gjatë gatimit.
    

Mos harroni që gjatë përgatitjes së ushqimit, ta fiksoni alarmin që para perëndimit të diellit (së paku 20 minuta) ta thoni dhikrin e mbrëmjes dhe pastaj ta lusni Allahun çka do që dëshironi, sepse kjo është kohë gjatë të cilës duaja pranohet dhe respektohet nga Allahu, pra përfitoni nga kjo kohë e çmuar.
      

Posa të perëndojë dielli (ose ta dëgjoni ezanin) ndërpritni agjërimin – por mos harroni lutjet kur bëni iftar, dhe falni akshamin. Pas namazit, anëtarët e familjes duhet të mblidhen për të ngrënë iftarin së bashku, pa e tepruar në ngrënie, në mënyrë që t’i falin teravitë me bindje dhe nënshtrim.
        

Pasi namazi i jacisë përfundon, motra (së bashku me familjen) mund të ndjekë një ligjëratë ose të ulet me fëmijë për t’iu mësuar diçka ose t’i këshillojë ata në lidhje me çështjet fetare.
                    

Ruaju nga humbja e kohës para televizorit ose qëndrimi vonë në mbrëmje për çështje të dynjasë!
        

Mund ta përfundoni ditën në këtë mënyrë dhe pastaj shkoni në shtrat të pushoni në mënyrë që të përgatiteni për natën tjetër, dhe përsëritni programin e njëjtë pas kësaj.






                                    Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/08/2010)
Klikime: 1520 | Komentet: 4 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 4
4 besimtarja  
0
Faliminderit shum moter per pergjigjjen .Allahu te shperbleft me xhennet.

3 Muslimanja  
0
Moter e nderuar 'Besimtarja' une kam pyetur Hoxhen per a duhet te vendoset shamia.. me ka then qe ben edhe pa shami.. une zakonisht jam me shami e lexoj me shami.. por ka ndodh edhe kur kam lexuar pa shami.. ndersa Juve Allahu ju shperbleft per kto keshilla te bukra.. Allahu na falt .. Eselamun alejkum

2 besimtarja  
0
Allahu ju shperbleft per shkrimin ..deshta me bo me ni pytje : duke lexuar Kuran a duhet me vendos shamine dmth a duhet mu vesh sikur qysh duhet mu vesh para te hujve edhe nese ne dhome nuk gjendet askush ?

1 fatjola  
0
Allahu ua shperblefte me te mira sepse shume i qelluar si organizim. Allahu na e mundesoft ta organizojm kohen sepse ajo eshte shume e vlefshme e sidomos ne kte muaj te shejnt,Allahu na e pranofte agjerimin dhe duat e bera gjate ketij muaji dhe na mundesoft kryerjen e sa me shume veprave te mire .dhe njeher Allahu ua shperblefte paci ramazan te mbar selam

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024