E enjte, 26/12/2024, 19:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Namazi i natës

Namazi i natës në Kur’an:

Muxhahidi dhe El Hasani kanë thënë se është për qëllim namazi i natës. Gjithashtu edhe Ibni Kethiri ka thënë se me këtë ajet është për qëllim namazi i natës, lënia e gjumit.
Allahu i ka përmendur në Kur’an ata të cilët bëjnë ibadet natën thotë: "Ata qenë të cilët pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.” (Edh Dharijat: 17-18)

Allahu i Lartësuar thotë: "(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet” (Ez Zumer: 9)

Namazi i natës në sunet

I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka nxitur për kijamul lejl ka thënë: "Bëni kijam ai është traditë e salihinëve para jush, afrim te Allahu, t’i shlyen mëkatet, është pengesë nga mëkatet, largon sëmundjen nga trupi." (Ahmedi dhe Termidhiu)

Argument që namazi i natës është i zgjedhur, janë fjalët e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, i cili ka thënë për Abdullahun: "Sa njeri i mirë është Abdullahu, vetëm edhe të ngritet natën edhe të falet.” (Muttefekun Alejhi)
Salim i biri i Abdullahut ka thënë se Abdullahu pas këtyre fjalëve flinte vetëm një pjesë të shkurtër të natës.

Namazi i natës së të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.

E ka urdhëruar Allahu i Lartësuar të Dërguarin e Tij me kijam, Allahu i Lartësuar thotë: "O ti i mbështjellë! Ngrihu për falje natën, përvec një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj ose dic më pak se gjysmën. Ose thote dic prej saj dhe Kura’nin lexoje me vëmendje" (El Muzemmil: 1-4)
Dhe thotë: "Dhe një pjesë të natës zgjohu me të (me Kuranin – namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm" (El Isra: 79)
Aishja Allahu qoftë e kënaqur me të ka thënë: "I Dërguari i Allahut falej natën derisa i enjteshin këmbët, i thashë atij: Pse e bën këtë o i Dërguari i Allahut, e Allahu ta ka falur të kaluarën dhe të ardhmen? Ka thënë: A nuk duhet të jem rob falenderues? (Muttefekun Alejhi)

Kjo argumenton se falenderimi nuk është vetëm me gjuhë, por është me zemër me gjuhë dhe me gjymtyrë.

Hudhejfe ibn El Jemani ka thënë: "U fala me të Dërguarin e Allahut paqja dhe shpëtimi i Zptit qofshin mbi të një natë, kur ai filloi leximin e sures El Bekare. Dhe unë thashë me vete: Ai do të bëjë ruku kur ta përfundojë, por ai vazhdoi pas saj suren En Nisa dhe e këndoi të tërën, pastaj filloi suren Ali Imran dhe e këndoi të tërën. Ai këndonte ngadalë, kur vinte  në ajetin ku madhërohet Zoti, e madhëronte Zotin, sa herë që vinte në ajetin e lutjes ndalonte dhe bënte lutje, dhe kur kalonte te ajetet në të cilin kërkohet mbrojtje, ndalonte dhe kërkonte mbrojtje Allahut…" (Muslimi)

Ibni Haxher ka thënë se në këtë hadith ka argument se që i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të është përcaktuar për zgjatjen e namazit të natës. Ibni Mes,udi atëherë ishte i fortë dhe ishte i përkushtuar në pasimin e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, por me siguri nuk do t’i shkonte ndërmend të ulej sikur i Dërguari i Allahut të mos kishte qëndruar jashtzakonisht gjatë në kijam.


Faktorët lehtësues për kryerjen e namazit të natës:

Ebu Hamid El Gazali i ka cekur faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të cilët lehtësojnë namazin e natës.


Faktorët e jashtëm janë:
Të mos hahet dhe pihet shumë, sepse njeriu nuk i bën dot ballë gjumit dhe i rëndohet namazi i natës.
Të mos lodhet shumë gjatë ditës në atë që nuk i bën dobi.
Të flejë gjate dites (pas namazit te drakes) sepse kjo e ndihmon për zgjuarjen ne namazin të natës.
Të mos veprojë mëkate gjatë ditës, sepse bëjnë që të humbet namazi i natës.

Katër faktorët e brendshëm janë:
Pastrimi i zemrës nga zilia ndaj muslimanëve, nga risit dhe kurreshtjet e panevojshme të kësaj bote.
Frika dhe shpresat e shkurtëra.
Të kuptuarit e vlerës së namazit të natës.
Dashuria ndaj Allahut dhe imani i fortë.

Perktheu: Merita Rexha

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/08/2010)
Klikime: 4054 | Komentet: 16 | Ranguar: 4.6/9
Gjithsejt komente: 161 2 »
16 Suejla  
0
selam alejkum Allahu na beft prej atyre te sinqerteve

15 Fetah.Bejtullahi  
0
shum faliminderit e ishalla bomi njerzt ma te te mir me fen islame qe teja tregojm tjerve se fea jon osht shum te be sojm sa mashum isalla zoti i math nadimon nekit rug

14 armando  
0
ju falenderoj ne maximum falenderoj ALLAHUN E MADHEREUSHEM qe ju na jepni mundesi te mesojme sh gjera

13 Arianit P  
0
ALLAHU JU SHPRBLEFT

12 shpresa  
0
ALLAHU XH.SH ju shprbleft me xhenet ,juve qe bani te mundshme te mesojm nga ketu ju falet ZOTI te gjtha mekatet te gjith muslimanve kudo qe jan
AMIN

11 zyrafetja  
1
allahu ju shperbleft me gjehnetin firdeus

10 miera  
1
allahu ju shperbleft me xhennetin firdeus,e na udhezoft e na i falt gabimet!

9 ylly  
1
zoti ju shperbleft per te gjitha qe ijepni ne internet se vetem ktu me jepet rasti te gjej me mir rugen e zotit zoti ishperbleft te gjith muslimanet qe i bejne keto gjeja te mira ju lutemi na ndimoni ne kete menyr

8 ARMAND DHE QAMILJA  
1
ALLAHU JU SHPRBLEFT

7 emsale  
1
zoti ju shperbleft per ket ligherat kaq te mir qe po na kshilloni met mir

1-10 11-16
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024