E premte, 27/12/2024, 06:14
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Namazi

Rritja e vullnetit për NAMAZ

 
Namazi,për kokat e besimtareve,është me i ëmbël sesa kurora për kokat e mbretërve. Allahu i mëshiroftë disa burra,te cilët trupat e tyre i nguliten për namaz dhe u falen derisa u dëfryen me namaz.

Ka thënë Thabit El Benani: 20 vite jam përpjekur shume per namaz por 20 vite kam ndier kënaqësi([1]).

Ka thënë një njeri i devotshëm: Nuk me ka ndodhur te dëgjojë thirrjen për namaz (ezanin) e te mos e përkujtoje tmerrin e thirrjes se daljes para Allahut,Subhanehu ve teala Ditën e Gjykimit.

Ka thënë Muhammed El Himsi: E kam pare Ibni Ebi El Hivariun duke u falur dhe posa e filloi namazin me kaptinën e Fatihase,lexoi deri te " إياك نعبد وإياك نستعين Ty te adhurojmë dhe prej Teje ndihme kërkojmë"( Fatiha 4).Shkova dhe bëra tavafin rreth Qabese dhe kur u ktheva e pashe se ende nuk e kishte kaluar atë ajet,madje kishte vazhduar ta përsëriste deri ne mëngjes.

Hatim El Esammi,kur ishte pyetur per namazin e tij kishte thënë: Kur ngritëm per t'u falur,Qabene e vendosi ne mes dy syve te mi,Siratin([2]) ne mes dy këmbëve te mia,Xhennetin ne te djathte ndërsa Xhehennemin ne te majte,Melaqen e vdekjes pas meje dhe mendoj se ai ehste namazi im i fundit".

Ibrahimi kur e përfundonte namazin,qëndronte një kohe sikur te ishte i sëmurë.

Harith Hasani ishte martuar dhe i kishin thënë shokët natën e martesës: Si po vie ta falesh namazin me xhemat ndërsa ti sot je martuar?! Tha: Për Zotin! Grua e keqe është ajo qe me pengon mua prej namazit te sabahut me xhemat.

Ka thënë Ibni Mes'udi: Prej nesh ,ne namazin me xhemat nuk mungonte askush,përveç atij,hipokrizia e te cilit ishte e qarte. Kishte njeri,qe bartej zhargas derisa arrinte ne saf.

Ebi Abdurrahman Es Selemiu edhepse ishte i sëmurë,urdhëronte njerëz ta bartnin deri ne xhami.

I është thënë Seid Bin Musejjibit: Një i pandershëm ia ka mesyer te te mbys andaj rri ne shtëpinë tende! Kishte thënë: Unë po e degjoj " Ejani ne shpetim"([3]) e te mos i përgjigjem".

Buhariu transmeton nga El Esvedi,se atij kur i kalonte namazi me xhemat shkonte ne xhaminë tjeter.

Ebu Derdaja,ne sëmundjen,prej se cilës edhe vdiq,kishte thënëëgjoni dhe kumtojuani pasardhësve tuaj: Përkujdesuni për ato dy namazet,Jacine dhe Sabahun,dhe po ta dinit se cfare (shpërblimi apo edhe kërcënimi per mosprezentim ne to) do te vinit zhargas ne bërryla e gjunjë ( duar e këmbë).

Omeri ,radijallahu anhu kishte shkuar tek Seid Bin Jerbu'i qe ta ngushëllonte per humbjen e syve.Me atë rast i kishte thënë: Mos e braktise xhumanë dhe as namazin ne xhaminë e Pejgamberit,Alejhi selam.

Ishte pyetur Nafiu,sherbetori i Ibni Omerit: Cfare bën Ibni Omeri ne shtëpi? Kishte thënë : Ju nuk mundeni ta beni atë ,qe ai e ben...abdes per cdo namaz dhe lexim te Kur'anit ne mes tyre (namazeve).

Nafiu transmeton se nëse,rastësisht i kishte kaluar Ibni Omerit namazi me xhemat,atëherë ai falej tere atë nate.

Ka thene Adijj-u: Nuk ka hyre asnje kohe e namazit e te mos jem përmalluar për te.

Ka thene Ibni Musejjibi: Per dyzet vite me radhe nuk me ka kaluar namazi me xhemat.

Poashtu ka thënë: Kush përkujdeset për pese namazet me xhemat,ai veç e ka mbushur token e detin me ibadet-adhurim.

Ka thënë Dhehebiu ne librin Es Sijer : Amir Bin Abdu Kajsi falej prej lindjes se diellit e deri ne ikindi.Kur e përfundonte namazin i fryheshin-ënjteshin këmbët ndërsa ai thoshte: O shpirti urdhërues për te keq! Ti je krijuar për ibadet.

Ishte pyetur Amir Bin Kajsi: A te ndodhe te harrosh ne namaz? Kishte thënë: Pse a ka ndonjë bisede me te bukur sesa Kur'ani qe te me preokupoje prej tij.

Rebiu e kishte blere një kali dhe kishte luftuar me te pastaj e kishte dërguar shërbëtorin e tij,Jesarin, gjetiu dhe kishte filluar te falej ndërsa kalin e kishte lidhur. Erdhi shërbëtori dhe i tha: O Rebi' ! Ku e ke kalin? Tha: Është vjedhur o Jesar. Tha: Ndërsa ti shikoje ne te? Tha: Po..Unë isha duke biseduar me Zotin tim( falur) dhe nuk me pengoi prej saj asgjë.

Ka thënë Sufjan Bin Ujejne: Mos u be sikurse rob ii keq,i cili nuk vie derisa ta therrasesh…por shko ne namaz para ezanit.

Ka thënë Maliku : Abdullah Bin Utbe e zgjaste namazin dhe nuk e shkurtonte apo përshpejtonte për aske.

Ali Bin Husejni kur u ngrinte per namaz dridhej.Ishte pyetur për këtë e kishte thënë: Ju po e dini se para kujt pod al dhe me ke po flas (dtth: Allahun,subhanehu ve teala,).

Ibrahim Et Tejmiu ka thënë: Nese e shef njeriu qe (as) tekbirit te pare nuk i kushton rendësi fshiej duart prej tij.

Ka thënë Thabiti: E kam shoqëruar Enesin 40 vite dhe nuk kam pare me te përkushtuar ne adhurim sesa atë.

Ka thënë Ebu Is'haku: Me kaloi namazi dhe u dobësova,sepse unë tani falem dhe nuk lexoj ne një rekat me tepër sesa Bekaren dhe Ali Imranin.

Alahu te meshirofte! Ti brengosesh se nuk ke mundësi te lexosh me shume ndërsa ne nuk i lexojmë as këto.

Mensurit përherë i thoshte nena: O biri im! Ti ndaj syve tu ke obligim,ndaj trupit tënd ke obligim..ndërsa ai ia kthente: Oj Nena ime! Lere Mensurin se vërtet ne mes dy fryrjeve ( fryrjes për kataklizëm dhe fryrjes për ringjallje) ka gjumë te gjate.

Ka thënë Ibni Mehdiu,duke rrëfyer per Sufjan Eth Thevriun: E shikoja çdo nate Thevriun,flinte ne fillim pak pastaj ngrihej i frikësuar dhe thoshte: Zjarr! Zjarr! Zjarri ma largoi përkujtimin e epsheve…pastaj kthehej dhe falej.

Ka thënë Evzaiu: Kush qendron gjate ne namazin e natës,Allahu, subhanehu ve teala, do t'ia lehtësoje qëndrimin ne Ditën e Gjykimit.

Ka thënë Velid Bin Muslimi: Nuk kam pare njeri qe ka bere me shume përpjekje për namazin e natës sesa Evzaiu.

Ka thënë Muhammed Es Suriu: Seidit kur i kalonte namazi me xhemat qante.

Ka thënë Velid Bin Muslimi: Seid Bin Abdul Azizi falej tere natën ndërsa kur vinte agimi e ripërtërinte abdesin dhe shkonte ne xhami për namazin e sabahut.

Ka thënë Ibrahim Bin Veki': Babai im falej dhe nuk e linte sake ne shtëpi pa u falur madje edhe robëreshën.

Ka thënë Ahmed Bin Hishami : Jezidi dhe Heshimi ka qene te njohur për namazin e gjate ditën e natën.

Ka thënë Hasani: Uthman Bin Ebi El Asi e kishte martuar njërën prej grave te Omerit,radijallahu anhu dhe kishte thënë: Pasha Allahun! Nuk e kam martuar pse kam lakmuar ne pasuri ose kam patur kureshtje për fëmije,por pata dëshirë te me njoftonte për namazin e natës se Omerit.

Ibni Kethiri për Omerin kishte thënë: Ua falte njerëzve jacine pastaj hynte ne dhome dhe falej derisa gdhinte agimi.

Omeri,radijallahu anhu,i kishte thene Muavije Bin Hadixh-it: Nese flej gjate ditës ,do ta humbas pushtetin tim ndërsa nëse flej gjate natës do ta humbas veten time…atëherë cfare t'i bej gjumit o Muavie kur i kam këto dy probleme?!

Ka thënë Ebu Uthman En Nehdiu: Pata nderin për musafirllek të Ebu Hurejres shtate dite.Pashe se ai,gruaja dhe shërbëtori i tij e ndanin natën ne tri pjese;njeri falej pastaj e zgjonte tjetrin e kështu me radhe.

Kur Muadhe El Adevijje ishte bere nuse per Sile El Eshimin,nipi i tij e kishte dërguar Silen,para dhenderise,ne Hamam te bënte banjo,pastaj e kishte future ne një shtëpi te bukur. Filloi te falej deri ne mengjes.Edhe gruaja veproi keshtu.Kur u zgjuan ne mëngjes,nipi e qortoi për këtë,ndërsa ky ia ktheu: Ti se pari me fute ne nje shtëpi,ne te cilen ma përkujtove zjarrin,pastaj me fute ne nje shtepi te bukur,ne te cilën ma përkujtove Xhennetin dhe kështu,koka ime mbeti e preokupuar me këto dy gjera deri ne mëngjes.

O Allahu yne! Na be prej atyre qe falen dhe te përkujtojnë shume si dhe na ringjall me zotëriun e namazlinjeve,Muhammedin,Alejhi selam!
Kategori: Namazi | Shtuar nga: shpend-xhelili (25/09/2009)
Klikime: 882 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 elhami  
0
allahu i meshiroft gjith muslimanet

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024