E premte, 27/12/2024, 06:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Namazi

Namazi i xhumasë
 

 
Namazi i xhumasë është farz për çdo musliman, i mençur, moshërritur, i lirë dhe vendas (jo udhëtar). All-llahu xhele shanuhu thotë: "O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni me zell për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), dhe lëreni tregtinë (dhe çdo punë tjetër). Kjo është shumë më e dobishme për ju, veç sikur ta dinit!” (El-Xhumua, 9)
Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Falja e pesë kohëve të namazit dhe xhumaja deri në xhumanë e ardhshme i shlyejnë mëkatet (e vogla) që bëhen mes tyre.” (Muslimi)
Namazin e xhumasë nuk e kanë obligim: gratë, fëmijët dhe të sëmurët, të cilëve u vështirësohet gjendja nëse shkojnë në namaz të xhumasë, dhe udhëtarët.

Falja e namazit të xhumasë

Namazi i xhumasë përbëhet prej dy rekateve (farz), të cilat falen njësoj si namazet e tjera.

1. Bën nijet (me zemër) për ta falur namazin e xhumasë.

2. Merr tekbirin fillestar duke i çuar duart në lartësinë e supeve dhe njëkohësisht duke thënë Allahu Ekber.

3. Së pari lexohet: "Subhaneke All-llahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke” (I Lartë qofsh, o Zoti im dhe për Ty është falënderimi, i lartë qoftë emri Yt dhe e lartë qoftë Madhëria Jote, s’ka të adhuruar tjetër përveç Teje), pastaj lexohet sureja El-Fatiha dhe ndonjë sure tjetër.

4. Pastaj, duke i ngritur duart në lartësinë e supeve dhe njëkohësisht duke thënë Allahu Ekber, shkon (kërrusesh) në ruku dhe në këtë gjendje thua "Subhane Rabbijel-’Adhim” (tri herë), (Qoftë i pastër nga të gjitha të metat Zoti i Madhëruar).

5. Duke thënë "SemiAll-llahu limen hamideh” (Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë) dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësinë e supeve, duke qëndruar në këtë gjendje (në këmbë), thua "Rabbena ue lekel-hamd” (Zoti ynë, Ty të takon falënderimi).

6. Pastaj, duke thënë Allahu Ekber, ulesh dhe bën dy sexhde duke thënë "Subhane Rabbijel-A’la” (tri herë), (I madhërishëm qoftë Zoti im i lartë).
Kështu fal edhe rekatin e dytë, duke lexuar në fund të namazit, d.m.th. në uljen e fundit: "Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetull-llahi ue berekatuhu, es-selamu alejna ue ‘ala ‘ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe ila-ll-llah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu.”

"All-llahumme sal-li ‘ala Muhammedin ue ‘ala ‘ali Muhammed kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid, All-llahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.”

Pastaj thua këtë dua: "All-llahumme rabbena atina fid-dunja hasaneten ve fil ahireti hasaneten ve kina adhaben-nar. Rabbena-gfir li ve li validejje ve lil mu’minine jevme jekumul hisab.”
Dhe duke dhënë selam në anën e djathtë dhe në anën e majtë përfundon namazin.

Falja e suneteve në ditën e xhuma

Është sunet që pas namazit të xhumasë të falen dy apo katër rekate sunet të xhumasë. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush e fal namazin e xhumasë (farzin), le t`i falë pas tij edhe katër rekate.” (Muslimi)
Po ashtu, transmetohet nga Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem "i ka falur dy rekate pas namazit të xhumasë në shtëpinë e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

Dijetari Ibn Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Kush e fal sunetin e xhumasë në xhami është i obliguar t`i falë katër rekate dhe kush e fal sunetin e xhumasë në shtëpi është i obliguar t´i falë dy rekate.”

Sa i përket namazeve që falen para xhumasë, Ibn Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "I Dërguari salallahu alejhi ue selem nuk ka falur asnjë namaz pas ezanit dhe para namazit të xhumasë dhe nuk ka asnjë transmetim që na tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka bërë një gjë të tillë.”
Kategori: Namazi | Shtuar nga: shpend-xhelili (25/09/2009)
Klikime: 2724 | Komentet: 7 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 7
7 avni  
0
allahu ju shperbleft me xhehnet mashum sdij as vet qe te them eselamunalejkum vllezer.

6 Vali  
0
Faleminderimi dhe lavdia i takojn Allahut,e Allahu ju shperbleft per ket shkrim inshAllah...

5 Sigurimi më i mirë në këtë botë për ju Vali  
0
Faleminderimi dhe lavdia i takojn Allahut,e Allahu ju shperbleft per ket shkrim inshAllah...

4 Shkelqim  
0
Ju falemenderoj perzemrezisht per kta shkrime tmira qe e ban njerin te menoj per ka rruga e tmadhit Zoot

3 Arton  
0
Faleminderit shum per ket shkrim Allahu ju shperbleft

2 valentine  
0
NUK KAM KOMENT VETEM ISHALLA ZOTI JU SHPERBLEN...

1 valentine  
0
Nuk kam shpreje per tu ju dhan se juve ju takon nje falenderim shume shume i madhe saqe ne ket moment nuk di edhe aqe mire te shprehem...

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024