E premte, 27/12/2024, 06:44
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Namazi

Namazi i xhenazes

 

 
Namazi i xhenazes është "farz kifaje” (obligim kolektiv), që do të thotë se, në qoftë se e falin një grup muslimanësh, të tjerët lirohen prej këtij obligimi.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e kanë ftuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem për t`ia falur namazin e xhenazes një mashkulli, i cili i kishte pasur borxh një muslimani. Në këtë rast, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i pyeti të pranishmit se a e ka lënë i vdekuri dikë që ia paguan borxhin. Nëse ka lënë dikë, ia ka falur namazin, e nëse nuk ka lënë askë për t`ia paguar borxhin, u është drejtuar muslimanëve duke u thënë: "Faljani namazin të vdekurit tuaj.” (Buhariu)

Vlera e namazit të xhenazes

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush qëndron derisa të falet namazi i xhenazes, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që qëndron derisa varroset, shpërblehet me dy kirate.” Të pranishmit e pyetën se ç`janë dy kirate. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u përgjigj: "Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha të Uhudit.” (Buhariu dhe Muslimi)

Falja e namazit të xhenazes

Së pari duhet vendosur xhenazja në drejtim të kibles, kurse imami dhe të pranishmit qëndrojnë pas xhenazes duke u rreshtuar në tre safa (rreshta) apo më shumë. Transmetohet nga Merthed ibn Abdullah El-Jezenijj se ka thënë: "Kur Malik ibn Hubejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, e falte namazin e xhenazes, njerëzit i radhiste në tre safa e pastaj u thoshte se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kujt i falet namazi i xhenazes prej tre safave, atij i është premtuar xheneti.” (Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)

Pastaj bën nijet (me zemër) për të falur namazin e xhenazes. Merr tekbirin fillestar duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësinë e supeve.
Pas tekbirit të parë, lexo suren El-Fatiha:

El-hamdu lil-lahi rabbil alemin
Er-Rahmanir-Rahim
Maliki jeumid-din
Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
Ihdinas-siratal-mustekim
Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril-magdubi alejhim ue led-dal-lin (Amin)


Merret tekbiri i dytë duke thënë Allahu Ekber (nëse dëshiron i ngre duart në lartësinë e supeve) dhe thua: "All-llahumme sal-li ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.”

Merr tekbirin e tretë, njësoj si të dytin, duke thënë Allahu Ekber dhe thua njërën prej këtyre duave: "All-llahumme-gfir li hajjina ve mejjitina ve shahidina ve gaibina ve sagirina ve kebirina ve dhekerina ve unthana. All-llahumme men ahjejtehu minna fe ahjihi alel Islam ve men teveffejtehu minna fe tevefihi alel iman. All-llahumme la tahrimna exhrehu ve la tudil-lena ba`dehu.”
(O Zot, fali të gjallët (nga ne) dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të vegjlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Zot, atij ndër ne që i dhurove jetë, udhëzoje (bëje) të jetojë në Islam, kurse atij që ia merr jetën, merrja duke qenë me iman. O Zot, mos na ndalo prej shpërblimit të tij dhe mos na bëj të humbur pas tij.) (Ibn Maxhe dhe Ahmedi)

Ose këtë dua: "All-llahumme-gfir lehu ver-hamhu ve afini va`fu anhu, ve Ekrim nuzulehu, ve vessi` mudhalehu, vagsilhu bil mai veth-thelxhi vel beredi, ve nekkini minel hataja kema nekkajte eth-thevbel ebjeda mined-denesi, ve ebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi ve zevxhen hajren min zevxhihi, ve ed-hilhul xhennete ve e`idhhu min adhabil kabr ve adhabin-nar.”
(O Zot, falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe ki ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mirë dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë nga njollat, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (bashkëshorten) me një më të mirë, fute në xhenet dhe mbroje prej dënimit të varrit dhe dënimit të zjarrit.) (Muslimi)
Pastaj merr tekbirin e katërt dhe të fundit, njësoj si tekbiret e mëparshme, duke thënë Allahu Ekber dhe bëj lutje për vete dhe për të gjithë muslimanët. Preferohet që të bëhet kjo lutje: "All-llahumme Rabbena atina fid-dunja haseneten ue fil-ahireti hasaneten ue kina adhaben-nar.”
(O Zoti ynë, na jep neve të mira në këtë botë dhe botën e ardhshme (Ahiretin) dhe na mbro prej zjarrit të xhehenemit.)

Pastaj jep selam në anën e djathtë duke thënë: "Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah” dhe kështu përfundon namazin.

Vërejtje: Duhet pasur kujdes që gjatë faljes së namazit të xhenazes të themi suren El-Fatiha sepse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Nuk ka namaz kush nuk e këndon suren El-Fatiha.”
Kategori: Namazi | Shtuar nga: shpend-xhelili (25/09/2009)
Klikime: 1670 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
1 hajrushi  
0
eshte e ditun se ne namazin e xhenazes nuk lexohet fatiha sipas mezhebit hanifi,asni hoxh nuk e kom ni tu thon se duhet me lexu fatihan mas tekbirit te par,por ata thon se duhet me lexu subhaneken.ju a jeni hanefi a .................

2 Argjendi  
0
hajrush, sipas medh'hebit hanefij lexohet fatiha ne namaz te xhenazes mirepo ata thon se nuk eshte obligim leximi i fatihas, megjithate hadithi i Pejgamberit a.s qe nuk ka namaz pa fatiha na jep me kuptu qe ne qdo namaz eshte obligim leximi i fatihas, Allahu e di me se miri

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024