E premte, 27/12/2024, 06:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Namazi

Lloje të ndryshme namazesh vullnetare
 

 
Nafilet mund të ndahen në dy lloje; të përgjithshme dhe të veçanta.Nafile të përgjithshme quhen ato namaze që i përkufizon qëllimi (nijeti).Neveviu thotë: "Nëse ndokush vendos të falë namaze vullnetare dhe nuk bën ndonjë nijet përsa i përket numrit të rekateve që do të falë, atëherë ai mund ta ndërpresë namazin pas një rekati ose ta bëjë atë dy rekate ose ta rrisë atë në tre, në njëqind, në një mijë e kështu me radhë.
Nëse fal një numër rekatesh pa e ditur se sa dhe më pas e përfundon namazin, namazi i tij është sërisht i vlefshëm. Reth kësaj nuk ka mendime të ndyshme. Shafitë pajtohen me të dhe është një tekst i shkruar nga Shafiu për këtë çështje.

Bejhekiu transmeton me një zinxhir transmetuesish, se Ebu Dherri falte shumë rekate dhe së fundi mbyllte namazin.
Al Ahnef ibn Kajs e pyeti atë: "A e di nëse ke falur tek apo një numër çift?” Ai u përgjigj: "Edhe pse unë nuk e di, Allahu e di. Kam dëgjuar shokun tim Ebu El Kasimin të thotë: "Nuk ka rob që të bëjë një sexhde për Allahun e Allahu të mos e ngrejë atë një shkallë e të mos i fshijë atij një mëkat në saje të saj”.

Kjo transmetohet nga Ed-Daremi në Musnedin e tij me një zinxhir të saktë transmetuesish, por duhet të theksohet se ekzisotn një ndryshim mendimi reth besueshmërisë së njërit prej transmetuesve të tij.[Hadithi është Sahih dhe nuk ka në zinxhirin e Daremiut asnjë transmetues ku të ekzistojë një ndyshim mendimi rreth tij; Temamul Minneh]

Nafilet e veçanta emërtohen si "El-sune Er-ratibah”, ose namazet sunete që i janë bashkangjitur farzeve me një rënditje, numër të veçantë etj. Këtu përfshihen sunetet e fexhrit (sabahut), dhuhrit (drekës), asrit (iqindisë), magribit (akshamit), dhe ishasë (jacisë).

Dy rekatet sunete të sabahut
Ka një numër hadithesh që flasin për të mirat e kryerjes së namazit sunet në kohën e agimit. Për shembull, Aishja transmetohet se Profeti (a.s) ka thënë për dy rekatet e sabahut; "Ata janë më të dashura tek unë se gjithë bota”.[Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu]
Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s) ka thënë: "Mos i lini dy rekatet e namazit të sabahut dhe nëse sulmoheni nga ndonjë kalorësit”.
Mesazhi i hadithit është se besimtari nuk duhet t`i lërë dy rekatet sunet të sabahut, sido që të jetë situate madje edhe nëse sulmohet nga ndonjë armik apo në kushte të tjera sprove.
Aishja (r.a) thotë: "I Dërguari i Allahut nuk tregonte kudjes më të madh për kryerjen e namazeve të tjera vullnetare, sesa tregonte për dy rekatet e sabahut”.[Transmeton Buhariu, Muslimi, Ahmedi dhe Ebu Daudi]
Ajo gjithashtu tregon se Profeti (a.s) ka thënë: "Dy rekatet e sabahut janë më të mira se kjo botë dhe gjithçka gjendet në të”.
Ahmedi dhe Muslimi transmetojnë se ajo ka thënë: ‘Nuk e kam parë atë asnjëherë të shpejtojë për të një vepër të mire se sa kryerja e dy rekateve para agimit (namazit)”.

Falja e namazeve sunete të drekës
Është transmetuar se numri i rekateve sunet të drakes është katër, gjashtë ose tetë.

Pohimet në lidhje me katër rekate
Ibn Umeri ka thënë: "Ne vëzhguam dhe mbajtëm në mend nga i Dërguari i Allahut dhjetë rekate të namazeve vullnetare: dy pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy para sabahut”.[Transmeton Buhariu]
Al Mugire ibn Sulejman pohon se e ka dëgjuar ibn Umerin të thotë: "Profeti (a.s) asnjëherë nuk i la dy rekatet para drakes dhe dy rekate pas saj, dy rekatet pas akshamit, dy pas jacisë dhe dy rekate para sabahut.[Transmeton Ahmedi me një zinxhir të mire transmetimi]

Pohimet në lidhje me gjashtë rekate
Abdullah ibn Shekik ka thënë: "E pieta Aishen për faljen e Profetit (a.s), dhe ajo me tha: "Ai falte katër rekate para drakes dhe dy pas saj”.[Transmeton Ahmedi, Muslimi]
Umu Habibe bin Ebu Sufjan tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kushdo që fal dymbëdhjetë rekate (sunete) gjatë ditës dhe natës do t`i ndërtohet një shtëpi në xhenet: katër rekate para drakes dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit, dy rekate pas jacisë dhe dy rekate para sabahut”.[Transmeton Tirmidhiu dhe e quan hasen sahih]

Transmetimet në lidhje me tetë rekate
Umu Habibe transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: "Kushdo që fal katër rekate namaz para drakes dhe katër pas saj, Allahu do të ndalojë zjarrin të prekë mishin e tij”.[Hadith Sahih; SAhih Ebu Daud 1269]

Sunetet e namazit të akshamit
Është sunet të fallen dy rekate pas akshamit. Pak më pare përmendëm se Ibn Umeri ka traguar se Profeti (a.s) nuk i linte ato. Përsa i përket përmbajtes së tyre është e pëlqyeshme që pas Fatihasë të këndohet: "Thuj, o ju besimtarë!” (sureja "El Kafirun”), dhe "Thuaj, Ai është Allahu, i vetmi” (sureja "El Ihlas”) në sunetet pas namazit të akshamit. Ibn Mesudi thotë: "Unë nuk mund ta numëroj se sa here e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të këndojë në dy rekatet pas akshamit dhe në dy rekatet para sabahut: "Thuaj, o ju jobesimtarë” dhe " Thuaj, Ai është Allahu, I Vetmi”.[Hadith Hasen; Sahih Et Tirmidhi 431]
Preferohet që këto dy rekate të fallen në shtëpi. Mahmud ibn Lebid transmeton se i Dërguari i Allahut e fail akshamin me fisin Abs El Eshhal. Pasi bëri teslimin, ai u tha atyre: "Falini këto dy rekate në shtëpinë tuaja”.[Hadith Hasen: Sahih Ebu Daud 1300]

Sunetet e namazit të jacisë
Ne tashmë e kemi përmendur hadithin, ku transmetohet se Profeti (a.s) falte dy rekate pas jacisë.

Sunetet jo të theksuara (as-sunan gajr al-mu`akadah)
Deri tani kemi përmendur sunetet që janë theksuar 1 nga Profeti (a.s) dhe për të cilat ai ka qenë i kujdeshëm për të mos i humbur. Ka disa namaze të tjerë vullnetare të cilat janë të rekomandueshme, por jo të urdhëruara.
Dy ose katër rekate para iqindisë
Shumë hadithe të përfolura janë transmetuar rreth këtyre suneteve, por të gjithë së bashku mbështesin njëri-tjetrin.
Hadithe të tilla përfshijnë hadithet e mëposhtme:
Ibn Umeri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Allahu e mëshiroftë atë person që fal katër rekate namaz para namazit të iqindisë”.
Aliu (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut falte katër rekate para namazit të iqindisë duke i ndarë në dy pjesë me përshëndetje të engjëjve pranë Allahut, profetëve dhe atyre që i pasuan ata basimtarë dhe muslimanët.[Hadith Hasen; Sahih Ebu Daud 1271]
Përsa i përket faljes vetëm të dy rekateve, do të përmblidhej në pohimin përgjithësues të Profetit (a.s): "Mes çdo ezani dhe ikameti ka një namaz”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1283, transmeton gjithashtu Buhariu dhe Muslimi]

Dy rekatet para namazit të akshamit
Buhariu transmeton nga Abdullah ibn Mugafel se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Faluni para akshamit, faluni para akshamit” dhe pasi e përsëriti atë tri here tha: "Për këdo që dëshiron të veprojë kështu” duke mos dashur që njerëzit ta marin atë si sunet.
Ibn Hibani transmeton se i dërguari i Allahut i falte dy rekate para namazit të akshamit.[Hadith Daif; Temamul Minneh]
Muslimi transmeton se ibn Abasi ka thënë: "Ne falnim dy rekate para akshamit dhe Profeti (a.s) na shihte dhe as nuk na urdhëronte e as nuk na ndalonte”.
Ibn Haxheri thotë në "Fet`h El Bari”: E gjithë dëshira na nxjerr në përfundim se është e pëlqyeshme që këto rekate të fallen shpejt si rekatet që fallen para sabahut”.

Dy rekatet para namazit të jacisë
Abdullah ibn Mugafel tregon se Profeti (a.s) ka thënë: "Mes çdo ezani dhe çdo ikameti ka namaz, mes çdo ezani dhe çdo ikameti ka namaz”. Dhe pas e përsëriti këtë tri here tha: "Për këtë që dëshiron të veprojë kështu”.
Ibn Hibani trensmeton nga Ibn Ez-Zubejr se Profeti (a.s) ka thënë: "Nuk ekziston asnjë namaz farz pa u paraprirë me dy rekate namaz (sunet)”.[Hadith Sahih me zinxhir të forte trensmetimi; Sahih ibn Hiban 2455]

Allahu e din më së miri..
Kategori: Namazi | Shtuar nga: shpend-xhelili (25/09/2009)
Klikime: 1519 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3 perparim  
0
PERSHENDETJE

2 Egzona  
0
a muj me ba pytje

1 arjeta  
0
selam alejkum allahu ju shperbleft si ket bot dhe ne ahiret inshallah nuk po kuptoj allahu mfalt per namazet para sabahut drekes ikindis dhe jacis para se te falen kto namaze dhe pas saj mei fal ktoo ? allahu ju shperbleft dynja sahat dekes dhe me gjenet inshallah

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024