E premte, 27/12/2024, 09:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Mesazh, muaji Ramadan!
Mesazh, muaji Ramadan!
 
 Le të arrihen qëllimet e tij.  

"Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)...” - [Kur’an, 2:185]


Në të filloi të shpalljes fjala e Zotit. Të plotësohet Mirësia e Tij ndaj njerëzimit. Të sqarohet e vërteta nga e kota. E drejta nga e padrejta. E pastra prej të papastrës.


Muaji i agjërimit po afron. Jo, jemi në prag. E sa pak njerëzit për të janë përgatitur. Përkundër që, rreshtat po shtohen dhe hapësira po mbushet. Jo thjesht radhitje e mbushje të anëve fizike, le të jetë edhe ana shpirtërore, e zemrave, e mendjeve.


Është fillim i Fundit!


Disa që moti kanë filluar ecjen. Lëvizjen. Po fillon, fillimi i Arritjes së Devotshmërisë. Fundi, plotësimi i Mirësisë së Zotit!


Muaji Ramadan në prag, e disa duke qeshur, e të ngazëllyer, e disa të tjerë të përulur e të frikësuar. E, disa, duke menduar se është muaji i Lojës dhe Argëtimit, e kanë harruar dhe po harrojnë, se në këtë Muaj, qenia e njerëzve të mëdhenj lëkundet, sepse po hynë në një provim madhështor. Provim i Durimit dhe Qëndrueshmërisë, i Vullnetit dhe Sinqeritetit! Këtyre u shtohet bindja. Frika ndaj hidhërimit të Zotit!


Bindja në Zotin Fuqiplotë!


Ndërsa, ata që të ngazëllyer hynë në këtë Muaj, disa prej tyre për të fituar kënaqësinë e Allahut, e disa të tjerë, pavetëdije, tërheqin hidhërimin e Tij. Kënaqësia e Zotit, ata që ruhen dhe ruajnë. Ndërsa pakënaqësia e Zotit, ata që nuk ruhen dhe nuk ruajnë. Qofshin edhe agjërues - bojkotues të hajës dhe pijes.


Po, është muaji i Mëshirës, i Faljes. Edhe i Furnizimit. Por, është edhe muaj i Sakrificës, Vetëmohimit. Duhet shumë angazhim. Shumë përpjekje. Lëvizje. Djersë. Etje. Uri. Të arrihet kulmi i Durimit. Kulmi i Lodhjes. Kulmi i Rezistencës. Derisa tërë qenia të Edukohet!


Në këtë muaj, shumë njerëz agjërojnë, por agjërimi s’ua ndryshon gjendjen për mirë. Disa arrin të mira lëndore. E pak prej tyre të mira shpirtërore. Disa pasi pastrohen, shpejt pastërtinë humbasin. Lehtë mund të arrihet pastërtia, por më e vështirë është  ruajtja e saj. Pikërisht agjërimi këtë gjë synon: Të forcojë njeriun të qëndrojë i fortë e i paluhatshëm në përballje me të papastrën. Të ruajë pastërtinë. Të ruajë Besën e Dhënë!


Le të jetë ky muaj, një muaj vendimtar për të nesërmen tënde! Le të arrihen qëllimet e tij.


Le të jetë një shkollë, e të mbarohet ajo me sukses të lartë! Le të jetë pranverë e rilindjes dhe ringjalljes në rrugën e Paqes dhe të Faljes, të Mëshirës dhe Zhvillimit. Le të na drejtojë në rrugën drejt Lumturisë së Përhershme!


Le të jetë jo vetëm agjërim fizik, por shpirtëror, intelektual e moral! Bojkot ndaj të keqes e të ligës. Le të rikthehet natyrshmëria e pastër, me të cilën u lindëm.


O Allah, Zoti ynë! Na e mundëso të arrijmë devotshmërinë e zemrave!
 
Shkruar nga Avni Tafili
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (04/08/2010)
Klikime: 852 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024