E enjte, 28/03/2024, 09:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Le të jetë ky muaj një derë e pendimit drejt Zotit tënd!
Le të jetë ky muaj një derë e pendimit drejt Zotit tënd!

 
Urdhëro në derën e pendimit! Allahu e pret robin e Tij të pendohet.

Në këtë temë unë dua t’i kushtohem thirrjes drejt derës së pendimit për motrën time muslimane që merr pjesë në agjërimin e këtij muaji 
dhe ende s’efalë namazin, motrën time myslimane që edhe ky muaj
e zuri pa mbulesë. Të këshillohemi për rrugën e gjatë për të cilën
duhet të përgatisim ushqim, e ajo është rruga drejt takimit me Allahun,
subhanehu ve teala.
Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kur’ani. Allahu thotë në 
Kur’an:
"Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit” (Surja Kadr, ajeti 1)

Motër e nderuar!
Pasi e beson Allahun dhe të dërguarin e Tij, beson se Kur’ani është 
libri i Allahut, dëgjon urdhrin e Allahut për të agjëruar; a s’e meriton 
Allahu ta dëgjosh kur thotë falu, kur thotë ta falënderosh Atë, apo ende 
të rinjtë dhe të rejat tona janë në gjumë dhe disa urdhra të
Allahut i marrin dhe disa i lënë.
Apo na është bërë agjërimi si adet dhe traditë e jo si dëgjim i urdhrit të
Allahut të Madhëruar.
Allahu në Kur’an thotë:
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte 
obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të 
devotshëm”
(Surja Bekare, ajeti 183)

Motër e nderuar! 
Pasi në këtë muaj shejtanët janë të lidhur, dyert e Xhehenemit të
mbyllura, dyert e Xhenetit të hapura,  pendohu në këtë muaj, fillo 
ta falësh namazin sepse nuk dihet se a do të zë e nesërmja, nuk dihet 
se a do ta kesh nesër atë që po të mashtron ta lësh namazin.
Pra, namazi është ai që s’të humb, ai vetëm të ngrit në grada të larta, 
të bën rob të kënaqur prej  Allahut, Krijuesit Tënd, ta rrit vlerën tek 
Allahu, subhanehu ve teala, dhe bën që Allahu të jetë i kënaqur me ty 
dhe Allahu bën që edhe njerëzit në tokë të jenë të kënaqur me ty.
 
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
"Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe faluni me ata që falen (bini 
në ruku me ata që bien)
Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Të falin 
rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas
 e haptas, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompensim as 
miqësi"."O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm 
Zotin tuaj adhuroni. Bëni punë të mira
 (të dobishme), 
se do të gjeni 
shpëtim.


Motër e nderuar! 
Mos prit ditët që të kalojnë dhe të zë vdekja, as mos thuaj se je e re 
sepse të nesërmes s’i dihet. Dita e sotme kaloi kurse nesër nuk dihet se
a do të agojmë.

Hajde, le të jetë sot hapja e derës së pendimit tënd që me vite të tëra ka 
qenë imbyllur me dry! Hajde sot hape këtë derë dhe bëhu robëreshë e 
kënaqur e Allahut!
Fale namazin dhe falëndero Allahun që s’të ka dënuar për këto vite që i
ke kaluar në gjumë! Edhe Zotin tënd e ke harruar, edhe namazin s’e ke 
falur e Allahu i Mëshirshëm ty veç të mira po të dhuron e nuk po të dënon.
A thua vallë, s’po e falë namazin për shkak që Allahu s’po të dënon dhe po
të jep të mira, po të
jep fëmijë dhe pasuri?! T’i ka dhuruar ato që zemra jote i ka dashur e ti 
ende Allahun s’e falënderon dhe e ke harruar e Ai ty s’po të
dënon dhe po pret që ti të pendohesh.
Hajde, motra ime, pendohu te Allahu i Madhërishëm në këtë
muaj të madhërishëm, në këtë muaj që ka zbritur Kur’ani, në këtë muaj 
që shpërblimet janë pakufi që veç Allahu i Madhërishëm i di.

Motra ime, e cila namazin po e falë, po ende s’je mbuluar me petkun e 
nderit, ende nuk iu ke përgjigjur urdhrit të Allahut të
Madhërishëm, për ta mbuluar kokën tënde,
ende ti i bën mëkat Allahut, ende ti s’je pjesëtare e grupit të motrave të 
mbuluara.

Le të jetë ky muaj një hap drejt pendimit tënd për kohën që e ke kaluar 
në zbulim!
Lëri më arsyetimet, lëri më shkaqet e kota: s’kam veshje, jam e re, shkoj 
në shkollë, s’jam ende e përgatitur, jam në punë, etj.
Shkaqe që nuk zënë arsyetim kur është në pyetje ligji i Allahut të
Madhërishëm.
Mos thuaj nesër apo pasnesër, mos tëkalojë Ramazani motra ime pa u 
mbuluar, shfrytëzoje rastin në këtë muaj, hajde në emër të Allahut mbuloju, 
kryeje këtë obligim të Allahut që ti ende gjen arsyetim dhe s’e kryen dhe 
ruaje ndern tënd me mbulesën tënde.

Allahu thotë në Kur’an dhe na obligon për mbulesën:

"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të 
besimtarëve le të vënë shamitë 
(mbulojë)
 e veta mbi trupin e tyre, 
pse kjo është më afër që ato të njihen 
(se nuk janë rrugaçe)
 e të 
mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues
.
(Ahzab, 53)

Është rastimë i mirë, motra ime, që ti tëmbulohesh. Nëse mendon se 
është vështirë vallahi Allahu ta lehtëson. 
Allahu të jetë i pakënaqur me ne çka na duhet pasuria dhe të mirat e
dynjasë që janë kalimtare.
Sot mbylli veshët, largoje mendjen dhe mos mendo se çka thotë filani 
dhe filania, çka do të thonë njerëzit, si do të mendojnë të tjerët. Ka 
ardhur koha që ne si myslimane të themi:
- Si do të dalë para Allahut?
- Si të bëhem robëreshë e kënaqur e Allahut?

A s’është koha që edhe unë t’i them ndal vetes dhe mos e
shkel ligjin e Allahut për njerëzit?
Vallahi, është për tëqarë kur shumë prej motrave tona dhe vëllezërve 
tanë myslimanë kryesore e kanë çka thonë të tjerët, po Allahu!!!
E përse Allahu është i mëshirshëm me ne dhe s’po na dënon kur ne po
shkelim ligjin e Tij, fjalën e Tij për të gjithë njerëzit? SubhanAllah!

Motra ime e nderuar!
Para se të vijë vdekja pendohu! Mos të zë vdekja e ti ende         
s’je mbuluar, ti ende s’e ke stolisur veten me urdhrin e Allahut!

Le të jetë ky muaj një hap përpara drejt zbatimit të ligjit të Allahut 
të Madhërishëm!Mos prit dhe mos mendo, mos prit as orën e as ditën e 
mos të them javën apo vitin!
Hape derën e pendimit, vendose mbulesën dhe thuaj vetes mjaft
më unë e kam shkelur ligjin e Allahut, mjaft më i
kam dëgjuar krijesat dhe kam harruar se çka më urdhëroi Krijuesi!

Lexoji këto ajete se çka ka përgatitur Allahu për njerëzit nëse e shkelin 
ligjin e Tij dhe çka ka përgatitur për ato që e praktikojnë ligjin e Tij. E
jotja është të zgjedhësh senga cili grup dëshiron që të jesh, nga të dënuarit 
apo të shpëtuarit.

All-llahu i Madhërishëm thotë:
"Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati.” (52:17) 

"
Të kënaqur me atë që ua dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga 
vuajtja e Xhehenemit
.” (52:18)

"(U thuhet) 
Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë.” (52:19). 

"Ata janë të mbështetur në kolltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam 
atyre hyri symëdha.”
(52:20).
 

"E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, 
Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u 
pakësojmë nga veprat e 
tyre (prindërve).
 Secili njeri është peng i 
asaj që ka punuar.”
(52:21).
 

"Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e 
dëshirojnë.”
(52:22).
 

"Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as 
mëkat.”
(52:23).
 

"Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë 
të ruajtur
...” (52:24). 

Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, 
ndërsaata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur 
të ishte e tyre aqshumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. 
Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është Xhehenemi që 
është shtrat i keq.

Urdhëro në derën e pendimit! Allahu e pret robin e Tij të pendohet.
 
Shkruar nga Senada Ramadani
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (09/08/2010)
Klikime: 1130 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024