E premte, 27/12/2024, 02:11
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Lahu me paratë tua

Lahu me paratë tua
 
Muhammed el-Sherif
Përktheu Ardit Kraja

Një vit para haxhit të lamtumirës, Resululahu salallahu alejhis ua selam, dërgoi një grup myslimanësh në haxh me Ebu Bekrin si Emirin e tyre. Tek Kabeja, kishte ende disa mushrik që kryenin haxhin dhe disa prej tyre bënin tavaf lakuriq. Misioni i Ebu berit, radiallahu anhu, ishte ta përgatiste Mekën për haxhib e Resulullahut.

I dërguari i Allahut, salallahu lejhis ua selam, dërgoi suran Bera'a, suren e nëntë të Kur'anit, përkrah me Emirin e atij grupi haxhi, Ebu Bekrin. Instruksionet ishin për të recituar të gjithë të pranishme në haxh atë vit. Për shkak se Ali Ibën Ebu Talibit midis kurejshitve, atij ju dha detyra për të prononcuar suran.

Sura Bera'a, e cila fillon pa Bismilahirr-Rrahmenirr-Rrahim lexon:

"Denoncim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij ndaj idhujtarëve me të cilët ju patët lidhur kontratë (kumtesë për shkëputjen e marrëveshjes)" [Sura 9/1]

Kini vëmendjen, Kur'ani ishte deklarata e legjislacionit të shtetit islam. Ali Ibën Ebu Talibi, radiallahu anhu, vazhdoi të recitonte derisa ai arriti fjalët e Allahut:

"Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë i keni vëllezër në fe. Ne sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë". [Sura 9/11]

Ky ishte prononcimi: Nuk ishte i mjaftueshëm për ata që të pendoheshin. Ata duhet të falnin namazin dhe të jepnin zukatin në mënyrë që të konsideroheshin brenda vëllazërimit islam.

Tek Buhari dhe Muslimi, Xhabir Ibën Abdullah, radiallahu anhu ka thënë:

"Unë i kam dhënë fjalën Profetit që unë do të falem, do t'ju jap zekatin dhe që unë do ta këshilloj çdo muslimanë".

Allahu e bëri zekatin të detyrueshëm mbi pasurinë e një besimtari si një test të sinqeritetit të tyre. Besimtari ka bindje të plotë që është farz dhe ata e dinë se zekati është shtylla e tretë e islamit. Ai është një shtyllë e islamit, një mundësi ose opsion virtuoz, pa të cilin feja e besimtarit mund të rrënohet. Besimtari e jep zekatin me një zemër të hapur, duke falënderuar dhe lavdëruar Allahun për begatitë e tij. Besimtari vazhdon ta falenderojë Allahun për teufikun që i ka dhënë për ta kryer këtë detyrë.

Ndërsa të tjerët i lajnë trupat e tyre çdo ditë, a ka mundësi për një njeri ta lajë zemrën e tyre me para! Si? Me zekat.

A e keni parë atë i cili del me shpejtësi nga xhamia pas mbarimit të namazit? Në fakt, imami vetëm mund të ketë dhënë selamin dhe ata janë bëhen gati për të ikur (ju mund ta keni prë këtë edhe tek falja e xhumasë). Kur ne e shikojmë dikënd me këtë nxitim ne e dimë që ai mund të ketë ndonjë punë që e shqetëson dhe që me të vërtetë është
një çështje me peshë. Por tani le të pyesim se kush midis nesh kërcen ashtu sepse ai e ka vonuar pagimin e sadakasë vullnetarë? Kush? Po kush tjetër veç atij që i është frikësuar Allahut më së shumti, Resulullahu. Në Sahih Buharin, Ukbah radiallahu anhu
transmeton.

"Unë fala ikindinë prapa Profetit në Medine. Kur mbaroi faljen me teslim u ngrit me vrap dhe doli jashtë duke hyrë në mes të rreshtave të njerëzve tek një nga banesat e grave të tij. Njerëzit u frikësuan nga nxitimi i tij. Profeti salallahu alejhis ua selam erdhi mbrapa
dh i pa njerëzit të habitur nga nxitimi i tij dhe i tha atyre: "Mu kujtua një copë ari që e kisha në shtëpi time dhe nuk e pëlqeva sepse ma shtrembëroi vëmendjen tim nga adhurimi ndaj Allahut, kështu unë i urdhërova që ta shpërndanin (në bamirësi)".

Në arabisht, fjala zekat do të thotë pastrim, për tu pastruar. Në sheriat, zekati trajton pasurinë e Allahut që Ai i dha robërve të tij. Përqindja e zekatit është farz dhe duhet t'i jepet atij që i takon.

Allahu teala na mëson në virtytin e zekatit:

"Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh". [Sura 9/103]

Si zekati dhe bamirësia e pastron atë që jep?

Ai i lan zemrat e tyre nga sëmundja e hipokrizisë dhe dyshimit.

Ai e lan zemrën nga sëmundja e kopracisë.

Ai e lan pasurinë që mbetet me bereqet.

Ai e lan karakterin e mirë të atij që jep dhe shton pasurinë e tij/ saj.

Ashtu siç Resulullahu, salallahu alejhis ua selam, ka thënë: "Bamirësia kurrë nuk e zvogëlon pasurinë".

Kur dikush studion me kujdes lidershipin e Hulafave, do të arrijë në disa pjesë informacioni. Pas vdekjes së Resulullahut, Ummeti u përball me disa të cilët u vetë shpallën Profet, njerëz me fise të mëdha po pritnin t'i luftonin muslimanët. Pastaj, tek një nivel më i vogël, kishte fise të cilët ende thonin se ishin mysliman por kishin një problem me dhënien e zekatit.

Ummeti kishte nevojë që të vepronte. Dukshëm opinioni unanim i sahateve ishte t'i linin ne-jemi-muslimanët-minus-zekat dhe të përqendroheshin tek ushtritë armike. Ebu Bekri, radiallahu anhu, megjithatë, nuk biente dakord: "Unë betohem tek Allahu" tha Ebu Bekri "se do të hyj në luftë dhe do të luftojë këdo që përpiqet ta ndajë namazin prej zekatit". Pasi e dëgjoi këtë Umari, radiallahu anhu, komentoi: "Pasha Allahun, në atë moment kur e pashë që Allahu ja kishte hapur zemrën Ebu Bekrit ndaj kësaj lufte, unë e di se ishte e vërtetë".

"Nëse unë fitoi një milion dollar unë do ja jap gjysmën xhamisë". A e keni dëgjuar këtë dua më përpara? Allahu teala na mëson që natyra e njerëzve është lidhja e tyre me monedhat e arit dhe argjendit. Në fakt, ata falen ditë dhe natë për të. Në faljet e tyre, ata premtojnë që nëse ata janë me të vërtetë do të bëhen të pasur, ata do të japin, por në të kundër ata shpesh bëhen egoistë me atë begatim që i jepet. Kur sprova i bie atyre pastaj ata i kthejnë shpindat e tyre.

Midis tyre janë ata të cilët kanë bërë një marrëveshje me Allahun (duke thënë):

"E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All- llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve. Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsen nga respekti ndaj All- llahut. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë. A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat". [Sura Teube: 9/75-78]

Jahja Ibën Muadh, rahimahullah, ka transmetuar:

"Unë gjithmonë jam mahnitur me dikënd i cili ka pasuri por është koprac. Zoti i tij i cili i ka dhënë pasuri atij, kërkon që ai ta jap një pjesë prej saj Atij dhe kopraci thotë "jo".

Zekati është një obligim i lidhur me pasurinë, kur dikush e vonon zukatin, ai e ka obligim të pendohet dhe të paguajë atë çfarë Allahu ja ka bërë obligim.

Resulullahu na ka mësuar që kur një person i jepet pasuri dhe ai nuk jep zekat, ata do të dënohen me varfëri.

"Nuk ka patur popuj që kanë refuzuar të japin zekatin e që Allahu të mos t'i ketë dënuar me varfëri". [Bejhaki]

Ai, salallahu alejhis ua selam, na ka paralajmëruar ne prej kopracisë përshkak të shkatërrimit që sjellë ajo.

"Kujdes nga koprracia se unë me të vërtetë ata të cilët erdhën përpara jush u shkatërruan përshkak të saj". [Ebu Daudi}

Në ditën e gjykimit, zekati që nuk është paguar do të jetë një mjet ndëshkimi për individin.

"Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni". [Sura 3/180]

Në shih Muslimin, Ebu Hurejra, transmeton që Resulullahu salallahu alejhis ua selam ka thënë:

"Nëse çdo pronar i arit ose argjendit nuk paguan çfarë kërkohet prej tij, në ditën e gjykimit, pjata prej flake do të ngjeshet për të dhe do të nxehet në zjarrin e xhehenemit. Me të, anët e tij, ballit të tij dhe shpinda e tij digjet dhe stampohet. Kur pjatat ftohen (procesi) përsëritet për një ditë gjatësia e së cilës është pesë dhjetë mijë vjet. Pastaj gjykimi deklarohet midis robërve dhe ai do ta shikojë nëse rruga e tij do ta çojë në Parajsë apo në Xhehennem".

Më poshtë është një listë e artikujve për të cilët duhet dhënë zekat:

• Kartëmonedhat
• Ar
• Argjend
• Të mira materiale
• Bagëti
• Pëlhura
• Frute dhe të tjera produkte
• Minerale
• Thesare

Në një botë ku pjesa më e madhe prej nesh nuk jeton jetën e fermerit, ne duhet t'i kushtojmë vëmendje të veçantë pagimit të zekatit tek të mëposhtmet:

• Kursimet monetare

• Ari. Sipas dijetarëve, zekati duhet të paguhet në ar duke përfshirë koleksionet e bizhuterive të martesës. Inventari i biznesit. Nëse dikush është pronar i një dyqani (ashtu si shumë familje kanë) dhe ata kanë sende në depozitë që presin të shiten ata duhet të paguajnë zekat për ato sende. Si shtesë, është shumë e zakonshme për disa familje të blejnë diçka dhe ta depozitojnë në shtëpitë e tyre për t'i shitur më vonë. Edhe për këtë duhet të paguhet zekat.

• Shtëpiat shtesë të cilat dikush i mban për ti shitur më vonë kur t'i rritet vlera duhet të paguajë zekat.

Abdullah Ibën Mesudi, radiallahu anhu, ka thënë:

"Depozitoni pasurinë tuaj ku as krimbat nuk mund ta hanë, ku as hajdutët nuk mund ta arrijnë. Depozitojeni tek sadakaja".

Umm el-Muminin Aisha, radiallahu anhe, një herë pa një grua të varfër duke u afruar përkrah dy vajzave të saja. Aisha, i dha asaj dy hurma (arabie). Gruaja i dha secilës nga një hurmë dhe mori një për veten e saj. Ajo gati sapo e hëngri hurmin kur nëna nga vajzat shprehu dëshirën për të ngrënë hurmën e saj. Ajo menjëherë e ndau hurmën midis vajzave të saja. Ky lloj trajtimi e mahniti Aishen dhe ajo ja tregoi tërë historinë e saj Resulullahut, salallahu alejhis ua selam. Pasi e dëgjoi tërë historinë, Resulullahu salallahua alejhis ua selam ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu ja ka siguruar Parajsën asaj për shkak të kësaj vepre ose e ka shpëtuar atë nga zjarri i xhehenemit".

Me të vërtetë, jo vetëm që jemi duke dhen zekat për të pastruar vetet tona, ne jemi duke e dhënë për të mbrojtur vetvete tona nga zjarri i xhehenemit.

Unë hasa në një histori të një plaku i cili kishte jetuar pjesën me të madhe të jetë së tij larg nga prindërit e tij dhe vendlindjes. Në kohën e para vdekjes së tij, ai shkroi në testamentin e tij që trupi i tij të transportohej tek prindërit e tij, pra në vendlindje. Përpara se të vazhdoi dua të them që sunneti është që një person duhet të varroset aty ku ai vdes. Ashtu siç djali transmeton:

"Në xhenaze larësi i xhenazes sapo kishte mbaruar së lari trupin. Vetëm larësi i xhenazes, nëna dhe unë. Larësi i xhenazes tha se mund ta transportojmë trupin. Ishte i qetë. Ai llogariti shpenzimet dhe pastaj shikoj lart, na tregoi ne koston. Nëna nuk kuptonte se çfarë thoshte ai, ajo vetëm dinte se kushtonte para. Kaq. Nga xhepi i saj ajo nxori portofolin e babait".

Djali shkroi poemën e mëposhtme:

"Ne vështruam tek portofoli për një minutë
Askush nuk tha asgjë
E gjithë jeta kishte dalë nga ai portofol
Ishte e vjetër dhe me balte
Por ishte portofoli i babait
Ajo e hapi atë dhe
Shikoi brenda
Nxori një grusht me para
që do të shkonin drejt këtij udhëtimi të fundit,
më të rëndësishmit".

Kur zekati vjen çdo vit, imamët përreth gjithë vendit tonë Amerikës shpesh pyetën. "Ne nuk njohim asnjë të varfër në zonën tonë, a mund ta japim zekatin në vendlindjet tona?" Mendoni për një moment. A nuk ka njerëz në nevojë në komunitetet tona? Sigurisht që ka. Nëse vit pas viti zekati dërgohet jashtë, kush do të kujdeset për njerëzit në
nevojë që jetojnë midis nesh?

Principi i përgjithshëm është që zekati t'i jepet nevojtarëve të zonës në të cilën është paguar për herë të parë. Resulullahu e mësoi Muadhin kur ai e dërgoi atë në Jemen. "Nëse ata ju bindën ju në atë (shehadet dhe namaz) pastaj bëjani me dije se Allahu e ka bërë obligim ta japin zekatin nga pasuria e tyre, t'i merret të pasurve të tyre dhe t'i jepet nevojtarëve të tyre". Fjala "nevojtarëve të tyre", do të thotë nevojtarëve të komunitetit në të cilin ata e kanë fituar pasurinë.

Çfarë na kushton të dalim dhe të shikojmë sesi mund t'i ndryshojmë komunitetet tona. Ashtu si komunitetet tona pasurohen më shumë, ne do të na duhet t'i mbështesim komunitetet në të gjithë botën. Kur qeveritë kanë një buxhet surplus (kjo s'ndodh shumë shpesh), grupet e interesit luftojnë se kujt i takojnë paratë. Por me zukatin, Allahu e ka ndarë për veten e Tij. Asnjë njeri nuk ka ç'të thotë se kujt t'i jepen paratë e zekatit përveç atyre të cilët Allahu i ka përcaktuar.

Tani, marrësit e njohur të zekatit janë të varfrit dhe nevojtarët. Megjithatë, unë dëshiroi të sjellë në vëmendjen tonë disa rrugë interesante ku ne mund të investojmë paratë e zekatit.

Së pari, el-Mu'allafet kulubuhum (ata të cilët janë afër pranimit të islamit). Ideja: Nëse ne behemi serioz dhe të fortë në përpjekjet e davetit tonë, ne mund të përdorim paratë e zekatit për t'i afruar njerëzit afër islamit tek mesazhi i fjalës La ilahe ilallah, Muhammed ur Resulullah.

Një universiteti në Kanada që ka një iftar të përditshëm me mbi 700 njerëz! A është secili mysliman? Kush mund ta thotë? Po subhane Allah, me të gjithë mirësinë e të ushqyerit të njerëzve, rektori i universitetit vetë sponsorizoi natën e parë të iftarit. Kjo është fuqia e sadakasë kur shpërndahet në mënyrë të duhur.

E dyta, el-Rikab (çlirimi i robërve). Paratë e zekatit mund të përdoren për të liruar robërit. Këtu në SHBA ashtu siç ulematë tonë kanë thënë akt patriotik i "të burgosurve" të cilët nuk janë të burgosur për asgjë tjetër përveçse skedimit racor ose fetarë janë gjithashtu të titulluar për zukatin nga kjo anë. Kjo është veçanërisht e nevojshme për shkak të kostos së madhe të mbrojtjes ligjore me qindra mijëra dollar. Subhanallah! Ideja: Paratë e zekatit mund të përdoren në një grumbullim ligjorë parash për të mbrojtur të drejtat e vëllezërve të burgosur padrejtësisht.

Së treti, Gharimin (ata që kanë borxhe). Paratë e zekatit mund të shkojnë drejt çlirimit të njerëzve nga zinxhirët e borxhit.

Konsidero faktet e mëposhtme rreth borxhit në Amerikë.

Mesatarja e balancës së kartës së kreditit është rreth 700 dollar.
Mesatarja e përqindjes së interesit është afërsisht 19%.
Gjobat për vonesat tani janë 25 dollar ose më lart.
Shtëpia mesatare ka dhjetë kredit karta.
Gati gjysma e shtëpive në Amerikë raportohet se kanë vështirësi të
paguajnë minimumin e pagesave mujore, kështu e bëjnë dështimin
financiar të duket si i pa shmangshëm.
Vitin e kaluar mbi 1.3 milion amerikan kanë aplikuar për dështim
financiar, më i larti në historinë e vendit tonë.
Kompanitë e kredit kartave e ngacmojnë amerikanin mesatarë 7 herë
përmes postës.
Mesatarja e kredit kartës merr 25 vjet për të riparuar pagesën
minimale mujore.

Një vërejtje: Paratë e zekatit nuk duhet të shkojnë drejt pagimit të borxheve të kota. Më të vërtetë, është një gjë shumë e madhe për një komunitet të jetë pa borxhe. Kur ata janë pa borxhe, ata bëhen kontribuues aktiv në komunitet dhe secili ka dobi. Falenderimi i takon Allahut.

Si përfundim, tregtarë e stoqeve shpesh dëgjojnë me vëmendje këshillat që u jepen: ku duhet ata të investojnë. Unë po i jap një këshillë por jo një këshillë që vjen nga një këshilltarë financiar. Unë e quaj atë këshilla e stoqeve të xhenetit.

Këshilla e stoqeve të xhenetit; komunitetet tona, faleminderit Zotit, janë të bekuara që japin pa ju dhimbur. Arsyeja pse zekati fshihet dhe Allahu e di më së miri është për shkak të një edukimi të mangët dhe një sistemi të duhur shpërndarjeje. Duhet vetëm një lider i dedikuar të themelojë një rrjet shpërndajë në zonën e tij. Vetëm një lider dhe i gjithë zekati do t'i arrijë ata që kanë nevojë për të.

Nëse dikush e bë këtë, i gjithë shpërblimi do të jetë i tyri! Imagjinoni të gjithë njerëzit të cilët do të përfitojnë nga ky rrjet shpërndarjeje. Pionieri i cili fillon këtë shpërndarje të zekatit do të vazhdojë t'ia korr shpërblimet edhe pasi të ndërrojë jetë.

Unë po i lutem Allahut që inshallah lideri i bekura i cili do të kryejë këtë fondacion të zekatit do të jesh ti! Thuaj amin dhe përpiqu të bëhesh!

"Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatën". [Sura 23/1-4]

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 819 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024