E premte, 27/12/2024, 05:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Kur’ani dhe hadisi mbi rregullat e agjërimit Islam
Kur’ani dhe hadisi mbi rregullat e agjërimit Islam

Autor: Jusuf Ramiq

Agjërimi islam (sijam) në Kur’an përmendet në katërmbëdhjetë vende: shtatë herë në kaptinën El-Bekare, nga dy herë në kaptinat El-Maide dhe El-Adhab dhe nga një herë në kaptinat En-Nisa, Merjem dhe El-Muxhadele.

Duke i analizuar ajetet kuranore të lartcekura vërehet se Kur’ani për agjërimin flet në mënyrë të përgjithshme, dhe se nuk lëshohet në çështjet e veçanta, e që për një rregull që ka të bëjë me agjërimin nuk flet në një vend, e as në një kaptinë, por në disa sosh, e të cilat janë shpall në intervale të ndryshme kohore.

Kur’ani e cek se agjërimi është farëz (obligim i detyrueshëm, Sh. B.), e që koha e tij është muaji i ramazanit dhe se ata të cilët nuk janë në gjendje të agjërojnë, për shkak të sëmundjes, pleqërisë, etj. mund të agjërojnë gjatë ditëve të tjera.

Kur’ani gjithashtu e cek se agjërimi i është urdhëruar myslimanëve sikurse që ishte urdhëruar të tjerëve para tyre. Agjërimi është shpallur vetëm për hir të njeriut. Njeriut i është dhënë rasti që në ramazan, muaj i agjërimit islam, të rehabilitohet për mëkatet e kryera.

Rregullat e tjera që kanë të bëjnë me agjërimin islam, si p.sh.: çka e prish agjërimin, çka është i lejuar agjëruesit, çfarë i preferohet dhe çka i ndalohet, janë të sqaruara me hadith, burimin e dytë të islamit.

Llojet e agjërimit islam mund të jenë: agjërimi i obligueshëm (sijamu-l-fardhi); agjërimi i kompensueshëm (sijamu-l-kadhai); agjërimi i betueshëm (sijamu-n-nedhri); agjërimi i zhdëmtuar si dhe agjërimi i vullnetshëm.

 

AGJËRIMI I OBLIGUESHËM

Agjërimi i obligueshëm (sijamu-l-fardhi) është agjërim i muajit të ramazanit. Obligueshëmëria është vërtetuar me Kur’an, synet dhe ixhma.

Kur’ani dhe syneti për këtë lloj të agjërimit flasin:

që ky (agjërimi) është obligim i detyrueshëm i çdo myslimani e myslimaneje të rritur, mendorëisht dhe fizikisht i aftë, e të cilët gjatë muajit të ramazanit ndodhen në shtëpitë të tyre;

-që ky fillon para agimit e zgjat gjer të perëndoj dielli me vendim (nijet) se do të agjërohet në emër të Allahut;

-vendimi (nijeti) nuk duhet të shqiptohet me gojë, ky është çështja e zemrës, disa konsiderojnë se mjafton vetëm të ngriturit në syfyr (suhur) me qëllim që të agjërohet e me këtë edhe nijeti të jetë i zbatuar;

-agjërimi nuk nënkupton vetëm të përmbajturit nga ushqimi dhe kënaqësitë e tjera trupore, por ai nënkupton edhe përmbajtje nga sharjet, ofendimi, gënjeshtra, mallkimi, përgojimi, etj;

-ai i cili nuk e agjëron muajin e ramazanit nga shkaqet e arsyeshme është i obliguar pastaj të agjëroj ditët e caktuara;

-ai i cili me qëllim ushqehet, pa doni shkak të arsyeshëm është i obliguar të agjëroj ditët e caktuara me shpengim (kefaret);

-ai i cili vështir mund t’i përmbahet agjërimit (të moshuarit e molisur, të sëmurit) shpengimi për ta është që ta japin ushqimin (vlerën) e suhurit dhe të darkës skamnorit;

-i rekomandohet agjëruesit që të bëj iftar (darkë) atëherë kur dielli perëndon, ndonëse I Dërguari ka thënë: "Njerëzit janë në mirësi deri në atë sa shpejtojnë me iftarin,” e që sehuri mos të lihet pa u ngrënë e që sipas mundësisë me sehur të pritet koha e fundit, ndonëse I Dërguari ka thënë: "hani sehurin, se në sehur është bekimi;”

-nuk preferohet që agjërimi të lidhet (dita dhe nata), as që të teprohet në ushqim gjatë ramazanit, ndonëse muaji i ramazanit nuk është muaj i "gjellërave dhe i ëmbëlsirave,” por muaj i shpengimit për mëkatet e bëra:

-agjërimi në esencën e tij është ibadet dhe ai është caktuar neve-myslimanëve, ashtu sikurse u ishte i caktuar atyre para nesh.

 

AGJËRIMI I KOMPENSUESHËM (KADHA)

Agjërimi i kompensushëm (sijamu-l-kadhai) është agjërim i udhëtarit dhe i të sëmurit, të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk kanë agjëruar në ramazan, muaj i agjërimit islam.

Kush prej jush është i sëmurë ose është në udhëtim (e nuk e agjëron) atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” (El-Bekare, 184).

Gruaja e cila ka fituar menstruacionin e rregullt (hajzi) ose nëse është në gjendje të lehonisë (nifas); nëse me agjërim ajo e sjellë dëm shëndetit dhe zhvillimit të foshnjës, shtatzëna dhe mëndesha e gëzojnë të drejtën e mosagjërimit gjatë muajit të ramazanit me kusht që ditët e mosagjëruara ta kompensoj më vonë.

Me këtë kompensim nuk duhet vonuar. Ai mund të bëhet në çdo periudhë të vitit, por gjithsesi para ramazanit pasues. Kompensimi i ditëve të joagjëruara nuk është e thanë që të kryhet në vazhdimësi (ditë përditë). I Dërguari ka thënë: "Ai i cili dëshiron që ditët të joagjëruara mund ta agjëroj në vazhdimësi (ditë përditë), e kush do atë mund ta bëjë me ndërprerje.”

Mirëpo, nëse ramazani pasues pritet pa e shpaguar borxhin e ramazanit të kaluar, do të agjërohet ramazani në vijim e pastaj do të kryhet kompensimi i atyre ditëve të paagjëruara të ramazanit të kaluar duke ia bashkangjitur këtij agjërimi kompensues edhe të ushquarit e një të varfëri duke siguruar ushqimin prej dy racionesh në ditë.

Nëse personi i cili është dashur të agjëroj kadha (kompensueshëm) vdes dhe nuk arin ta shpaguaj borxhin e agjërimit, atëherë obligimi mbartet në njërin nga të afërmit e tij. Ngase I Dërguari ka thënë: "Për atë i cili ka ndërruar jetë pa e kryer obligimin e agjërimit, më i afërmi nga farefisi i tij obligohet që të bëjë një gjë të tillë.”

Kur një nga asabët e pyeti Të Dërguarin lidhur me një person i cili kishte ndërruar jetë pa e arritur ta mbarojë agjërimin kadha (sijamu-l-kadai), I Dërguari ka thënë: "Kush ndërron jetë para se të arri ta përfundoj agjërimin kadha të ramazanit të më të hershëm (kalues), atëherë pasardhësit në emër të tij tu ndajnë të të varfërve sadakë-lëmoshë.

 

AGJËRIMI BETUES

Agjërimi betueshëm (sijamu-n-nedhri) është lloj i agjërimit kur dikush betohet se do të agjëroj një-dy ditë, javën ose muajin dhe obligohet ta përmbush këtë, ndonëse Allahu në Kur’an ka thënë: "Le ti përmbushin premtimet e veta.” (Haxhxh, 29).

Ndërkaq, nëse personi i cili është betuar se do të agjërojë ndërron jetë, dhe mbetet pa e realizuar betimin, atëherë vlejnë rregullat e njëjta si dhe tek ai i cili ka ndërruar jetë, dhe nuk e ka shpaguar borxhin e agjërimit të ramazanit.

Transmetohet nga Ibën Abasi, se tek I Dërguari i Allahut ka ardhur një njeri dhe ka thënë:

-I Dërguari i Allahut, nëna më ka ndërruar jetë, duke mos e përmbushur agjërimin betues. Unë, a mund të agjërojë në emër të saj?

-Po –i tha I Dërguari. Borxhi ndaj Allahut –duhet të shpaguhet sa më parë.

Pasi njeriu është përgjegjës për atë se çka dhe si punon dhe kur ai ndërron jetë, sipas hadithit Të Të Dërguarit, përfundojnë të gjitha veprat e tija pos sadakës së përhershme; mësimet e dobishme dhe fëmija e edukuar mirë, atëherë ai i cili ka ndërruar jetë, e obligimin e tij të pakryer të agjërimit ose të haxhit, i ka kryer tjetri, do të ketë vetëm dobi të vogla, se njeriut i takojnë vetëm frytet e punës së vet.

Ndërkaq, duhet të dimë se islami nuk i shkëput lidhjen ndërmjet atyre të gjallëve dhe të vdekurve. Të gjallët duhet të luten për të vdekurit e tyre, për ata të kërkojnë falje (magfiret) dhe mëshirë (rahmet), se në Kur’an thotë: ” Zoti ynë! Më fal gabimet mua dhe prindërve të mijë, fali edhe të gjithë besimtarët Ditën kur jepet llogaria.” (Ibrahim, 41).

 

AGJËRIMI I ZHDËMTUSHËM (KEFFARET)

Agjërimi i zhdëmtuar (sijamu-l-keffareti) rrjedhë nga shkelja e gabimeve të caktuara:

Nëse haxhiu gjatë kohës së haxhit rruhet ose qethet, atëherë për këtë shkelje të rregullave duhet të agjëroj. Ai i cili kryen umren gjer te haxhi është i obliguar të therë kurban. Nëse këtë nuk e përmbush atëherë obligohet që të agjërojë tre ditë gjatë haxhit, si dhe shtatë ditë pas kthimit në shtëpi; gjithsej dhjetë ditë. Islami, agjërimin tre ditësh i ka obliguar haxhiut i cili gjendet në ihram, e nëse ai i shkel ndalesat e gjuetisë.

Agjërimin dy muajsh pa ndërprerje, islami ka parapa për rastet e vrasjes-mbytjes të kryer të paqëllimtë, për të cilën Kur’ani flet në kaptinën En-Nisa.

Agjërimi dy muajsh pandërprerje është sanksion për prishjen e martesës të quajtur "dhiar.” Ndonëse, arabët në periudhën paraislame kanë pasur traditë që për gruan e vet të shprehen: "Ti je sikur shpina e nënës sime " (Enti alexhie ke dhahuri ummi).

Ishte kjo shenja për shkurorëzim e martesës të quajtur "dhiher” për të cilën Kur’ani flet në kaptinën El-Muxhadele.

Lirimi i robit, të robëreshës ose agjërimi dy muaj pa ndërprerje është shpengim për atë i cili pa arsye nuk e agjëron muajin e ramazanit. Nëse këtë nuk e përmbush, atëherë është i obliguar që nga dy racione ushqim në ditë ti ndajë gjashtë fukarenjve.

 

AGJËRIMI I VULLNETSHËM

Agjërimi i vullnetshëm (sijamu-l-tetavui) është agjërim nafile. Besimtarët mysliman e agjëron nga dëshira që të ofrohen Allahut, që ta fitojnë mëshirën dhe kënaqësinë e Tij. Ky lloj i agjërimit është i lejuar në çdo muaj. Por, në ditët e caktuara është i ndaluar, e në të tjerat jo i preferua, është mirë të agjërohet në ditët në të cilat i ka agjëruar I Dërguari i ynë, Muhamedi, a.s.

Agjërimi i vullnetshëm është i ndaluar të aplikohet në ditët e caktuara:

-Në ditën e parë të bajramit të ramazanit dhe në ditën e parë të bajramit të kurbanit, ndonëse agjërimi në këto ditët e caktuar është në kundërshtim me festën e cila e nënkupton gëzimin, gazmendin, shoqërimin ndërsjellë të njerëzve. (I Dërguari e ka ndaluar agjërimin në ditën e parë të bajramit të ramazanit dhe në ditën e parë të bajramit të kurbanit); -dita e parë e bajramit të kurbanit haxhinjëve të cilët gjenden në Arafat dhe në ditën e teshrikut, ditën e dytë dhe të tretë të bajramit të kurbanit. (Alejhisselami ka thanë: Haxhinjve i ndalohet që të agjërojnë në ditën e par të bajramit të kurbanit dhe në ditën e teshrikuit, se e paraqesin festat tona, dhe ato janë ditët e ngrënies);

-Në ditën e dyshimtë (javmi shekk), e kjo është dita e fundit e muajit sha’ban, për të cilën dyshohet se a është dita e tridhjetë e këtij muaji ose dita e parë e muajit të ramazanit;

-Ky lloj i agjërimit, poashtu është i ndaluar gruas ta agjërojë pa pëlqimin e burrit të saj, ndonëse I Dërguari ka thënë: ”Gruas nuk i lejohet të agjërojë nafile pa pëlqimin e burrit.” Qëllimi i kësaj ndaleseje është mbrojtja e marrëdhënieve familjare.

Agjërimi i vullnetshëm nuk preferohet që të aplikohet vetëm ditëve të premte dhe të shtunën, ndonëse I Dërguar ka ndaluar që për këtë lloj të agjërimit të caktohet vetëm premtja ose e shtuna.

Transmetohet se një nga athabët me shokët e tij, një të premte kanë ardhur tek I Dërguari, i cili i ka shërbyer me ushqim, dhe kur ata u thënë se janë me agjërim, dhe Ai e pyeti:

-A keni agjëruar dje?

-Jo, u përgjigjën ata.

-A do të agjëroni nesër? I pyeti I Dërguari.

-Jo, thënë ata.

-E ju agjërimin ndërprejeni –iu tha Muhammedi, a.s.

 

Agjërimi i vullnetshëm mirë është që të agjërohet në këto ditë: -në ditën e Arafatit, ata të cilët nuk ndodhen në kryerjen e obligimit të haxhit, e jo edhe haxhinjët të cilët ndodhen në Arafat. Në hadisin e Pejgamberit qëndron: (Ai i cili agjëron "javme arefe” (dita e nëntë e dhu-l-hixhretit, në prag të bajramit të kurbanit) do tua falen mëkatet e vogla të kryera paqëllimshëm e pavetëdije);

-në ditën e Ashures, dita e dhjetë e muajit të muarremit -Ibën Abasi thotë: (Nuk kam vërejtur Të Dërguarin që i përmbahet agjërimit të çfarëdo dite tjetër, pos të kësaj dite, të dhjetit të muharremit dhe të këtij muaji, muajit të ramazanit;

-gjashtë ditë të muajit të shevvalit (Ai i cili agjëron muajin e ramazanit dhe gjashtë ditë të muajit shevval do të shpërblehet sikur të kishte agjëruar gjatë tërë jetës);

-tre ditë në çdo muaj (Ai i cili agjëron tre ditë të çdo muaji (duke e llogaritur edhe agjërimin e obligueshëm në tërë muajin e ramazanit) do të llogaritet sikur të kishte agjëruar gjatë tërë jetës);

-agjërimi në ditët e hënë dhe e enjte për çdo javë, si dhe ditët e tjera në të cilat I dërguari ka aplikuar të agjëroj.

Transmetohet nga Ajsha, r.a. se ka thënë: "I Dërguari i Allahut ka agjëruar aq shumë sa që mendonim se më as që do të ngrënë, ndërsa ushqehej aq sa që mendonim se më nuk do të agjërojë. Mirëpo, nuk e kam par Të Dërguari që të agjëroj ndonjë muaj të tërë pos muajit të ramazanit, e po ashtu nuk e kam vërejtur që të agjëroj vullnetarisht më tepër se sa në muajin sha’ban.” Sikur që është i ndaluar agjërimi 24 orësh (tërëditshëm) në muajin e ramazanit, po ashtu është i ndaluar edhe agjërimi i vullnetshëm gjatë tërë jetës. Transmetohet se Abdullah Ibn Umeri pat thënë: -I Dërguari ishte informuar se unë kam deklaruar: "Pasha Allahun ditën do të agjëroj e natën vazhdimisht do të lutem Allahut dhe kështu gjerë sa të jem gjallë.” I Dërguari i pat thanë:

-Po ti vërtetë këtë nuk mund ta durosh. Agjëro dhe ndërpreje. Allahut lutu, por edhe bënë gjumë! Agjëro tre ditë të secilit muaj, sepse çdo vepër e mirë dhjetëfish shpërblehet, e kjo është njëlloj sikur të agjërosh tërë jetën.

-Unë, vërtet mundem më tepër se kjo – i thashë.

-Një ditë agjëro e një ditë ushqehu – tha I Dërguari.

-Unë, mundem më tepër se kjo - sërish i thashë.

-Një ditë agjëro e një ditë ushqehu – tha Ai.

-Ky është agjërimi i Davudit, a.s., dhe është agjërim me vlerë.

-Unë, mundem edhe më tepër se kjo – i thashë.

-Më tepër se kjo nuk ka – tha Muhammedi, a.s.

 

I Dërguari, sikurse shihet nga hadisi i cekur, i shpjegoji Abdullah Ibën Umerit, se më mirë është që një ditë të agjërohet e të dytën të ushqehet, ndonëse njeriu është i obligueshëm që të kujdesohet për nevojat e trupit të tij, për obligimet ndaj familjes, shoqërisë, mysafirit, etj., andaj sipas versionit tjetër të këtij hadithi, më së miri është që të agjërohet nga tre ditë në secilin muaj (me përjashtim të muajit të ramazanit i cili agjërohet i tëri, Sh.B.).

 

Që agjërimi të jet i vlershëm është i nevojshëm marrja e vendimit- -nijjetit.

 

Mirëpo në vendim i tillë nuk është i nevojshëm me rastin e agjërimit të vullnetshëm – nafile. Agjërimi i vullnetshëm do të prishet nëse nga harresa hahet, gjë që nuk është rast me agjërimin e ramazanit. Ai i cili ka filluar të agjërojë agjërimin të vullnetshëm, po qese shkon si mysafir ose dikush i vjen mysafir, agjërimin (agjërimin të vullnetshëm, Sh.B.) gjithsesi duhet ta prish në mënyrë që ta gostisë mysafirin ose si mysafir të bashkëngjitet nikoqirit, gjë që po ashtu nuk është rast me agjërimin e obligueshëm në muajin e Ramazanit.

A është i nevojshëm që të kryhet shpagimi i agjërimit të vullnetshëm? Dijetarët islam në këtë çështje janë të ndarë. Disa nga ata mendojnë se një gjë e tillë nuk është e nevojshme, ndërsa disa të tjerë duke u mbështetur në disa hadithe të Muhammedit, a.s., mendojnë se edhe agjërimin të vullnetshëm duhet shpaguar.

Në fund duhet përmendur se eksiton edhe të përmbajturit nga të folurit, si formë dhe lloj specifik i agjërimit. Mirëpo, islami një gjë të tillë nuk e lejon, ngase ajo do të paraqiste ngatërresë të vërtetë, vuajte dh mundim për njeriun-agjëruesin.

 

Përkthehu nga gjuha boshnjake: Shaban Basha

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (18/08/2010)
Klikime: 2184 | Ranguar: 1.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024