E premte, 19/04/2024, 18:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Kujt i lejohet ta ndërpres agjërimin dhe çfarë duhet të bëjnë ata që e ndërpresin atë?
 
Kujt i lejohet ta ndërpres agjërimin dhe çfarë duhet të bëjnë ata që e ndërpresin atë?
 
 Të gjithë këta persona janë të lejuar ta prishin agjërimin pasi ai do ta vështirësonte gjendjen e tyre gjatë cilësdo pjesë të vitit.

Pleqve dhe plakave, që janë në moshë të thyer u lejohet ta ndërpresin agjërimin ashtu siç u lejohet të sëmurëve kronikë dhe atyre që bëjnë punë shumë të rënda në rrethana tepër të vështira dhe që nuk kanë mënyrë tjetër për t’u ushqyer.

Të gjithë këta persona janë të lejuar ta prishin agjërimin pasi ai do ta vështirësonte gjendjen e tyre gjatë cilësdo pjesë të vitit. Ata janë të detyruar që për çdo ditë që nuk e kanë agjëruar të ushqejnë një të varfër. Për sasinë e ushqimit që duhet dhënë në këtë rast dijetarët kanë mendime të ndryshme. Nuk ka asgjë të përmendur në Sunnet për sasinë e saktë që duhet të jepet.

Ibën Abbasi thotë se i lejohet një të moshuari të ndërpresë agjërimin e tij, por për këtë ai duhet të ushqejë një të varfër çdo ditë. Nëse vepron kështu, nuk e ka për detyrë t’i agjërojë ditët që nuk i ka agjëruar.[1]

Buhariu transmeton nga Atau se ky i fundit ka dëgjuar Ibën Abbasin duke lexuar ajetin:

"Dhe ata që nuk mund të agjërojnë e kanë për detyrë të ushqejnë një të varfër”. (El-Bekare, 184)

Pastaj Ibën Abbasi ka vazhduar duke thënë se nuk është shfuqizuar ligji për ata të moshuar dhe gra që nuk mund të agjërojnë. Ata në vend të agjërimit duhet të ushqejnë një të varfër duke i siguruar atij ushqim ditor.

E njëjta gjë vlen për të sëmurët kronikë, që nuk mund të agjërojnë dhe për atë person që bën punë të rënda në kushte të vështira dhe agjërimi do të ishte një barrë shtesë për të. Të dy grupet mund t’i kompensojnë këto ditë duke siguruar për çdo ditë të lënë ushqim ditor për një të varfër.

Duke komentuar ajetet e sures Bekare, Shejh Muhamed Abduhu ka thënë:
”Ata që nënkuptohen në këtë ajet, kur përmenden ata që nuk mund të agjërojnë, janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kështu me radhë. Në mënyrë të ngjashme janë dhe ata që kanë punë të vështira në kushte të rënda si për shembull në minierat e qymyrit etj.

Po kështu veprohet edhe me të burgosurit, që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe punojnë punë tepër të rënda.

Gratë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë në gji, nëse kanë frikë për veten e tyre apo për fëmijën, mund ta ndërpresin agjërimin dhe sipas hanefinjëve, Ebu Ubejdes dhe Ebu Thevrit, këto gra duhet të plotësojnë vetëm ditët që s’i kanë agjëruar dhe të mos paguajnë ushqimin e një të varfëri çdo ditë.

Ndërsa sipas Ahmedit dhe Shafiut, nëse këto gra kanë frikë për fëmijët e tyre, ato duhet të paguajnë ushqimin e një të varfëri çdo ditë dhe t’i zëvendësojnë këto ditë më vonë. Nëse ato kanë frikë për veten e tyre bashkë me fëmijët ose vetëm për veten e tyre, ato duhet të plotësojnë më vonë ditët që nuk i kanë agjëruar dhe nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër.

Shkruar nga Merita Qehaja




[1] Transmeton Darekutni dhe Hakimi, i cili thotë se thënia është e vërtetë.  

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (10/08/2010)
Klikime: 1132 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 gunners  
0
a eshte e lejusheme oerdrimi i nickname ju lutem me ktheni pergjigje ne add xhafer_qerimi@live.com

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024